Politikë

  LDK dega CH-Deklaratë

Shefqet Dibrani 22.06.2015 facebook :

DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR

Nga mbledhja e Kryesisë së Zgjëruar, mbajtur më 20 qershor 2015 në Langendorf (SO)

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës absolute të nëndegëve, sot, në Langendorf, nën drejtimin e kryetarit të Degës - Zotëri Shefqet Dibrani, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Zgjëruar të Degës së LDK-së në Zvicër.

Temë kryesore e këti takimi ishin rrjedhat politike në LDK, sidomos ato pas vendimit të Kryesisë Qendrore në Prishtinë të marra më 26.05.2015, vendim ky i pabazë, tendencioz dhe i njëanshëm përmes të cilit mohohen dhe anulohen rezultatet e zgjedhjeve në Kuvendin e VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër.


Pas diskutimeve të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit legjitim dhe kryesitë e nëndegëve në Zvicër shprehin indinjatë dhe shqetësim të arsyeshëm ndaj këti vendimi absurd dhe jodemokratik dhe se, poashtu, ngrisin zërin e protestës për përjashtimin e Degës së LDK-së në Zvicër nga punimet e Kuvendit të VIII-të Zgjedhor në Prishtinë si dhe shprehin mospajtueshmëri me format e diktatit dhe të imponimit për një Kuvend i cili zhvillohet në masa të shtuara të policisë - si në shtetrrethim; ku përjashtohen mjetet e informimit, ku injorohet diplomacia ndërkombëtare dhe përfaqsuesit e shteteve mike, ku votohet me aklamacion dhe ku nuk lejohen kundërkandidatët.
Nga kjo mbledhje, Kryesisë Qendrore dhe kryetait Isa Mustafa, ju bëhet me dije se veprimet e tyre kundërstatutare e jodemokratike, mund të jenë të denja vetëm për sistemet moniste e diktatoriale, e kurrësesi të pranueshme e të denja për Lidhjen Demokratike të Kosovës të themeluar e të udhëhequr nga Presidenti Historik Ibrahim RUGOVA.

Përfaqësuesit legjitim dhe kryesitë e shumicës absolute të nëndegëve të LDK-së në Zvicër ndjehen të fyer, të anashkaluar e kërcnuar edhe për faktin se në Kuvendin e LDK-së nuk lejohen të hyjnë delegatët nga Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, janë përjashtuar në mënyrë të heshtur Dega e LDK-së në Skënderaj, e cila si krahinë në asnjë mënyrë nuk është dashur të përjashtohet nga Kuvendi i VIII-të i LDK-së, madje as delegatët që ishin familjarë të heronjëve dhe dëshmorëve nga radhët e LDK-së siç janë e bija e Jusuf Gërvallës, i biri i Smajl Hajdarajt - komandantit të Rugovës si dhe deputetit të LDK-së, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit, familjari i Salih Çekajt, etj
Andaj, vendimi i Kryesisë Qendrore për t'a anuluar një Kuvend i cili duhej të ishte shembull për Kosovën, ku kandidatët u zgjodhën me vota të fshehta dhe me kundërkandidat, ku gjithçka kryhet me transparencë - madje duke filmuar e incizuar gjithçka si dokument faktik, për ne është krejt i papranueshme dhe tejet i dëmshëm për proceset dhe sfidat me te cilat së shpejti do të ballafaqohemi në planin e përgjithshëm.

Nga kjo mbledhje dalin këto kërkesa:
- Të anulohet vendimi i Kryesisë Qendrore i datës 26.05.2015 rreth Kuvendit të Degës së LDK në Zvicër,
- Të kërkohet falje për lëndimin që i është bërë Diasporës, shtyllës kryesore të mbijetesës e të proceseve shtetformuese të Kosovës,
- Të ndërpritet forma e injorimit dhe moskomunikimit,
- Të lejohet mendimi ndryshe brenda LDK-së.

Përfaqësuesit e shumicës absolute të Nëndegëve të LDK-së në Zvicër e pranojnë dhe e njohin legjitim Kuvendin e VIII të Degës dhe rezultatet e zgjedhjeve; sëkëndejmi i njohin për përfaqësues legjitim edhe kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër dhe kryetarin Zotëri Shefqet Dibrani, të cilët do të vazhdojnë të jenë kurdoherë mbështetëse aktive të proceseve përparuese dhe reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe në Kosovë, por assesi nuk do të bëhen mbështetës të klaneve të interesit dhe diktaturave komuniste.
Dega e LDK-së në Zvicër apelon edhe tek faktori ndërkombëtar që të mos lejojë instalimin e formave të diktaturës dhe mendësisë moniste, përjashtuese e persekutuese në LDK dhe në Kosovë.
Dega e LDK-së në Zvicër me të gjitha strukturat e saj organizative dhe udhëheqëse do ta vazhdojë punën e saj si kërkesë e antarësisë dhe bashkatdhetarëve, duke u bazuar në rezultatet dhe vendimet e Kuvendit të VIII-të Degës, mbajtur më 10.05.2015 dhe do të jetë kurdoherë mbështetëse e reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë!

Langendorf/SO, 20.06.2015

Linku:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10206852131204723&set=a.10201885382799117.1073741834.1319977144&type=1&theater

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10206852131204723&set=a.10201885382799117.1073741834.1319977144&type=1 POSTIMI –II-

Shefqet Dibrani

SHËNIME BIOGRAFIKE:

Demë Jashari (1957). Lindi në fshatin Strofc i Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Vushtrri, kurse Faklutetin e Filologjigsë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Në Zvicër emigroi në vitin 1989. Një kohë të gjatë është marrë me gazetari dhe ka bashkëpunuar me shtypin shqip në mërgim dhe Kosovë. Demë Jashari shkruan tregime, poezi, reportazhe, mirret edhe me përkthime latrare dhe me pikturë e grafikë. Ka punuar si gazetar në gazetën “RILINDJA” dhe ka qenë prezent pothuajse në gjithë shtypin shqiptar që del në Atdhe dhe mërgim. Ai ka bashkëpunuar edhe me gazeta dhe periodik lokal në gjuhën frenge. Është përkthyes zyrtar dhe njëkohësisht merret edhe me përkthime letrare.
Demë Jashari jeton në Laussane të Zvicrës.
Marrë nga libri:
Shefqet Dibrani: "LIBRA DHE MBRESA", kritikë letrare, St. Gallen 2005, faqe 66)

PS.

Mes shumë komenteve tjera e pash të rrugës një prononcim timin aq më tepër kur postimet më ishin postuar edhe në profilin tim personal:

DY nga KOMENTET e mia :

Xun Çetta : Përshëndes qendimet e juaja edhe pse kam mjaft miq e veprimtar të vjetër në anën tjetër të cilët akoma po hezitojn ti qasën ndryshimeve praktike në këtë subjekt politik.
Kaq kam të drejt të prononcohëm më shpres e besim se nuk do keqkuptohëm dhe më thonë si në të kaluarën se po na perqanë partinë duke mos qenë anëtar i saj.

LDK e profilit të ri çfarë i duhet vendit, parase partinë duhet ta ketë çështjën e perbashkët, pra të kombit dhe vendit tonë…Aty kam pjesën time më njerzëit e perkushtuar për ndryshime.

Suksese dhe mos u ndalni, të bindur se gjithëata që hezitojn sot pa ndonjë të keqe, neser do jenë më ju. Akuzave mes veti deri në largimin e këtyre pak mjegullave politike, ju lutëm ruajuni, mos perjashtoni njëritjetrin ngase neser do ikun mjegullat dhe rrezet e reja do ju bashkojn në këtë subjekt.

Xun Çetta : Siq kam thënë disa herë, Ti fshish postimet nga profili personal ku ti kanë postuar miq e dashamirë, nuk është punë e leht e pa siklet kjo punë. I falenderoj gjithëata që mi postojn linket e tyre në profilin tim, sigurisht të rralla dhe jo gjithëhere, të cilat i lë aty për ca orë apo ditë dhe më pas si zakonisht detyrohem ti fshij duke ruajt kopjen e tyre si respekt por nganjëhere edhe i barti në portalin tim arkivor. Këtë gjë sapo të lirohem detyrohem ta bëj edhe më këtë link i cili me ka zën vend me sa e sa foto që kan postuar si koment. Kerkoj falje dhe pres mirëkuptimin tuaj ku më së shumti e di se më Kupton vet Demë jashari.


Ja linku :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10206851985601083&set=a.10201885382799117.1073741834.1319977144&type=1&comment_id=10206854668508154&reply_comment_id=10206860372450749&offset=0&total_comments=18

Luzern 23.06.2015

Xun Çetta