Politikë   Aq shumë kam për të shkruar mbi këto dy tema sa që gjthë çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë ma thyejn shpirtin, mi këpusin gishtërinjët për të shkruar dhe ma prishin gjakun kur dëgjoj dhe informohëm direkt nga atje…

Ta barti shkrimin e para 13 viteve kur i revoltuar ngrita zërin kundër heshtjës së këtyre krimeve morale si dhe kërkoja ti shpallim heroina ato e jo ti fshehim në emër të një morali të imagjinuar nga ata që më porosi donin ta mbulojn krimin, e di se do dilja jo modest dhe pretendues i pa kapshem tëk masa e indoktinuar keq e pa mbamendje…

Ajo çfarë përfundimisht më plandosi dhe bëri pa forcë e pa vullnet të shkruaj, është lajmi që sapo mora mbi krimet që po vazhdojn mbi buxhetin e ndar dhe të planifikuar, krime ekonomike mbi taksapagues këto duke menagjuar krejt jasht destinimeve sikur i kann para xhepi ato…

Sapo u informova për këtë lloj krimi, më u kujtua z. Agim Çeku i cili para dy dite paralajmëroj se si po planifikohët të mos permbushën obligimet siq jan ndar mjetet për veteranët e luftës së UÇK-së, po u ndjeva keq pa dallim se u ka dal boja më fryerje të numrit tyre si veteran, u ndjeva keq edhe pse nuk jam aplikues, por mjetet e destinuara në këtë kategori të shkojn në drejtime tjera !!! edhe këtë nuk e kuptoj. Tani sapo u informova se krimi i kësajë natyre po vazhdon edhe në tjera drejtime…

Kjo ma kujtoj përsonin i cili jo shumë larg ndoshta punë muajsh më tha : (Sa për që më dhimbët jeta neser vras kësi kriminelësh në qeveri, por e keqja është se nuk din ku ja fillon e ku mbaron, ta hjekësh një nuk bëre asgjë) thoshte i dëshpruari.

Kjo për mua ishte një alarm i hidhur, nuk e shikoja këtë si njeri të krimit por si një paqësor vrasës i cili don ta vret krimin në pa mundësi që ta perjetoj drejtësinë e shtetit ligjor.

Do doja të merrem në pyetje për çfarë thëm, e perseris do doja të merrem në pyetje ngase kam më çfarë ti shtyej ata që ti zbulojn krimet brenda tyre. Këtë e dua, këtë gjë e pres.

Luzern 12.06.2015

Xun Çetta