Politikë

Krejt spiujt e vendit tonë në shërbim të sa e sa shërbimeve të huaja të cilat kryqëzohen këtu dhe pjellin spiuj të rinj, bashkë më të manipuluarit e tyre në mesin e popullit tonë, tash sa kohë, pa ndërprer po thonë se : Fati ynë, nuk varet nga ne por nga fuqi tjera botërore e kryesisht nga SHBA.

Si ,,naiv që jam” tani më vonesë më është mbushur mendja se kjo edhe mund të dali si realitet, kuptohet i hidhur sa të duash por realitet po.

Falem zot nga mosbindja ime tash sa kohë që kur dëgjoj këta njerëz të qoroditur të cilët ma thonë ,,realitetin” dhe unë kurr nuk u besoja. Po edhe sot nuk u besoj por mendja më ka levizur dhe shoh diçka si realitet të hidhur mbi supët e rezistencës së popullit tonë...

Dikush bën plazhë në këto situata derisa diku po protestohet dhe gati luftohët për kthyerjën e trojeve tona nën Maqedoni, tjetri lufton për marrje pushteti pa dallim se po shkel kushtetuten dhe kodin moral apo jo, të tjerët presin se kah po rrokulliset guri i këtyre lëvizjeve dhe si ta kalojn këtë tranzicion të ri për të u kapur më pas serish në anën e fituesit !!!

Po si po u perseritkan gjërat , vet historia e ndryshimit dhe eksploatimet e po atyre ndryshimeve !!!

Nuk thëm gjëra të cilat nuk i shoh, nuk i dëgjoj dhe për të cilat nuk kontaktoj më realitetet. Jam në lidhje informimi se çfarë po ndodh në Kosovë pas gjitha këtyre aventurave pas zgjedhjeve të 8 qershorit, jam në lidhje informimi se çfarë po ndodh më nismat e shqiptarëve në Maqedoni, por jam  në lidhje informimi edhe më rrezitjën e njerëzve në bregdetërat gjithëandej rajonit pa e qarë kokën se çfarë po ndodh më gjitha këto rrjedha aktualiteti. Këta të fundit, quditërisht ti sjellin ,,101 argumente” më të cilat duan të na bimdin se nuk ja vlen të merresh më ta, të gjithë jan dhe u dëshmuan se janë një, kotë lexon ti shtypin apo degjon lajmet, punët i ka dikush tjetër në dorë thonë shumë të perpunuar të këtyre politikave.

Ne qofshim më zotin nëse duam të jemi ata që duam dhe zoti thot : Mos shkel aty ku nuk të fali. Trathtia nuk falët as nga ne e as nga zoti.

Shengjin 21.7.2014

Xun Çetta

Shtesa si koment në facebook 22.7.2014:

Xun Çetta : Nuk ishte fjala për popullin masiv, madje as për qytetar shumicë e të perzgjedhur, e di se populli donë ta gëzoj jeten e vet pa u ngarkuar shumë më këto telashe. Unë e ksha fjalën për pjesën dërmuese veprimtarësh e idealistësh të cilët vërtetë kanë bërë kthesa dhe tash sa vite pas lufte jan zhgenjyerë aq shumë sa nuk po kan interesim bash për asgjë, duke qenë të tillë, po ndihmojn të keqen dhe bindin popullin se kjo puna e veprimtarëve nuk paska qenë asgjë ! ja u pa fati i tyre pas lufte dhe zhgënjimi në ekstrem. Situatën e tillë pas lufte e sjellin të quajturit e luftës të cilët kurr nuk kanë dashur rreshtim vullnetarësh dhe profesionist për luftën në luftë, por kanë dashur grushta, grushta ushtarësh të cilët i mbajn nën kontrollë të plotë në mënyerë që fitorja më në fund tu dhuroj pushtetin !!!. Kjo e keqe historikisht ndonse jo vetem tek ne por kudo në botë ka ndodh dhe vazhdon te ndodh qe luftërat të bëhen të kufizuara, madje diku, diku edhe pjesërisht më marrveshje por nen kontrollë. Të tillët nuk kan pas interesim për rreshtim vullnetarësh dhe profesionistësh masiv për luftën, por kishin interesim vetëm për aq sa ata i mbajnë nen kontrollë pas lufte për marrje pushteti. Kjo kur analizohët dhe studiohet mirë do zbulon realitetet tona dhe faktin pse jemi këtu ku jemi...Pra reagimet e disave në lidhje private si dhe reagimet e disave në plazhë, tregojn se shumë kush edhe nuk kenë kuptuar mirë krejt pershkrimin e situatës dhe shqetësimin tim në këtë publikim...