Politikë

Edhe kësaj radhe nuk jam i një anshëm por paksa i revoltuar. Ja vetëm një shembull se si faktori ndërkombëtar ka kundërshtuar edhe hapin e qeverisë drejt veriut,por më mbështetjen tonë madje edhe të Vetëvendosjes,gjë që tani nuk po jemi bashkë ,faktori ndërkombëtar u bë pjesë e atij hapi. Pra rezisto dhe mos u dorëzo nëse donë mbështetjen nga faktori ndërkombëtar. Qeveria nuk donë bashkërenditje edhe pse e pa se sa të fortë dalim bashkë.

 

Për ta mbajtur mend të kaluarën dhe vepruar tani, kthehu pas dhe shiko:

 

,,Zëri”26-07-2011 13:09 CET

 

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve në Kosovë për të ndërmarrë aksionin në veri të vendit.

 

“Është thelbësore tani që të qetësojmë situatën dhe të kthehemi aty ku ishim”, ka thënë Kocijançiq, duke nënvizuar se misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, është i gatshëm të ndihmojë autoritetet në Kosovë për ta bërë një gjë të këtillë.

 

“Duhet të kthehemi aty ku ishim, për të qetësuar situatën dhe për të vazhduar punën rreth dialogut”, ka thënë Kocijançiq, për Radion Evropa e Lirë, duke shprehur bindjen se çështja e vulave dhe tregëtisë duhet të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.

 

Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian ka potencuar se as vendimi për embargon nuk ka qenë i dobishëm dhe se duhet dhënë mundësi dialogut.

 

Xuni Koment –I-

 

Më 26.07.2011

 

Hapi i vonuar sado i mirë të jetë ai nganjëherë kushton më shumë se hapi i gabuar. Pra ndërhyrja ishte e domosdoshme pa dallim çmimit,Politika e reciprocitetit po ashtu e vonuar ishte e domosdoshme dhe nuk duhet frikësuar nga çmimi. Janë gjëra të shumta të cilat na kanë kushtuar falë gjumit politik dhe tolerancës në emër të diplomacisë ndërkombëtare e cila po vret çlirimin dhe lirinë tonë.

 

------------------------------------..

 

Xuni koment-II-26.07.2011

 

Vendit i ka kushtuar tepër dhe politikisht me pasoja të pariparueshme aq lehtë e shpejt pikërisht rritja e numrit të politikanëve e më pas edhe qytetarëve të cilët për kaq vite pas lufte në maje të gjuhës kishin gjoja arsyetimin djallëzor : (Na çliruan të tjerët andaj edhe liria është kjo si është e brishtë derisa nuk u çliruam vet).

 

Kjo ishte ajo qe vite më radhe ka vrarë njerëzit që bënë një jetë të tërë për çlirimin,demokratizimin dhe lirinë e popullit tonë,ka vrarë dëshmorët dhe idealët e tyre. Për fat të keq këtyre zërave jo rrallë u janë bashkangjitur edhe njerëz të quajtur të luftës në pushtet,i di dhe i kam në përmbledhje gjitha deklarimet e tyre.

 

As Amerika e aq më pak Evropa do te kishin arsye ta çlirojë një vend të pushtuar nëse aj popull  nuk ka bërë vet me aq forcë sa ka dhe me sakrifica të njerëzve të rezistencës në shekuj. vetëm kjo e ka merituar dhe imponuar ndihmën ndërkombëtare.

 

Po vjen momenti te ngritët ndërgjegjja e njerëzve dhe kuptohet fakti se jo pak nga këta zëra po të mos i kishin shërbyer besnikërisht Serbisë dhe Jugosllavinë as qe kishte shkuar kaq gjatë dhe as qe kishim pas nevojë për ndihmën e tjerëve. Jo pak nga këta zëra që na vranë për së gjalli deshën që siç e kulloten në ish Jugosllavi ta kullotin edhe tani në gjendjen ngreh e mos këput,vetëm verbalishtë dhe më imponim ndryshuan fjalorin dhe po mbahen në anën e çlirimit të vendit duke avancuar po ato kuadro duke ngarkuar e shkarkuar ata në momentet kur duhet parë serioziteti i tyre.

 

Lexues të nderuar po bëhen muaj të tërë që kur jam në heshtje mediatike çfarë ma ka imponuar kjo politik për kaq vite pas lufte kur më pa durim e prita çlirimin dhe lirinë e popullit tonë me kaq vuajtje në shekuj. Vota e gabuar e servile në demokraci vret votuesin dhe popullin në gjendjen siç aktualisht është Kosova.

 

Po detyrohem që nganjëherë ta thyej heshtjen çfarë kam shpallur përkohësisht,qenka e vështirë kjo heshtje e aq më keq kur dinamika e ngjarjeve po lëviz .

 

( Kujtoje këngën time ) Ishte film indian kur isha student.

 Tani mase më ka humbur zëri,por do të më vjen aj prapë,po do të më vjen,ngase dridhja e drurit pozitiv më ka sjell në vehte.

 

Ripublikim.

 

Kësaj radhe kemi rastin ti vet zbulojmë gjitha fytyrat dhe ardhjet e tyre në politikë

 

Luzern 13.01.2012

 

Xun Çetta