Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Shen Valentini sot !!!

Familiare     Paskëna shkuar dëm pa kuptuar se çfarë dite më paska ikur pa e kujtuar e festuar këtë ditë. Puna në permbledhje materialësh është po si futja e të korrave në hambar, na bënë të harrojm më shumë se kaq.  

Urimë gjithë të dashuruarve dhe atyre që paskan festuar kënaqësitë e tyre. Pas shumë orësh në përmbledhje materialesh, sapo ju ktheva internetit kuptova për nicidentin që paskam pas pa kuptuar ditën e madhe, pra ditën e të dashuruarve. U ktheva dhe po i kërkoj falje gruas time të dashur pse nuk e paskam kuptuar që në mes ditë kur kjo më paska thënë por unë nuk jam perqendruar e kuptuar drejt.

Duke kujtuar 17 vjetorin e martesës sonë e cila konqedon më ditën e të dashuruarve, ngritem gotat pas një kafeje të zezë që sapo e pijtem dhe tani po barti foton e asajë kohe për ta zbutur sadopak hidherimin e vogël për këtë rast të cilin nuk po ma shpreh gruaja ime. Lulja vërtetë mungoj, por u zëvëndësua ajo më përqafimin tonë. Jeta mbarësi për të gjithë.

Luzern 14.02.2014

Xun Çetta

Komentet nga Facebook :

Shaip Ademi : Përshëndetje Xuni.....klm.

Tafil Cetaj : Pershendetje Xun, së paku ti din të kërkosh falje, po ne të tjerët qe as falje nuk dim te kërkojm klm.

Hazir Kabashi : KALOFSHI NI MBRAMJE TE MIRE

Xun Çetta : FLM Shaip, gjithëashtu uroj të kaloni mirë në Prishtinë ku shpresoj të ketë kaluar një ditë vërtetë dashurie edhe per vendin tonë.

FLM Tafil për vlerësimin dhe në fund konstatimin tuaj mbi sensin tim për kerkim falje. Është e vertetë se di kur duhet kërkim falja, por në rrethin tonë, nuk vërehet e as vlerësohet si vlerë kjo. Kërkim falja, veqse është vlerë njerëzore ajo është edhe një vetkontrollë e cila në mos të nadalon, të pakten redukton dhe parandalon gabimet ngase nuk mund të mbetesh duke kërkuar falje, pra duke gabuar e mos parë se po gabon.

FLM nipash, edhe ju Hazir në Amerikën përtej Oqeanit, larg por afer gjendjës, situatës dhe përkushtimit për Kosovën, shpresoj dhe uroj të kaloni mirë.  

 





Shen Valentini sot !!!

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.