Kulturë    
Maxhun Osmanaj01.02.2015  orën 2:34.MD facebook ·

Zëri i mbretëreshës (Vace Zeles,në njëvjetorin e vdekjes)

Teksi me linkun e Maxhunit  në fund

Koment Vlerësimi im :

Xun Çetta : Nëse dikush ta thyen majen e lapsit më apo pa qellim, na lajmëro Maxhun se ta mbrehim dhe kurr nuk do guxoj dikush ta thyen përeseri atë. Nëse të hargjohet ngjyra e penes, na lajmëro Maxhun ngase dy ditë të mbetesh pa ngjyrë e pa shkruar, humje e jona kolektive është. Nëse testatura apo miu i PC-së të bojkotojn më prishje, na lajmëro Maxhun se tregjet më teknologji elektronike janë plotë e përplotë për ju dhe gjithëata që dinë të shkruajn si ju. Nëse të fiket rryma si pasojë e shitjës kontrabandë jasht shteti për ta lën poetin tonë në errësirë, atëhere na fal për pak kohë të humbur derisa të organizohemi dhe intervenojm gjithë bashkë për të mos guxuar të na ndodh më kurr kjo, pa dallim këtyre sot apo atyre që do ti sjellim më intervenimin tonë neser në pushtet. Ju Maxhun dhe letërshkruesit tjerë publik si dhe gjitha penat tjera, shkruani e mos pushoni së shkruari se kështu do ja dalim ta zëm hapin e humbur Maxhun i nderuar. Vaçe Zele dhe krijues që perkujtojn atë nga fushat e tyre krijuese nuk vdesin kurrë. Ju përgëzoj dhe suksese në shkrime e botime tjera

Luzern 02.02.2015

Xun Çetta




Maxhun Osmanaj 01.02.2015  orën 2:34.MD facebook  
https://www.facebook.com/maxhun.osmanaj/posts/1605215243043713

Drithërimë ,dhembje na mbuloi
Kur kumti pushtoi gjeografinë shpirtërore
Por ti s’vdiqe moj Zonjë
Se madhështorja e shpirtit
S’do të pranojë ikje as perëndim kurrë
Dy krihë shqiponje atë ditë
Fluturuan aty ku deshe
Pak të pushojë në zemrën dardane
Ju thatë vetë,e pate dëshirë,amanet
Trupi s’më pushon I qetë
S’mundem pa e parë Kosovën epike
që më deshi si motër
si nënë ,si bijë,si mike
Lamtumirë Dardani dhe Arbëri!
Tash shqiponja pushon e qetë në përjetësi
zëri im,kënga ime gjithë tokës shqiptare
jetën jua bëftë melodi!