Rrefime    Pas 34 vitesh, sot 12.02.2015 në RTK pata rastin ta shoh  ish avokatin tim Zhivojin Jakanovq të cilin, pa vullnetin tim ma caktoj Gjykata, e që faktikisht më doli më mbrojtës se shumë nga avokat tjer Shqiptar.

Këtë realitet edhe sot pas kaq vitësh, mund ta kujtojn familiar tonë që moren pjesë në atë seancë gjyqësore. Edhe në këtë emision të sotëm ,,Jeta në Kosovë“. Jokanovoq ishte më pozitiv se ca mysafir të këtij emisioni. Ndonse kjo është arsyeja pse ky edhe sot jeton lirshëm në mesin e shqiptarëve në Kosovë.

Unë, siq dihet, tashmë publikisht po e thëm: Pas lufte kam marr në pyetje gjyqëtar e inspektor të kohës kur rinia ime po përballëj për jetë a vdekje. Nuk mashtroj vetën e besoj se kam arrit gjithë çfarë doja të di nga ta, por kam marr mjaft nga deklarimet e tyre drejtperdrejt duke i paralajmëruar se mund të ballafaqoheni më palët.

Po ta kisha dit se z. Zhivojin Jokanoviq është gjall dhe jeton në Prishtinë, kurr nuk e kisha lën pa e takuar dhe të kërkoja nga aj që të pakten ta kujton apo konfirmon reagimin tim 1981 kunder mbrojtjës time nga ai si avokat. Edhe sot, kushdo që kontakton atë, besoj se do ti kujtohet fakti se si më ka bindur se është në mbrojtjën time ngase, e di se rinia dhe ju student po sakrifikoni dhe ndeshkoheni keq e pa të drejt nga masat që ka marr pushteti kunder jush, më thoshte z. Jokanoviq.Unë edhe më këtë sinqeritet të cilin më vonë e tregoj në seancën gjyqësore, nuk jam pajtuar e as besuar. Vetëm gjatë seancës gjyqësore më janë kujtuar fjalët e tij.

Jeta për të hulumtuar krejt çfarë ka ndodhur më popullin tonë është e shkurtër, por hulumtimi duhet të mos ndalët.

Luzern 12.02.2015

Xun Çetta

KOMENTET NE FACEBOOK :

Shaip Ademi :  O Xun avokati Zhivojin Jokanovic, qe po te tregoj se qe 10 dite e ka pas ditelindjen e 81 vjetorit dhe jeton ne Prishtinë ,si e ke pa është shumë i kthjellet për vjetet qe i ka...Pra po te tregoj se edhe unë e kam pas avokat dhe ma i mirë e ma i fortë s'ka pas, dhe ma i zoti ne atë kohën e vet edhe i drejte....Pershendetje Xuni.

Xun Çetta : Përshëndetje mik i nderuar Shaip, qenke lajmëruar që mramë vonë por unë kam rënë më fjet paksa më heret se zakonisht dhe tërë ditën e sotme isha në punë, pra tani sapo u ktheva dhe po kontrolloj postën.

Unë dua të besoj se është ashtu si thuani për Jokanoviqin, nga vet fakti se, pos ditës së gjykimit tim 1981 , ky u dëshmua edhe në këtë emision të mbrëmshëm edhe pse thuhej se ka qenë i keqkuptuar në pika të caktuara. Po ky u dëshmua edhe më një të folur të gjuhës shqipe pa u ngatërruar dhe ti kthehet gjuhes tij amtare, kjo mase edhe nuk është befasi ngase Jokanoviqi është Kosovar dhe tërë jetën e kaloj si avokat, por rëndësi ka se si ky, nuk ka kompleks ashtu si kanë shumë tjerë e ta imponoj përkthyesin në vendin, gjegjësisht shtetin e tij.

Shaip i nderuar, ish UDB-istet kanë luajt taktika të ndryshme PSh. Inspektori i cili më turturonte mua, tëk viktima tjeter ishte i butë dhe krejt njerëzor dhe anasjelltas, tjetri inspektor i cili ishte i bitë e njerëzor më mua, tek tjetri ishte shtazarak e gjakësor i cili turturonte për vdekje. Kështu, secili nga inspektorët ka parapërgaditur dëshmi se ka qenë konformë ligjit, i butë e njerëzor duke u thirr në rastin e kursyer për këtë qellim.Këto politika i kam verifikuar gjatë vuajtjës së denimit e deri sot.

Avokati Jokanoviq, nuk ka pas pse ta luan këtë politikë edhe pse nuk di shumë mbi të kaluarën e tij por sinjalet janë të mira. Unë shpresoj që shpejt do ta realizoj një intervistë më të duke i shtruar pyetje konkrete ashtu si unë di dhe kam çfarë pyes si dhe shpresoj se do të kem pergjigje konkrete për të kuptuar se cilën rrugë ka ndjekur për kaq vite për të mbetur ky që është.

Unë besoj se z. Jokanoviq nuk do më dal as si milioner i para, gjatë e as i pas luftës edhe pse ka pas rastin të shpërdoroj si jo shqiptar gjatë viteve në pushtim e në veqanti gjatë luftës, pra shpresoj se nuk do më rezultoj si përfiter i situatave ashtu si kanë dal sa e sa kriminel të gjitha nacionaliteteve në Kosovën e kaq decenieve në mjerim.


Naz Sh :  Po Xun, shqiptaret ma shumë janë frigu nga vetëvetja se nga pushteti. Avokatet Serb apo Kroat kanë kry punën sepse atyre nuk kanë guxu ti kërrcnojn apo ti pyesin përse e mbroni, sikur të ishin shqiptar nga friga do i mbushnin pantollonat, fatkeqësisht.

Xun Çetta : Përshëndetje z. Bruqi, shpresoj dhe uroj të jeni mirë. E paske bërë një koment mbi rastin të cilin ma ke thënë në kafe, gjegjësisht në ëmbëltore në objektin  ish B.R. Ma ke thën këtë Flori, në prezencën e Naim Kelmendit dhe Merxhan Avdylit, madje bashkë më rastin e letres dërguar komitetit të Deçanit . Tani kur shkoj tek komenti po shohë se e ke shlyer komentin, a besoj  e din mirë se teksti mbetet në postën ku ka dërguar Facebook. Do doja ta di pse e ke larguar komentin ngase e kisha komentuar si rast ?.
Miqësisht Xuni


Flori Bruqi  : Ne vitet e 80- ta si nje ish gazetar shkrova nje artikull , ku ne mbrojtje i dola haptas nje te denuari politik nga fshati Lebeniq i Pejes i cili ishte denuar nga gjyqtaret e Gjykates se Qarkut te Pejës me 14 vjet burg!
I denuari quhej Miftar Haradinajt! I njajti vuante denimin ne Burgun famkeq serb-Pozharevac!... Ai sipas deshmitareve shqiptar dhe politikaneve te asaj kohe ( Danilo -Diko Vasic; Zivojin Cvejic) dhe disa iqave dhe viqave (serbo-malazezo-shqiptar) ishte i akuzuar se ka dhunuar malazezen Mirjana Stojkovic( atebote 14 vjeqare) ... Miftari nuk e kishte bere ate krim monstruoz!!! Pas shkrimit tim i njajti u lirua nga burgu si i pa fajshem! Une atebote e hoqa te zite e ullirit per kete gje...nga strukturat komuniste te vendit...
Prokurorori publik i Pejes, cetniku Milladin Popovic dhe udbashi Zivojin Vasic me akuzonin per insinuata publike ngase ata kishin akuzuar Miftarin per dhunim e mua si gazetar per shpifje!

Avokatet shqiptar per mbrojtjen e z.Miftar Haradinajn e zhgllabruan familjen e tij, ndersa mua ne mbrojtje per artikullin e botuar, ne mbrojtje te të pa fajshmit Haradinaj, pa asnje cent me mbrojti avokati malazez Zhika Jokanovic nga Prishtina! Avokatet shqiptar kerkonin dhjeta mija marka ne mbrojtjen time per nje shkrim i cili ishte i vertete me titull:,,Lemshi zgjodhet-Miftar Haradinaj, nuk eshte dhunues seksual,,.Per rastin ne fjale kam shkruar ne librin tim -romanin ,,Ndergjegjja,,botuar ne vitet e 90-ta ne Prishtine...

Xun Çetta : Flori, më në fund serish e barte tekstin ngase i Isniqit je ti dhe nuk zbrapsesh pa ndonjë terheqje taktike e cila imponon.( Shaka për stimulim )
Ke të drejt Flori, ngase jo pak procese të montuara, pos atyre politike, janë bërë edhe në këtë drejtim, pra delikte më vepra të rënda ordinere si dhunime gjoja mbi baza nacionale që gjithësesi ishin në funksion të goditjeve politike në Kosovë.
Pasiqë, si rast e kam në librin i cili shpejt do dal nga shtypi, pa e marr tekstin si origjinal nga atje, tani po ofroj edhe një shembull të po këtyre goditjeve çfarë po i bëhëshin popullit tonë.

Nuk e di sakt kur, por pak pas vitit 1968 e kanë denuar më burg të rënd Muhamet Tahir Morinën nga fshati Trestenik i Pejës për gjoja dhunim të mësuesës Millosava në shkollën fillore të po atij fshati.
Pas shumë vite vuajtje denimi, Muhameti lirohet. Në një ditë pazari të shtunës në Pejë viti 1979, sapo arrita nga Prishtina për vikend, bashkë më shumë student të kësaj ane, unë për fat apo fatkeqësi, dola në pazar të bylmetit në Pejë dhe pa pritur e as menduar fatkeqësin e këtyre montimeve, kam par më sytë e mi, krejt afër, se si një vajzë e nacionalitetit serb më një qantë në dorë i është versulur po këtij Muhamet Morinës duke i thën në gjuhën e sajë më plotë zë: ,,Pustime, pustime mangupe jedan“ ( Lëshom, lësham hajn) dhe kështu kërkonte ndihmë gjoja nga qytetaret.

Kam verejtur tre persona të cilet mendoj se kanë qen agjent, e thëm pa qenë i sigurt, por kjo ishte pershtypja ime ngase verejta se si ishin në gadishmeri dhe po percjellin si po reagon populli. Populli si në pazar, e bëri rremujë. Më shpejtësi kam nderhyrë duke e kap Muhametin dhe duke ja dredh dorën pas shpine si dhe duke luajt rrolin e agjentit, e shterngoja atë duke e sinjalizuar që të më ik nga dora për ndryshe rave në duar të agjentve.

E mora Muhametin, tani pa ndonjë forcë të veqant ngase më kuptoj, ndërsa asaj lavirje i thash: Mos qaj hallin, tani do takohemi në stacionin e policisë, atje të presim. Sapo u largova pak, Muhameti mori ikën siq i thash se kishte rën në kurth dhe unë luajta rrolin sikur më iku.

Agjentet të cilët i kisha fiksuar, nëse nuk isha gabim, nuk i pash më, madje i kërkoja por kotë, pa mundësi ti shoh ata.
Flori, për krejt këtë rast sa e sqarova në pika të shkurtëra, shumë vite më pas është fol e bërë edhe humor odash. Edhe sot pas kaq vitësh, në lagjen tonë ma thonë të tjeret si rast e kryesisht ma thot dhe kujton Dema.
Populli ynë në vazhdimësi, ka vuajtur të zitë e ullirit nga politikat më të ndyra çfarë ka përdor ish pushteti i kohës nen pushtim. Normalisht si pushtet, ai ka pas edhe të privilegjuarit e vet, por si komb ne po merrnim fund.

Ne tani na duhen politika të cilat nuk pergjithësojnë popullin serb por kërkohen aktorët e këtyre politikave ku duhet thënë shkoqitur se në shërbim të keqes, më shumicë ishin edhe vet jo pak shqiptar. Na duhet kjo zbutje po edhe realitet, na duhet fjala e Natasha Kandiqit, Sonja Biserkës, ndoshta edhe e avokatit Zhivojin Jokanoviq etj.