Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Kërkoj identitetin e përsonit në foto, më emer e mbiemer,Paraprakisht falenderj

Rrefime  Të nderuara/a anëtar/e të facebook-ut kudo që jeni, lexoni e komentoni pse jo, frytshëm edhe kontriboni për mes këtij rrjeti elektronik siq po i thonë, rrjeti social.

Aktualisht jam në vlug të punës në përmbledhje të ngjarjeve 1998-99, pra të luftës së UÇK-së dhe lojërave të cilat iu lujten asajë nga gjitha anët, madje lojëra të ndyera edhe brenda vet atyre të cilët paternalizuan ose pervetësuan monopolin e luftës si i vetmi kapital i mbetur për kohën e cila ngriti duart nga lufta e quajtur paqe.

Tani në punë e sipër, jo rrallë po kam shqetësime në mungesë të dhënave sa më të sakta ashtu si pretendoj të jem më pershkrimet e mia. Në këtë kuptim, kërkoj nga gjithëata apo ato të cilët/ cilat mund të dinë diqka mbi identitetin e këtij personi në foto, qoftë edhe vetëm vendin ku jeton. Fati im do ishte sikur ky person të jetë gjallë dhe të më lajmërohet vet në mesazh privat. Sa për sqarim, kam pranuar e prcjellur shumë vullnetar drejt frontit, por kurr nuk kam pas fatin ta kem takuar një mergimtar të pergaditur moralo-psiqikisht dhe të paisur nga gjylpera e deri në armën e tij personale siq ishte i pergaditur për front që kur kishte merr rugën nga një shtet skandinav.

Sa për ti kujtuar këtij personi nese do zoti e është gjallë, kjo foto është bërë në hyrje të përfaësisë së Kosovës në Tiranë ku ai po kërkonte ndihmë për ta futur në radhë, drejt frontit në Kosovë. Përveq gadishmerisë tij, më la pershtypje deklarimi i tij shumë i sinqert : ( Unë nuk jam e as nuk dua të merrem si ushtar i klaneve për të cilat po lexojm e degjojm aq shumë, unë dua të futem në front, atje ku të gjithë bashkë, e di dhe besoj se do të jemi nji).

Nëse kërkesen time për ndihmë e lexon ky përson, e paralajmëroj atë se, këthyerja e tij prapa siq shihet në foto, në hyrje të perfaqsisë e ka një grup veprimtarësh dhe luftetarësh ku në mesin e tyre është edhe tani dëshmori Rasim Kiqina.

( Foto që shohim këtu është e shkëputir nga aj mes sa u tha më lartë, origjinali i fotos në arkiv).

Paraprakisht, falenderoj gjithë ata apo ato që mund të më informojn në këtë drejtim për të dal sa më i kompletuar në përmbledhjet e mija në këtë vëllim botimesh.

Luzern 11.02.2015

Miqësisht Xun M. Çetta

 


Kërkoj identitetin e përsonit në foto, më emer e mbiemer,Paraprakisht falenderj

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.