Politikë   Po të ishte akoma kryeminister apo vetem minister z.Bajram Regjepi, jam i sigurt se nuk do deshmonte për krimet e Oliver Ivanovocit, nuk deshmoj kur ishte koha ta thotë të vertetën të cilën e dinte më mirë se askush tjetër, madje kanë bërë një bashkëjetesë dhe ngritje karriere që të dy, bashkë më bizneset e tyre në veri. Ai dëshmon sot kur rrezikon të mbetet pa punë, perjashtuar privilegjet të cilat ja garanton ligji si ish kryeminister dhe minister më vonë.

Kjo është dëshmija më e mirë se sa i frytshëm është qytetari pa poste nga ata kur janë të veshur më pushtet dhe pozita të larta.

Jo vetëm ky, por kemi edhe ish veprimtar në mesin tonë të cilët ishin informuar që kur më fakte e dëshmi për krimet e Iovanoviqit, por kurr ta denoncoj atë nga pozita e deputetit sa ishte duke bërë karrierë miku ynë veprimtar.

Mallkuar qofshin gjithëata të cilët për karrierë politike dhe perfitime tjera biznesësh, heshtin krimin mbi vendin tonë, vetëm për ta vazhduar atë, pra krimin, në bashkëjetesë politike.

Prishtinë 26.03.2015

Xun Çetta


Shtesa koment sqarimesh në facebook:

Rifat Muriqi :  Xun njeriu mund te jep deshmi vetem kur ta thirr gjyqi me jep

Xun Çetta : Po këta e soji politik si ky kanë sjellë Gjykatat në impotencë juridike derisa po bënin bizneset e tyre të pista kah e ku kan mund të bëjn biznese pa u marr drejtësia më ta mik i nderuar. Unë mjafton ti sjelli linket kur kam paralajmëruar, nder to edhe për z. Regjepi.

Xun Çetta : Ka raste kur ka qen në nivel z. Regjepi, i di momentet dhe kohën e tij por gjërat ndryshuan shpejt. Takimi Shqiptarët dhe fqinjët mbajtur në Luzern nen patronatin e z.Ales Kosov, më ka dhën të kuptoj se diçka po ndodh dhe se shpejt do ta merr lumi politikën e cila po sponzorizohej nga sa e sa fondacione nderkombëtare. Këtu, thënë të vertetën  z. Bajram Regjepi akoma ishte i këndellur më mirë se shumë tjerë e kryesisht se z. Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj tek të cilët kam qenë i zhgënjyer. Për më shumë lexo sqarimet nen video :

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=50&d=5

Xun Çetta : Ja intervista e tij mbi 70% e bazuar në fakte, por njëkohësisht po aq % e humb vlerën pse kaq i vonuar si dhe pse bash tani kur jo sa e si duhët por më në fund diçka do të leviz nga pika e buzëvdekjës ku kanë përplas vendin tonë :

http://www.kohavision.tv/video/rubikon/9213/