Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Koha e pa planifikuar, shkëputje nga linku i Rifat Muriqit: 21.02.15

Politikë

Peja sot.

Rifat Muriqi : Sot u binda se në Pejë ka njerez qe nuk shiten dhe nuk behen servila të askujt por jan stoik të kauzes njerëzore, Flm miq.

Rexhe Muriqi: Ka njerez te mire ne te gjitha partite, por ne tri parti (PDK, AAK ,LDK ) ka edhe shum te Këqi.

Psh. ky Kupa i LDK-PDK-se mbasi e pa qe e hanger .... ja nisi me u ba "realist". Ma mire me u pendua (ba piqman )tash , se mbas 7 a 8 muajve nuk ja pranon populli "piqmanllekun ".

Ju te burgosurit politik te viteve tetedhjeta ishit mburrje Kombetare e tash u futi nen sjetulla nje grup profiter , matrapaz , vrases , marksiste e nuk po .mundeni ta gjejni vehten .
A ka gje ma denigruese se ta mohosh Kombin Shqiptar dhe ta zevendesoshe me ate Kosovare !

Xun Çetta :  Po Rexhë i nderuar ke të drejt, nga mburrje më 1981 dhe gjithë ish burgosur politik, ranë disa të zënë ngusht më të dosuarit dhe bënë çfarë është e mundur që të mos levizin gjërat dhe mos levizim ne nga gjitha perbaltjet që bënë mbi njerzit e rezistencës, kjo heshtje për dobësitë e disave në mesin tonë na ka kushtuar të gjithëve. Në asnjë mënyerë nuk mund ta thëm perplasjën që kemi pas në po këtë pikë e cila na ka plandos për toke. Nëse nuk e pranojm do na kushtoj në vazhdim.

Xun Çetta : Ata që nuk flasin realitete dhe nuk i pranojn ato pa dallim nga frika, gjelozia apo sevilizmi i tyre për tu ngatrruar diku në momentet e ndryshimeve, mos harroni janë shumë më të rrezikshëm se ata që më apo pavetëdije të sulmojn.

Rifat Muriqi: Unë shkruajta nje status per njerezit e ndershem dhe shumica qe njohe jan te ndershem

Xun Çetta : Kujdes kur ti fikun dritat mos po të perbiron ndonjëri nga ata të cilet po për këtë qellim i fikun dritat o Rifat.

Linku tek profili i Rifat Muriqit:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=847044758668351&id=100000885050126&comment_id=847118095327684&offset=0&total_comments=82&notif_t=feed_comment_reply

Kohën e pa planifikuar e humba edhe këtu:

PDK- Dega në Pejë paska thirr per nje koktel rasti, Unë personalisht si antarë i kryesisë deklaroj se nuk jam i njohtuar dhe as i kontaktuar qe një vit nga askush, kështu qe modeli komunist injorues dhe megalloman me iriton, edhe pse kam provuar qe te mbjelli klimen e tolerances dhe mirkuptimit. Gjerë sot kam hesht që sedren e ndokujt mos ta lendojë. Dikush e keqperdori dhe e privatizoj degen. e dhimshme por e vertetë. përshendetje të gjith miqëve.

Ndër shumë komente tjera:

Xun Çetta: FLM Rifat për ,,komplimentin" Rrokat, por mos harro se për kaq dekada në përpjekje që të mos i mbetem borxh vendit dhe rrugët që kalova, aq shumë kam kaluar Priftëri, Hoxhallar e Popa politik të cilët kanë përmjerrur Kisha e Xhami, institucione e organizime sa kujdesi im është tepër i arsyeshëm aq më shumë kur ti Rifat as nuk ke qenë Prift, Hoxhë as Pop...Po pse nuk më kuptove pak më butë nese paskëna menduar pak ndryshe ?

Mustaf Lajqi: Xun respekt te jashtezakonshem per ju dhe vepren tuaj sublime jetesore e atdhetare kemi neve te gjithe shoket tu me ne krye Rifat Muriqin i cili kurre nuk ju heq nga goja per te mire ,por ajo shprehja e tij ishte metaforike ,te lutem kupto drejte...

Xun Çetta : Po kur ka ndodhur të ketë apo mbajt zëmrim hidherimi Xuni në raport me gjithëata të cilët nuk ndalën së vepruari ? Jo bre Mustafë mos ke ketë shqetsim. Sidoqoftë bëre mirë qe tregove gadishmeri të mos lejosh që të keqkuptoj shoku shokun dhe kështu futet ftohja e cila po i kushton organizimit të kthesave të reja...Shendet

Linku më komentet:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=846566658716161&id=100000885050126&pnref=story

 

Publikuar 22.02.2015

Xun Çetta


Për shkak të ruajtjes dhe mos shkaperderdhjes së debateve e barti këtu edhe linkun e para ca kohesh :


Rifat Muriqi 19.08.2014 Kënga në perkujtim Ibrahim Niqin. 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=754488691257292&set=a.467284243311073.104571.100000885050126&type=1&theater

Kënga e parë për Ibrahim Nikçin:

 

Sylë Mehmetit po i qoi fjalë
n’hijen tënde ke rrit djalë
ke rrit djalë e u burrëru
ndër lis të madh vështir me u hetu
por u rrit e u be i madh
pa ju djers faqja e bardhë
ndor i mbet një shka i zi
qe kish ardhë me vra fëmijë
qan kordonë kalon përmbi
për me ruajt të madhin Ali
qe e donin armiqtë te vdekur
por e ruajti të pa prekur
Unë dragua kurrë skam pa
nëse ka i ka ngja
pak idhnak po shumë zemërak
thonë kur erdh me luftua
nga kurbeti ai trim dragua
rrezoj dielli mbi atë burrë
hije i kish si Syl mehmetit
atij burri në vakt të vetin
Në Fushë Arrëz lulëzon thana
në ato lugje ku rrinë zana
rritet mjedra e kuqet mana
n’qipariz gjaku ka mbet
krah me krah me vëlla të vet
Sylë Mehmetit po i qoj fjalë
prehu i qet për atë djalë
Beri jetën faqe bardhë.

--------------------.

Komentimi im  17.02.2015

Xun Çetta : Sa herë risjellni kujtimet si ky më Ibrahimin e pa zëvëndësueshëm, aq  sa ndihem mirë po aq ligështohem pse nuk po na vjen të paktën koha që ti zbardhim krejt pa shibla realitetet e hidhura që përcjellën fatin e më të mirëve, më të sinqertëve të kësajë rruge të cilën nuk e kishim besuar se na del kaq e pergjakshme si rrugë !. Albani, fatmirësisht është gjall, ai e din dhe duhet ta konfirmoj ftohjën e përkohshme që patem më të, pra më Albanin kur ishim duke biseduar për hapjen e shtigjeve të reja drejt kufirit, aty ishte edhe Musë Krasniqi, Junikas vet i treti. Albani shprehu rezervat e veta në at mes dhe kuptova se ky djal ka edhe lidhje tjera, andaj rrin i rezervuar. Ftohjën tonë të përkohshme që patem me Albanin, pas pak ditësh e ka fashitur dhe kthyer në besim e mirëkuptim të fortë, tani i ndjeri Ibrahim Nikçi. Më shumë do lexojm në ditarin e asaj kohe.

Foto: Çfarë të them dhe si ta komentoj këtë foto shumë më vonë nga u tha më lartë ?.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=928217257198405&set=p.928217257198405&type=1&theater 

 

-------------------------------.

Komentimi im  17.02.2015

Xun Çetta: Edhe një foto më kujtime të rënda, po më djem Nikçi. Tani ishte fare fundi kur sulmet në Kosovë kishin marrë permasa të rënda për ti faruar Shqiptaret, pikat e UÇK-së po thyheshin pa forcë të ndalët tërbimi i ushtrisë gjakatare serbe, thuhe se një ushtri e droguar po vret e djeg çdo gjë në Kosovë. Ujkan Nikçi sapo kishte arritur gjall po si i dehur nga atje ku pikat ishin thyer e bërë pikë e pesë si dhe po i futej flaka fshatrave të Kosovës. Ujkani më krejt këtë grupë, sapo arritën bjeshkëve tona deri këtu në Tiranë. Sapo pushuan pakë, porosita të nderuarën Vahide Braha që ti ushqej dhe tu del ne ndihmë më paisje higjenike ngase ishin bër të mos i njohesh. Pas pak dite kam lexuar në njërën nga gazetat e kohës pershkrimin e kësaj mramje dhe perkujdesjen tonë siq e kishte përhkruar z. Shemsi Reqica i cili ishte aty më rastin e ardhjes tyre nga pikat e thyera në Kosovë. Më shumë po ashtu do lexojm në ditarin e kohës:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=928325940520870&set=p.928325940520870&type=1&theater

 

---------------------------.

XunÇetta: Foto nga rasti të cilin përshkruam më parë, ishte pra koha akoma pa u thyer kufiri për hapje korridori kur nuk po flitej për Kosharën, kishte pika tjera kufitare për këtë qellim, rast dhe projekt debatesh këto për të cilat Albani na u rezervua deri në momentin e pas ca ditësh kur i ndjeri Ibrahim Nikçi ndërhyri mes nesh dhe ndryshoj tërësisht raportet për të mos u ftohur më kurr.

Foto më z. Musë Krasniçin para dhe pas plagosjës tij :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=928340743852723&set=p.928340743852723&type=1&theater 

 

Rifat Muriqi : Xun Çetta shpesh pyes vehten pse di shumë dhe pse disa gjëra duhet thënë dhe disa gjëra për hirë të historisë duhët për te mos i thënë sepse po të provoja ta thëm ndryshe s`do kishte kuptim. kështu kam vendos tu këndoj atyre qe me te vertet e meritonin të tjerët do ti harroj koha qe të mos i kujtoj më në anën tjetër të medaljës.

Shaban Vishaj: Un dua ta tregoj nji ngjarje te cilën ma ka thën një veprimtar i vjeter për këtë Burr, Xhevat Zeka.
Ishim në demonstrat ne vitin 81 forcat speciale fillun te rrahin femrat unë e kusha afër Ibrahimin i kishim dy persona ne mes kur ibrahimi e nxori revolverin nga brezi e ja ngrehi këmzën ne drjetim të njisisë speciale te serbis dhe e la te vdekur një qetnik ne uniformën e policis jugosllave, lavdi këtij trimi e shumë trimave të tjer të kombit.

Rifat Muriqi: Pak kush e ka dijt Shaban Vishaj. Serbet sado qe kanë torturu nja tridhjet te burgosur per ate vrasje nje nga ata edhe Xhevat Zeken por kurrë nuk e kanë zbuluar perndryshe ateher kur Ibrahimi ishte i burgosur do ta mbysnin ne burg ashtu siq bene me shumë atedhetare.

Xun Çetta: A e dini se çfarë thonë ata të cilët na falsifikuan hustorinë dhe të bijt e tyre të cilët na grabiten mundin për ndryshime dhe tani tentojn të bëjn historinë e tyre : ,,Shihi të mjerët se si mundohen të hynë në histori !!! Pas krejt çfarë ndodhi para syve të tyre, prap nuk binden se historin e shkruajm ne të cilët i kishim nen kontrollë bemat e tyre, nuk donë të kuptojn realitetin tjeter, se ata janë këpuca e shkyer e kësajë rruge derisa ne jemi kravata e uniformës zyrtare. Kur ta kuptojn këtë realitet të gjorët, ndoshta hekin dorë nga zbardhja e realiteteve tyre për tu nenshtruar para realitetit tonë". Mendoni miq e mikesha të nderuar/a sa nuk ka perfunduar gjithë procesi dhe vendosni, A doni ti zbardhni realitetet e fshehura, apo tu nenshtroni realitetit të zyrtarëve të cilët personalisht, as nuk bënë burg, as nuk u vranë a plagosën, as nuk shkyen këpuca jasht zyrave e kabineteve, dje të spiunimit sot të pushtimt tonë...

Mustaf Lajqi: O kanë vdeke burrat o Xun Ceta!

Shaban Vishaj: O Mustaf Lajqi jo ton është mbet edhe naj një gjall !

Xun Çetta: O nuk kanë vdekur pasha besen, por duke ruajtur burrërinë para pa burrave mjerisht e kanë zbeh pak atë.

Rifat Muriqi: Xun Çetta kam nje këshillë per te gjith miqet e mijë. Atedhetari nuk ka qmim sepse nuk shitet per asgjë kshtu që ketu në Kosovë se don askush. Të lumt ata qe kanë vdekë dhe kanë mbetë në panteon per brezat qe po vijnë. Ish spiunet dhe nderkombtaret kanë kriju barriera qe smund ta kaperceje asnje atedhetare, kështu qe e kam këshillene fundit ose vdisni per atedhe ose heshtni.. Spiunet i kanë rrenjet e fella.

Mustaf Lajqi :Kem me ja u pshurre rrenjet krejtt spiujve ne kofte kismet o dajë, ja na ja ata, lufta sapo eshte hapur…

Xun Çetta: Edhe Avni Rrustemit, në këto kohë të mjera po ja shkruajn historinë e trathtisë !!! por ndalu e mendo kush ? Sigurisht këta që thuan ti Rifat se nuk ka kush i kalan këta qe na qesin via të kuqe. Këshilla juaj e fundit aq më tepër kështu si më drejtohesh mua, është paksa e nivelit të ult, më në fund këto gjëra dhe organizime të ndryshimit të gjendjës më forma tjera, pra jo krejt politike, edhe nuk hidhen në publike si ju tani, kjo është e ult Rifat.
Vullnetar të këtyre punve ka sa të duash, por nuk mendoj se është pika e fundit si thuani ju. Mendoj se, mos rënja për atdhe në fronte lufte dje, për hirë të një emisioni tutje i cili sipas zhvillimeve dhe praktikave të ndyra çfarë bëhëshin atëhere dihej se kjo rrugë do vazhdoj. Tani nuk na bënë të krenohemi më aso formave si i quan të fundit…Ndoshta ke të drejt ashtu siq një miku im nga Amerika erdhi, këtu në Zvicër, u takuam, biseduam dhe po këtë bindje si ju e kishte, madje ishte tepër i bindur duke më cituar nga atje ku më kishte lexuar të kem thëm : (Ka kohë që kur patrioti i mirëfillt nuk ka vrar trathtar të mirëfillt në mesin e popullit tonë, madje në emer të patriotizmit jo pak, vet trathtaret vran patriotet, kjo edhe mund të jetë arsyeja pse kaq pa frikë po ja mësyejn majave të pushtetit madje edhe duke trathuar para ndërkomëtarëve dhe vet popullit i cili nuk po ndërmerr asgjë).
Nëse citati im nuk është bash origjinal per krejt pak ndryshim, nuk ka kush të më akuzoj për shtrembërim. Pra nisur nga kjo qe kisha shkruar diku, miku nga Amerika ma perforconte këtë çfarë thua ti si e vetmja mundësi për ta ndal këtë qoroditje në politukë. Më një kokërr egjëri nuk pastrohet gruri për plot egjër mik i nderuar, i thash atij e do ju thosha edhe juve tani Rifat.
Të shkruash pa frikë, ti piketosh pa zë njerëzit e ndryshimeve dhe ti ruash ata, të kesh projekt organizimi për ndryshim situate si dhe ta bësh të pa mundur bllokadën nga kjo mortajë politike e cila na ka depertuar thellë në mesin e shokëve, veprimtarëve dhe familjet tona, kjo është jo vetëm një atentat mbi, më katilin dhe trathtarin e luftës së popullit tonë në shekuj, por është vet finalja e luftës sonë, mik i nderuar Rifat. E di se sa na është bërë e vështirë kjo rrugë e mbetur falë egjërave në mesin tonë, por kjo rrugë do arrij tek caku si pika e shekullit tonë Rifat.

Salihaj Naser Nasa: Ai nga natyra ishte temperament,ishte i guximshem dhe shum i qartë,kishte një vetbesim te jashtzakonshem por besonte ne punen dhe këmbngulësinë.Ne burgun e Gurakocit ishte nder te paktet qe mesonin Anglishten dhe ket e bënte me zell dhe pun te palodhshme,ndonjëher kur kishte ndonjë paqartesi i drejtohej doktorit te anglishtes qe ishte poashtu i burgosur aty Shaqir Shaqiri me të cilin kishte miqesi te ngusht. Atje ne një skaj ishte edhe një kiosk ku mund te blenim gjërat më te nevojshme,kuptohet jo me te holla te gatshme por me nje karton -regjister nga ku pastaj te terhiqeshin te hollat per shumen qe kishe blerë. Atë kiosk e udhhiqte një shka qe ishte kthyer si i shperngulur dhe qe sillej keq me te burgosurit politik dhe ne disa raste ua vidhte te hollat nga depoziti. Edhe Ibrahimit ia kisht vjedhë te hollat per çka Ibrahimi fjaloset me te por ai as qe donte te ndegjoj. Një ditë derisa ai shkau po kalonte permes oborrit te burgut Ibrahimi e gjeti momentin ku nuk mund ta verenin rojet nga kapiat dhe e godet disa her me shqelma ket shka.Po e ceku këtë sepse Ibrahimi ishte i guximshem dhe nuk mund ta duronte krenarin e shkaut aty ku ishte ai. Ne burgun e Gurakocit ish te burgosurve politik u bëhej një regjim më i ashper ne krahasim me ish te burgosurit e tjer ne te gjitha sferat e te drejtave brebda burgut,andaj muarem një iniciativë per ta kundershtuar dhe per tu hedhur ne grevë. U perpilue një listë me 11 kerkesa ku u formulue teksti dhe u hodh ne leter.Ne krye te kitij organizimi qendroi Ibrahimi me shoket e tij te grupit ,,pavaresia“ si dhe Gani Hoxhe dhe disa te tjerë. Organet e burgut na mbyllen ne dy bodrume organizatoret e greves,ne bodrum ishin pos Brahimit dhe Ganis edhe Naser Salihaj,Ujkan Nikqi,Mustafë Lajçi..dhe disa te tjerë. Pas kakter ditë grevë urie na e ndalen edhe furnizimin me ujë qe e keqsoi tej mase gjendjen e te burgosurve grevist. Erdhi nga Jurispodenca e Kosoves kryetari i jurispodences i cili kërkoi ta nderprejm greven,por pa sukses. Pas gjashtë ditë grevë urie(dhe tri ditë edhe pa ujë) u bënë transferimet e te burgosurve anë e mban burgjeve te Kosoves ku qendruam per një periudhë te shkurter ,e pastaj u transferuam neper burgje te ndryshme anë e mbanë jugosllavisë.

Homez Panxhaj : Lavdi deshmorve


 


Noticë:

Koha e pa planifikuar, shkëputje nga linku i Rifat Muriqit: 21.02.15

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.