Lajmet aktuale

Shpresoj dhe uroj të keni kaluar pa pasoja fizike,psikike apo natyrave tjera.

Para arrestimit tuaj kam marr një letër mesazh nga ju apo stafi juaj ku thirrën në emrin tuaj dhe përgjigja ime ka qenë si më poshtë:

 

Përshëndetje i nderuar z. Berisha

Letra jua me ka goditur rënd dhe ma ka kujtuar jetën e veprimtarit i cili ka marr rrugën me moton : (O jetë o vdekje për çlirimin e vendit). Ishte një përshkrim i juaji ky,jo identik por tipik i atyre vuajtjeve që sapo kaluam dhe kjo nuk me la të qetë,andaj duke qenë tërësisht mirëkuptues i kësaj letre dhe këtyre vuajtjeve unë vendosa t`u ngushëllojë në kuptimin e mirë të fjalës dhe sugjerojë me këta pak rreshta.
Çlirimi falë atyre sakrificave u arrit edhe pse jo pak huligan politik,agjent të shërbimeve të ndryshme,shpërdorues dhe materialist të pa ndjenja atdhetare e lënduan dhe bënë që të mos ndihemi krejtësisht të çliruar. Tani për Kosovën e çliruar,njohjen dhe avancimin e vendit ju bashkë me shumë veprimtar po bëni tepër si idealistë o i nderuari Berisha.
Sendviçat,konservat e peshqve,fjetja ku dhe si ishin mundësit jo rrallë edhe stacioneve te trenit anë e kënd metropoleve të Evropës më i kujtove me ato përshkrime i nderuari z. Berisha. Gjitha këto janë përmbledhje fotografike,video filmimi dhe faktografi tjera tepër të dhimbshme të cilat presin ditën e vet e cila më vonesë por ka filluar të agojë ajo. Ky është fakti pse ju kuptoj situatën në të cilën gjendeni dhe mos harroni se nga dëshira dhe vullneti juaj për të bërë shumë,ju edhe mund të jeni mashtruar në shumë kë. Ju them nga përvojat dhe realitetet e dhimbshme të cilat me vonesë po zbardhën ato si premtime e besa edhe betime fjalamanësh për më keq në emër të idealeve tona.
Situata në të cilën gjendeni ashtu si shumë veprimtarëve ju imponon ta ruash shëndetin,familjen dhe nervat tuaja me shpresë se nga puna çfarë ke bërë,pas një pauze serish do fillosh aktivitetin intensiv në këtë formë apo forma tjera.
Pra në pa mundësi që të ju ndihmoj materialisht unë ju sugjerojë që sa më parë të ktheheni në familjen tuaj ngase nuk është koha e Hasan Prishtinave e as Haxhi Zekave të cilët japin kapitalin e tyre në shërbim të aktiviteteve të çlirimit dhe avancimit të vendit por mjerisht është e kundërta që në emër të çlirimit tani avancimit të vendit po e rjepin popullin,varfërojnë vendin dhe rrezikojnë ta zhbëjnë shtetin akoma pa u bërë sa dhe si duhet të jetë ai.
E di z. Berisha se sa e rënd ju dukët kjo,ngase idealet janë të pa ndashme por të punosh,veprosh dhe kontrollosh situatat e rrugës për të vazhduar,kjo do të thotë ta finalizosh atë rrugë .
Shpresoj te jem kuptuar drejtë dhe me vjen shumë keq nëse nuk arrin ta kuptosh realitetin se kush,jo si emër por me çfarë përvojave ju ka lajmëruar në këtë përgëzim të aktivitetit tuaj,ngushëllim për gjendjen aktuale si dhe për hapat që ju preferon ti bëni. Kosova lëndohet keq kur ju përjetoni më të keqen e cila është lajmëruar, Kosova lëndohet keq madje komprometohet ndërkombëtarisht kur ju mbeteni si i pa krah në emisionin tuaj,Kosova lëndohet keq më te keqen qe ju mund ta keni ngase kështu humbet vullneti i gjeneratave te reja për të bërë për shtetin,e kjo është kulmi i së keqes për rrugën e mbetur.
Luzern 04.12.2010.
Miqësisht Xuni
-----------------------------------------..
Më në fund ma demantojnë këshillin çfarë i bëra para sa kohe z. Berisha :
Pushteti ka forcën,mundësitë dhe përcjell se si ta luftoj mendimin qe vret ndërgjegjen e tij...
10 mijë euro pilotit lobues

Publikuar në ,,Kosova Sot“ e enjte 3 Shkurt 2011, 10:07—
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku ka marrë vendim që ta ndajë një donacion prej 10 mijë eurove për ta ndihmuar misionin “Flying for Kosova”, të udhëhequr nga shqiptaro-amerikani Xhejms Berisha. Në njoftimin e MPJ-së thuhet se Berisha, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë i angazhuar për ta rritur numrin e njohjeve të Republikës së Kosovës. “Misionet e tij janë përqendruar kryesisht në vendet e Amerikës Latine dhe tani ai është duke vizituar vendet e Afrikës. Gjatë punës së tij ka treguar përkushtim dhe seriozitet të madh në mënyrë të vazhdueshme, për të cilin fakt ministrja Çitaku ka vendosur t’ia ndajë shumën e cekur më lartë për nevoja të këtij misioni”, thuhet në njoftim

 

 

 

----------------------------------.

 

 

Shtesa sot 19.01.2012.

 

 

Edhe tani nga përvojat e mia ju preferoj të pushoni dhe rishqyrtoni gjitha lojërat që mund tu benë tjetri nga pozitat krejt ndryshe nga po udhëtoni ju.

 

 

Ndonëse jam gabim,ngase ju megjithatë po keni intervenim ndihme të herëpashershme më këshilla organizative,herë qeveritare e tani edhe nga z. Pacolli. Por unë po marr për bazë faktin se si njeriu kur fundosët në ideale,ai sa më i rrezikuar aq më agresiv bëhet në idealet për të cilat për herë më shumë thellohet në ato rrugë sakrificash.

 

 

Sukses juve tani në liri dhe falënderim z. Pacolli për aksionin që mori për ndihmë në lirimin tuaj.

 

 

Miqësisht Xuni