Politikë

  Vetëvendosje paralajmëron: Protesta tjetër më 4 shkurt ( Komenti im anonimusëve të tyre)

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar se protesta tjetër do të zhvillohet në Prishtinë, më katër shkurt në orën 12.

koha.net:

http://koha.net/?id=27&l=42689

KOMENTET NE FB:

Kosova Eltoni: Edhe qe s`jam adhurus i juaji Do te dal ne protesta ta hjekim këtë qeverisje te keqe.

Këtu profili anonim i Kosova Elton:

Xun Çetta: I ndëruar Eltoni i Kosovës anonim në facebook,
E di se Lëvizja VV- si e vetmja opozitë nga e cila do duhej pritur kthesa, mjerisht, për momentin aty po operojn gjitha duart më shumë gishtërinj, madje edhe anonim siq lajmëroheni ju në këtë link facëboku.

Unë nga ky moment, nuk dua që LVV-ja të thërras protesta si e vetme pa një këshill organizativ gjithë opozitar. As nuk dua që kjo ta mbaj monopolin e radikalizimit të situatës si e vetme ngase kjo do i kushtoj në fund asaj, e as nuk dua që AAK dhe NSMA të jen vetem përkrahëse për të perfituar në finale pasi ta pësoj LVV-ja si përgjegjëse e gjitha pasojave të mundëshme në politikën e Kosovës, gjithëashtu nuk dua as të keqen tjeter e cila shumë leht mund të pasoj , që pasi u larguan këshilli i Nënave Gjakovare, ai i Minatorëve të Trepçës, Sindikalist dhe Shoqata tjera në momentin më të vështir si pasojë e mos perfilljës, të largohet edhe AAK dhe NISMA !!!

E keqja në politikë vjen krejt e ngadalshme dhe më pasoja të pa riparueshme. Vet LVV-ja, e kryekreje z. Kurti, pastaj AAK-ja dhe Nisma, duhet ta din mirë se si të vetëm nuk do mund ta shkarkojn as edhe një portir i cili bënë roje në hyrje të qeverisë aktuale e lere më qeverinë. Nëse e mendojn këtë realitet, shpresoj se do ta kuptojn se çfarë organizimi dhe më çfarë skenari e forma veprimi, pa shmangëshëm rrëzohet qeveria…

Lëxova diku se shpejt pritet shkarkimi i Jabllanoviqit !. Kjo ma kujtoj vitin 1997 në Tiranë kur kërkohej shkarkimi i kryeministrit Aleksander Meksi, por ajo nuk po ndodhte sa ishte koha, kur u largua Aleksandri, tani ishte shumë vonë ngase ishin ndezur gjitha turbinat dhe elektomotorët e shkatërrimit...

Në këtë situatë është Kosova sot sa i perket dorëheqjeve apo shkarkimeve qoftë edhe të shkarkimit apo dorëhiqjës së vet z. Isa Mustafa.
Albini i tërbuar këto ditë, serish edhe sot kërkoj që policia më 04 shkurt të mos ju vendos rrethoja provizore metalike, edhe pse ato i përdor çdo polici në gjitha shtetet më demokratike kur ato përballen më demonstrata. Tani shtrohet pyetje :

A guxon Albini të nenshkruan marrëveshje përgjegjësie se, nëse i thyhet vetëm shpata herojit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbe, shpata e cila veq ka pas një thyerje, Albini të ik njëherë e përgjithëmonë nga politika e lere më nga rruga e vandalizmave të tilla? Nuk po paragjykoj se pas marrëveshjes eventuale të përgjegjësisë , vet qeveria do investonte në vandalizmin e këtij krimi madje ndoshta ta dëmtoj gjithë atë kompleks kujtimi i cili tash e dy herë po leviz, investo e rreno...


Situata kaq e ndezur më të quajturit ekstermist Islamik në Kosovë, pastaj pozitë-opozitë dhe prezenca e veprimeve të sa e sa shërbimeve të fshehta në Kosovë, vërtetë u dashka që Albini ta kërkoj një sallamadi kaq të shfrenuar në kryeqytietin tonë të cilin po domë ta kallim vet !!!.

Sa për dieni përvojash, Unë jam njëri ndër organizatorët dhe menagjuesit e demonstratave të pranverës së kthesave të historisë sonë 1981, dhe nuk kam si të mos bëj një krahasim më situatën sot:
Atë kohe protesta ishte e ndaluar, sot atë e ke të garantuar më ligj nese je paqësor dhe pa thyerje e dhunë mbi çdo gjë qe te del përpara. Atë kohë, edhe sot e kam parasysh pamjen e Prishtinës pas protestës më të madhe të 26 marsi dhe 01-02 prillit 1981 kur unë jam plagosur nga njisitë speciale të sapo ardhura nga Beogradi

 

si dhe jam dënuar më 13 vite burg. Nuk jemi denuar ne si grup i studentëve prej 21 sish pse kemi thyer xhama a pasuri tjera shoqërore sa jemi dënuar pse ne, ja kemi thyer pikërisht korrizin politik atij shteti, pra më kujtohet si pamje e cila ka pas larg më pak shkatërrime nga këto çfarë po i sjellim vendit tonë.

Ne, jo pak njerëz më përvojë në këto punë, kami të planifikuara skenare tjera madje të bllokimit total të jetes politike nën këtë qeveri, bllokim edhe të komunikacionit si autobusa-trena-aeroplan etj, por kjo nuk do të thot të thyhet autobusi, treni apo aeroplanët në aeroportin ,,Adem Jashar“.

Skënarin e rrëzimit të qeverisë, mjerisht po e bllokojn po këto veprime vandalizmi më çka arsyeshëm po i japin të drejt Serbis që para bote, dje na prezantuan si njërëz me bisht dhe tani nga pozita e kryeministrit të na quajn egërësira… Nadaluni dhe mendoni mirë, kah po rrugëtojm në emër të ndryshimeve të cilat i kishim të garantuara po të respektohet tjetri apo te respektonim njëritjetrin ?.

Dje, në mbrëamje vonë lëshova një prononcim timin ku edhe pse gjysmak më në fund dhash mesazhin tim dhe nuk fjeta tërë natën për të punuar sot tërë ditën nga ora 7h deri në ora 16:30 pra krejt i përgjumur dhe sot po ma imponin situata të merrem më një koment të anonimusve të cilët po e shtyejn LVV-në drejt katastrofave politike në momentin kur do duhej ndihmuar ajo. Nesër prap në punë nga ora 7 deri 16:30, e avanturjeret politik atje më paratë e taksapaguesve të popullit të varfër, mase e kënë leht derisa nuk mendojn më kokë. Zoti qoftë kujdestar i cili lutëm të na mëshiroj për gjitha çfarë po i sjellim vendit tonë.

 

Luzern 29.01.2015
Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=591

 

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/918830668137064:0

 

Reprizimi tjetër nga kujtimet e facebook-ut

Luzern 28.01.2015
Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=590

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=918336381519826&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=3&theater

 

Luzern 29.01.2018
Xun Çetta