Politikë   Biznesi dhe frika se po vdes i varfër pa qarë kokën se a mos po vdes më turp, ka bërë që të mos kurrsehet asgjë shtetërore në llogari të pasurimit të indivitet, klanit e strukturave të krimit.

Në Kosovë, përjashtuar këtë vit krizash, në emer të institucioneve dhe të drejtës që garanton ligji, për të perfituar materialisht ose vetem përkrahje politike u bë amnestimi ose falje denimi për jo pak të denuar, madje ordiner e ndoshta kriminel të veprave të ndryshme kriminale. 

Tani në shqipëri më rastin e 28 Nentorit, nga presidenti Nishani u dekoruan mbi 20 të rënë në forma krejt të ndryshme si deshmorë. E tash na u dekorua edhe personaliteti ,,i rrallë“ si Nder i Kombit z. Behgjet Pacolli. Unë jam i pa forcë ta fyej tjetrin në kohën kur tashmë nuk po dihet se kush po mbetet më i paster e kush më i ndyer se tjetri nga gjithë këta pushtetar ?.

Të heshti, po ashtu është e pa mundur për mua dhe njerëzit si unë të cilët nuk pushuan për një jetë të tërë në shërbim të rezistimit dhe çlirimit të vendit. Nuk munda të heshti e mos komentoj linkun e të nderuarit Prof.Muhamet Kelmendi:

   Muhamet Kelmendi 27.02.2015 facebook :

Presidenti i Shqiperise, z. Bujar Nishani,e dekoroi sot z. Behgjet Pacolli me medalien " Nderi i Kombit", e cila medalie jepet per kontributet e medha ne ceshtjen e kombit., te paqes dhe te prosperitetit.
Dhenia e kesaj Dekorate te larte shtrone disa pytje per z. Nishani:
1. Cka ka bere per kombin Behgjet Pacolli?
2. C' fare kontributi dha para dhe gjate luftes clirimtare.
3. Bashkepunetor i kujte ishte z. Pacolli gjate viteve 1980-e tutje?
4. Ne Kosove dhe per Kosoven e pas luftes cka beri?
5. Ne cilen fushe kontribuoi?
6. Cka dhe si veproi ne bote?
Jane keto disa pytje te cilave z. Nishani kurre nuk mund te jepi pergjigje. Pse? Sepse te gjithe e dine se z. Pacolli as edhe nje pune te mire per Kosoven dhe Shqiperine nuk e ka bere.
Asgje!
Pra, pytjet e fundit?
1. Sa e bleu z. Pacolli Dekoraten e tille?
2. Pse po e denigron Dekoraten e tille z. President?
3. A nuk e keni kuptuar ende rendesine e Dekorates se tille?
Qmimi " nderi i kombit" jepet per herojte e kombit; per kontribuesit e medhenje dhe te rendesishem ne ceshtjen e kombit dhe te popullit; per veprimtaret e shquar ne fusha te ndryshme dhe per te arriturat e medha ne fushen sociale, politike e nacionale te kombit shqiptar!
Pse pra e bere kete?

MK. 

Në mesin e shumë komenteve tjera edhe i imi këtu:

Xun Çetta:  Muhamet i deruar, z. Pacolli gjithësesi ka shumë më merita se shumë nga gjitha këto figura politike të cilat në forma të ndryshme kanë bërë dhe po bëjn emër pa dhenë llogari asnjëri prej tyre për çfarë bëjn dhe nga kush po dalin si emra deri në lidër partish politike… Kur them se është në mesin e të shumve që edhe kanë bërë diçka, apriori humbet e drejta për mirënjohje të nivelit Nderi i kombit. Pastaj vjen në pytje ajo që thuani ju se kjo mirënjohje është blerë dhe anasjelltas është shitur nga z. Nishani gjë për të cilën nuk di bash asgjë, por politika më ndermjetësuesit e biznesit të quajtur këshillëtar të tyre edhe ka dëshmuar këtë biznes, aq më keq kur bëhen krejt pa kritere gjoja në emer të unitetit ku të gjithë do kenë vendin këtu tek mirënjohja institucinale, forma këto ku më meretorët nuk do viejn as tek pragu i respektit dhe mirënjohjeve institucionale ngase thjesht nuk kanë paranë e as poste pushtetesh.

Linku: 

https://www.facebook.com/muhamet.kelmendi2/posts/943577128985720

 Luzern 28.02.2015

Xun Çetta