Politikë
Më kërkesën time, e publikoj komunikimin tonë privat në pajtim me mikun Nexhmedin Spahiu siq edhe do ta lexoni pajtimin e tij në fund të këtij publikimi.

E publikoj këtë mesazh privat, më bindje se do të mësohemi të komunikojm dhe debatojm më muaj të tërë,  kështu si komunikuam ne dy tani plot një muaj, pra nga 14.6. deri sot 14.7.2014  dhe prap të mbetemi miq.( Bindjet jan të lira, ato nuk do duhet të na ndajn, përkundra duhet të na bashkojn e trajtojm ato).

Krejt kjo filloj derisa unë isha në Prishtinë duke pier kafe në Restorant Simphonya dhe aty po informohem për mes internetit mbi promovimin e këtij libri.

Nexhmedin Spahiu në facebook 14.6.2014 :

Te enjten (19 qershor) ne ora 12.00 ne Sheshin 21 behet promovimi i librit tim te 8-te te sapo dale nga shtypi: FOSHNJERIA E KOMBIT KOSOVAR.
Ftoj miqte dhe dashamiret e mi te vijne ne kete promovim, t'i diskutojme shume gjera se bashku. Ne promovim do te jene shumica e ambasadoreve te akredituar ne Kosove. Ndonjeri prej tyre do te flase per kombin e sapolindur kosovar.

PS.

Ndër komentet tjera ishte por u shly edhe komenti im të cilin e ripostova duke e lajmëruar në telefon aty për aty, personalisht Nexhmedin Spahiun i cili më thot se,  e paska shlyer personi i cili ma kontrollin profilin tim. Pra ja si e ripostova komentin  dhe kërkova të mos leshohet në këtë nivel miku im Nexhmedin Spahiu…

Xun Çetta 14.6.2014  :

Nexhi, më befasove më fshirjën e ca komenteve tjera nder to edhe komentin tim siç ishte :

Urime për librin, uroj të keni shendet, por mjerisht foshnja do vazhdoj të mbetet në akvarium politik për të mos u bërë i rritur kurr e aq më pak komb o miku Nexhmedin.Si mik i vjeter dhe publicist i mirë, pa gjelozi e pranoj se ju i dini ca gjëra më mirë se ne që nuk marrim erë në ato politika, por në këtë rast je në terrin e nentokës, madje në horizontin e fundit të atyre minerave politike. Më ngushllon fakti se ti je mik i mirë, ke tolerancë politike dhe nuk hidhërohësh. Unë të marten iku nga këtu dhe do doja të takohemi dhe ta merr librin mik i nderuar.

PS.

Kur po them se nuk hy të komentoj ashper, por i qetë dhe më argumente si dhe  kështu komentimet e pa vlera më pas po ndalën... Disa nuk po e besojn këtë, nuk po binden, por ja se edhe sot pas një muaji me shtyri po ky rast publikimi që ta gjej linkun dhe shoh se pas meje, komente në këtë link nuk ka pas tash e një muaj. Gjërave duhet vënë një pikë e jo të shkohet në pafundësi pa nxjerr as edhe një vlerë.

Linku të cilin nuk preferoj ta hapni, jo vetëm këtë, por asnjë link në vazhdim derisa nuk perfundoni komentin e publikuar këtu, pra hapjen e linkut e bëni pasi të i dilni në fund këtij publikimi :

https://www.facebook.com/nexhmedin.spahiu.3/posts/747542921932543?comment_id=747701068583395&offset=0&total_comments=8

Pas dy dite fluturova për Zvicër për të vazhduar në mesazhe private , mesazhe këto të cilat nuk po i barti të gjitha:


Nexhmedin Spahiu 2014-07-5

Xun, kah je ?

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Xun Çetta 2014-07-5 7:14.MD

Xun Çetta : Përshëndetje Nexhi, jam në CH

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Nexhmedin Spahiu2014-07-5 7:31.MD

Promovimet ne Prishtine, Mitrovice e Gjilan kaluan shkelqyeshem

ishte salla perplot, ne Peje pati pak veta (rreth 20 veta)

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Xun Çetta 2014-07-5 7:43.MD

Ju kam percjellur në ftesa dhe kam pas raportime nga njerzit e mi për disa nga promovimet tuaja. Mos te mundon numri sa muarren pjesë në prmovim, por si e priten librin dhe a solli pajtim me lexuesin ?

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Nexhmedin Spahiu2014-07-5 7:45.MD

Jashtzakonisht mire e papritur per mua

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Xun Çetta 2014-07-5 7:47.MD

Kjo ka rëndësi ! Bashqe e quditshme Kosova !!! .


Nexhmedin Spahiu 2014-07-5 7:48.MD

Ai drejtori i Kultures ne Peje u be pishman qe nuk u tregu me serioz e me i thirre ma shume njerez

u impresionu shume nga diskutimet per librin.

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Xun Çetta 2014-07-5 7:50.MD

Xun Çetta : Veq ju lutëm mos ma merrni shtetësin vetëm pse jam shqiptar , të lutem miku im i vjeter.

Shtetësinë ma ruani mik edhe nese mbetem minoritar

Nexhmedin Spahiu 2014-07-5 7:53.MD

O Xun, ti me kete po tregon se nuk i lexon shkrimet e mia

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Xun Çetta 2014-07-5 7:55.MD

Xun Çetta : Nuk e kam lexuar librin por jo se nuk ju lexoj dhe percjelli në tryeza ku po keni hapësira të pa kufizuara. Librin te thash sa isha në Kosovë se e dua dhe mundësisht ta marr me vete për në CH. A me the se nuk din kush ta paska shlyer mesazhin me gjithë  porosinë time ?.

Nexhmedin Spahiu 2014-07-5 8:13.MD

Xun me me percjelle nuk kishe fole keshtu si ata qe i percudnjne konceptet e mia duke i interpretuar si dojne vet

Shqiptari ne Kosove eshte komb dhe nuk mund te jete minoritet

nuk mundet qe pjesetari i nje komuniteti etnik te jete edhe komb edhe minoritet njekohesisht

kush eshte minoritet ne Kosove e percakton kushtetuta e Kosoves

shqiptaret ne Kosove e perbejne kombin

UDB-shat i kane manipuluar njerezit qe nuk lexojne dhe i kane versulur kunder meje

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Xun Çetta 2014-07-5 8:20.MD

Xun Çetta : Nexhi, isha dhe jam në percjellje te lajmeve

Nexhmedin Spahiu 2014-07-5 8:21.MD

Se vetem Beogradi po thote qe shqiptaret ne Kosove nuk jane komb, qe Kosova nuk ka komb. Po 107 kombe te botes kane pranuar qe qe ekziston kombi kosovar (kombi shqiptar i Kosoves)

Nexhmedin Spahiu linkun mbi prezantimin e librti tij në televizor 6.7.2014  Mos e hapni pa përfunduar këtë publikim :

http://www.zeriamerikes.com/content/nexhmedin-spahiu-interviste-/1951833.html

Xun Çetta 2014-07-6 10:12.MD

E dëgjova më perkushtim o Nexhi. Tash jam shumë i zën te them pershtypjen time, vlerësimin tim etj. Ju falenderoj për linkun dhe mos hezito të mi percjellësh tjera si kësajë radhe. Dinamika e madhe e punës nuk po premton te kërkosh aq shumë, pra mi dergo. Deri në të ardhmën gjithë të mirat nga unë.

Nexhmedin Spahiu 08 Korrik 2014 – ora 21:24

Linkun e vlerësimit të librit më titull :

Intelektuali Spahiu dhe foshnjëria e kombit –nga  Blerim Gashani

Xun Çetta  10.7.2014 :

Përshëndetje Nexhmedin

Më vjen mirë që kujtohësh për mikun dhe nuk më harron, aq më shumë tani kur sa isha në Prishtinë na ndodhi një befasi e vogël e cila nuk leviz raportet tona nga niveli që kemi.

Nëxhmedin, më duhet ta gjëj një thënje timën për Nexhmedin Spahiun ku e kam thënë : Nexhmedini është publicist i mirë, analist po edhe guximtar. E ndihmojm të mbahet ai ngase është shqiptar i mirë dhe për mes ideve të tija për kombin Kosovar ne peshojm të tjeret se si reagojn. E kam thënë këtë më qellimin që të mos besojn shumë në kombin Kosovar po të mbesin si Nexhi vetëm shqiptar.

Ndonse për momentet kur dole më këtë valle, kjo nuk të bënte nderë,  por do ta kesh dhuratë më vonë siç paska filluar e del shqiptarizma juaj mik i nderuar.

Në njërin nga vlerësimet bërë librit tuaj nga Blerim Gashani, nder tjera po lexoj :

“Foshnjëria e Kombit Kosovar” është përmbledhje e shkrimeve të një autori që ka një ndjeshmëri të lartë për popullin e Kosovës. Sikur edhe në librat tjerë, Spahiu edhe këtu na tregon se ai e njeh mirë kosovarin, ia njeh identitetin, ia njeh shpirtin, ia njeh historinë, ia njeh vlerat, ia njeh dhembjen, dëshirat, shpresën. Duke qenë i këtillë, Spahiu nuk ka nevojë të merr përsipër koncepte filozofike botërore dhe pastaj të përpiqet që ta ndryshojë popullin tonë, në mënyrë që t’u përshtatet atyre teorive. Është e kundërta; Spahiu përpiqet që të ndryshojë elitat dhe të ofrojë teori që i përshtaten këtij populli, të cilit po i drejtohet. Ai nuk mbyllet në Kullën e Fildishtë dhe të akuzojë “të vegjlit” pse nuk po transformohen dhe nuk po e kuptojnë atë dhe konceptet e tij (në këtë sens, ai ka më shumë probleme me “elitën”). Dhe në këtë kuptim, është intelektuali më origjinal që kemi sot në Kosovë.

Xun Çetta: Pikërisht pjellja e kombit Kosovar është investim kapital i ardhur nga jasht popullit tonë miku im. Duke ikur nga ky realitet, pershkruesi zbulon këtë duke dal si origjinal nga frika e zbulimit të këtij realiteti.

Libri nuk ka problem me elitën politike, përkundrazi është në sherbim të tyre, madje është vaji më kualitativ për ta rreshqitur sa më leht eliten politike andej nga nuk duhet.

Po lexoj : 

Përkundër frymës së turmës që na ka kapluar, përkundër klithjeve histerike të shpirtërave të trazuar dhe mediokërve, libri edhe një herë na tregon për dashurinë e Nexhmedin Spahiut për kombin shqiptar. Ai këtë nuk na e thotë sepse dashuria ndaj kombit është sikur qetësia – sapo ta përmendësh, zhduket. Mirëpo, ajo pulson në tërë shkrimet e këtij autori origjinal.

Xun Çetta: Nuk po shohë turma aq të trazuara e as shqiptar të trazuar e medioker siç thuani ju të cilët po merren kaq shumë me librin tuaj o miku im Nexhmedin Spahiu...Kombi këto ditë ka tjera telashe, është futur, apo më mirë të themi e kanë futur në një situatë ku vetëm mjegull u duhet atyre të cilët duan të na lënë në mjegulla historike.

Po lexoj :

Lexuesit që mund t’ju jenë mbushur veshët nga zhurmat kakofonike e pa përmbajtje, do të binden se Nexhmedin Spahiu e do kombin shqiptar. E do shumë sepse, në mes tjerash, e njeh mirë atë. Dhe, sikur ka thënë i urti, bëhu i ditur që të jesh i lirë, Spahiu është i lirë. I lirë ta dojë kombin e vet, në mënyrën e vet. Megjithatë, kjo s’do të thotë aspak që duke dashur kombin shqiptar, të mos e duam kombin kosovar, që sa ka dalë nga inkubatori dhe po bën hapat e parë. Për analogji, vëllezërit e duan njëri-tjetrin, po vjen koha e dalin secili në shtëpinë e vet dhe vazhdojnë të jetojnë, zhvillohen e prodhojnë vlera, tanimë nga dy njësi. (shih shkrimin “Kombi shqiptar nuk është zbehje, por është forcim i shqiptarizmës”, faqe 35)

Xun Çetta : Të gjitha kombet e zhvilluara në botë na qenkan ndarë dhe bërë shumë kombe ( shumë shtëpi vëllëzërish) A qendron kjo Nexhi?

Nexhmedin Spahiu 10.7.2014 :

 


Xun ti ke nje problem si gjithe ata qe kane mesuar ne shkollat shqipe ne Kosove e shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore: Nuk e kupton cka eshte kombi. Po ta pyesesh Rexhep Qosjen, Kristo Frasherin, Ismail Kadarene apo te tjere se ku eshte dallimi mes etnise dhe kombit ata te thone se jane fjale sinonime si me thane i bukur e i hijeshem. Ata nuk kuptojne se cfare eshte kombi. Kur flasin kombi, ata mendojne ne etnine. Kombi shqiptar nuk po ndahet as nuk po copetohet. Shqiptaret e Kosoves kane qene minoritet (kombesi) nuk kane qene kurre komb, tani qe kane deshmuar se mund te bejne shtet jne bere komb. Nuk kane nevoje me ndrru as gjuhen as gjakun, as me heqe plisin po thjeshte me mbajte gjalle shtetin. se cdo shtet ka pronarin e vet. E kombi eshte pronari i shtetit. Pa qene pronar shteti nuk mund te jesh komb. prandaj ata qe jane kunder kombit kosovar jane kunder shtetit te Kosoves, kunder perparimit te etnise (popullit) shqipatar.

Xun Çetta : I nderuar Nexhmedin

Unë, ka kohë që kur nuk pajtohem të thirrem, po as të më thirren të tjeret në emer të emrave të mëdhenj, madje nganjëherë edhe emrat e mëdhenj me dalin të vegjël, shumë të vegjël në punë të mëdha.

Nexhmedin, mik i nderuar, më trego sa vite qendroj i ndar kombi Gjerman, si u qujt pjesa tjeter e atj kombi të ndarë , si dhe më trego pse kaq vite, kaq mund, dhe kaq para dha ajo që më në fund ta bashkoj kombin Gjerman ?. Të rralla jan kombet e ndara të mos ken perfunduar në luftë kundër njëritjetrit si shtete, pikërisht pse ajo është loja politike për ta shkatrruar një komb në një territor të caktuar.

Nexhmedin i nderuar, kur ne kërkonim Kosovën Republikë në kuader të ish RSFJ-së, ne, thirreshim në të drejten e dy republikave të dy shteteve brenda një kombi duke marr si shembuj : Dy Jemena, dy Koreja, dy Gjermani etj të mos i numëroj tani të gjitha më radhë . Mos harro Nexhmedin se atë kohë, të rënd për ne , për Kosovën Republikë , nuk dëgjoheshin zërat që sot janë ithëtar të shumë shteteve shqiptare në Ballkan, madje tani edhe ithtarë të kombeve të shpifura. Nexhmedin, mik i nderuar, problemi po sillet si të manipulohen gjeneratat e reja dhe te mos kuptojn se kush çfarë beri dje e çfarë po bënë sot...

Mos harro faktin, se tash sa vite dy Koretë janë në gjendje lufte mes veti. Nuk po zbuloj sekret nese them se pas pak vitesh synohet që duke i lënë dy e më shumë shtete Shqiptare më dy kombe, njeri i shpifur, pra ky Kosovar, si të tilla neser të i qojn në luftë mes veti deri në pretendime territoresh e si shkallën më të kapshme kan përgaditur Tropojën si territor Dardan. Tropoja është dhe ruhet si poligon krizash tek ata që montojn luftëra ndërshqiptare...Mitrovica, sikur nuk na ka mbushur mend se si ruhen pikat e ndezjës së fitilit në momente të caktuara, ose të pakten, kriza të perdoret për kushtëzim politik...

Nëse si komb, më shumicë ishim të krishter dhe fatet e tilla historike më kundërshtar rreth nesh na bënë që shumica apsolute e kombit tonë, aktualisht ti perkasim besimit Islam, pse tani pas kaq deciniesh apo shekulli, pikërisht po këta kundershtar deshen të na ndezin luftën fetare për të na nxitur që serish ti kthehemi krishtërimit ?. Përgjigja është tepër e qartë : Duan që historikisht, ne të sillemi nga problemi në problem dhe kurr të ngritemi si komb.

Ata të cilët sot, për hesape të huaja duan kombin Kosovar, pas ca decenie, taktikisht më agjenturat e veta do të na nxisnin që më luftëra ti kthehemi origjinës sonë kombëtare, pra atij Shqiptar, jo për të miren e kombit tonë, por për të mos na lën të marim rrugën si komb i zhvilluar... Nexhi, të mendojm dhe konstatojmë sakt se kush nga ne, çfarë po bën dhe kujt po i shërbejm?. Nexhmedin, mik i nderuar, unë nuk jam historian, por kam mësuar histori dhe përjetuar aq sa ta di sakt, se kur mund të i sillët dem historisë së popullit tonë dhe kur mund ta shpetojmë atë nga kjo e keqe...

Nexhi, nuk me befason mjegullimi i këtyre gjërave para masave popullore derisa kanë mjegulluar edhe daljen e qeverisë legjitime të këtyre zgjedhjeve që sapo lam. A e sheh se si edhe sot në objektet e kuvendit apo zyra tjera, ishin në mjegull politike, juridike e morale ?

Nexhi, unë nuk jam politikan aq sa jam veprimtar i cili nuk lejoj që në emer të politikës dhe diplomacisë, ta rëndojmë fatin e popullit dhe historisnë e kombit tonë... Nexhmedin, shpresoj të me kuptosh për aq sa po lodhi kokën të ju kuptoj dhe mos ju humbi si mik e veprimtar, ngase rruga e hidhur përfundimisht po na zgjatet.

Luzern 10.7.2014

Miqësisht Xuni

Nexhmedin Spahiu 10.7.2014 :

O Xun, ti po flet tere kohen per etnine e jo per kombin. Keshtuqe po e marre qe ti nuk e kupton nocionin komb, Ti etnine po e quan komb, dhe metutje une krejtesisht pajtohem me ty .

Pajtohem qe nuk ka etni qe quhet etnia kosovare. Pajtohem qe ka nje etni gjermane etj

Ne historine boterore vetem nje komb eshte shuar e ai eshte kombi gjermano lindor qe eshte shkrire ne kombin gjermano perendimor.

Por kombin gjermano lindor kurr nuk e ka njohur si komb kombi gjermano perendimor, por vetem si territor te pushtuar

Dallimi esencial eshte se Shqiperia e njeh Kosoven.

Sot 11.7.2014

Xun Çetta ora 7:12.MD

Nexhmedin, mik i dashr, edhe territoret, rrugët, urat, parqet, sheshet, komunat e gjithëçka tjetër në Kosovë po donë ti ndajn në baza etnike, e që për mua janë në baza nacionale, pse? kush po punon në keto politika, kujt po i konvenon kjo ? Nese Shqipëria politikisht ka njohur Shtetin e Kosovës, ajo akoma zyrtarisht nuk ka njohur kombin Kosovar dhe as që do ta bënë ndonjëhere këtë njohje ashtu siç Gjermania kurr nuk ka lejeuar të bëhën dy kombe brenda kombit të tyre. Nexhi, nuk është shuar kombi,,Gjermano lindor" ngase nuk ka egzistuar kurr si komb o Nexhi. Kanë qenë dy shtete por jo dy kombe Gjermane, komb ky i cili ngjajshëm më Shqipërinë kufizohet më pjesë të kombit të tij. Pjellja e kombeve në formen si parasheh ti aq leht dhe pa pasoja është në funksion të shuarjës së kombeve gjë kjo e cila edhe ashtu nuk pritet të ndodh kurrë, Kombet herëpasherë dobësohën duke pësuar evolim civilizimi të globalizmit njerëzor por jo se kjo i rrezikon ato si kombe përkundra ndehmojn kombi kombin si dhe, kombet më së shumti dobësohën deri në pësim historik, kur ngrihen nacionalizmat falso vetem pse në momente të caktuara krizash duan të improvizojn nacionalizëm dhe si falco që dalin, ata kalojn kufitë normal dhe thejn qafen në shoveizëm vetëm e vetëm për ta fsheh jo nacionalizmin e tyre. Mik i nderuar, tani sapo erdha nga puna, shpresoj të degjohemi e deri atëhere ju përshëndes dhe uroj gjitha të mirat.

Nexhmedin Spahiu ora 7:15.MD

A ka qene Gjermania Lindore anetare e Kombeve te Bashkuara?

Xun Çetta ora 7:20.MD

Nexhi, tani po flasim për kombet e jo për shtetet si dhe po të jesh shtet nuk do të thot si mendon ti që apriori duhesh të jesh komb i pjellur për hirë të shtetësisë si fatë politik ky. Tani po fillojn lajmet dhe me vjen keq pse nuk po komunikojm drejtperdrejt derisa paske qenë në lidhje.

Nexhmedin Spahiu 11.7.2014

O Xun a eshte OKB organizate e kombeve a e shteteve?

A do te thote apo nuk do te thote kete nuk e kemi zbuluar as une e as ti.

A duhet qe shqiptaret te operojne me nocione si gjthe bota apo duhet te perdorin ndonje logjike qe nuk e perdore askush ne bote.

Xun Çetta ora 8:41.MD

Nexhi, çuditërisht perjetoj gjëra të cilat vështirë ti them tjetrit, po është e pa besueshme kjo...Si njeri më telepati të theksuar që njihem, më beso, sapo kalova para televizorit ku po fillonin lajmet, më u kujtua kjo që veq më paske shkruar. Më beso mik, se më zë po i thosha vetes sa edhe djalin tim e befasova më këtë rast duke thënë: Uaaa si harrova ta parandaloj Nexhin që të me kapet tani në emrin OKB, dhe ti them se, jo gjitha kombet perfaqsohen në atë organizatë apo institucion ndërkombëtar. Mos ta zgjati tani, ngase edhe vet u befasova në momentin sapo ju lexova në po këtë pikë. Nexhi, kemi mjaft kombe të cilat nuk përfaqsohen në këtë organizatë nderkombëtare pikërisht pse akoma nuk kanë bërë shtetin e tyre. Besa ka edhe shtete të fuqishme, madje më stabilët në botë e që nuk jan anëtare të OKB-së...Jo pse nuk duan të shkojn më komb të pjellur por pse janë bërë faktor dhe qesin kushte për të u futur në këtë organizatë. Ah po si nuk po më premton koha ta vazhdoj më gjatë, por të mos perzihem në politikat e shteteve të cilat shumë mirë i dinë punët e veta. Nexhi shëndet se paskam edhe një telefonatë...

Xun Çetta ora 10:27.MD

Nexhmedin, ti, pas kaq kohe po shohë se nuk paske qenë në lidhje, unë sapo u ktheva. Ti e din se pabesinë e urrej, e urrej tepër keq, nuk do të ishte krejt pabesi, por era do i vinte diçka kështu po ta publikoja këtë komunikim tonin i cili nuk e di pse me erdhi si komunikim më vlerë për opinion, komunikim më kulturë dhe të merret si shembull se si trajtohen problemet dhe në të njejtën kohë mos ta humb miku, mikun. Nuk po bëj shaka por sinqerisht do doja të ma japish të drejtën që ta zgjedhi mënyerën se si ta publikoj këtë formë trajtimi të problemeve shoqërore, politike e pse jo edhe jetike për kulturën e komunikimit. Publikimi pa lejën tuaj, do të ishte paburrëni e madhe…

Xun Çetta : Përshëndetje Nexhmedin, po si je more burr, si kalon, familjen, vet krejt si jeni. Ju lexova se kishe qen tek Sabrim Maxhuni-Novosella, po si kaluat drekën me Hafiz Gagicën pash nderën ? Debate nga më të ndryshmet kish pas siq thot Hafizi.

Xun Çetta Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gifora 8:46.: Tash jemi drejtperdrejt more burrë, përgjigju.

Sot e dielle 13.7.2014

Nexhmedin Spahiu : O xun, facebook-un e hape shpesh djali im 11 vjec dhe ti kujton se jam une

Xun Çetta : Nga 11 vjeç djali u bëft 101 dhe u rritë më prinder. Nexhmedin, sinqerisht tashmë më është ngul në kokë që ta zgjedh motivin e mirë dhe ta bëj publike komunikimin tonë të fundit rreth temës krejt ashtu si kemi debatuar. Po ma pelqeve këtë, unë do isha i kënaqur ta publikoj si shembullin më të mirë për komunikim. Është më vlerë për ndikimin e mënyrës së komunikimit po edhe vetë tema është për lexuesin tonë aktual. Ma lejo që të ndihem mirë.

Nexhmedin Spahiu 13.7.2014 :

Mire xun

*     Xun Çetta 13.7.2014 ora 8:44 :

*     Nexhi, je ti apo djali në këtë lidhje ? Kjo mirë Xun, a ma jape të drejten ta pergaditi publikimin i cili e di se po del i mirë dhe më vlerë apo jo?.

Beschreibung: https://fbstatic-a.akamaihd.net/rsrc.php/v2/y4/r/-PAXP-deijE.gif Nexhmedin Spahiu13.7.2014 ora 10:43:

Po, po

Xun Çetta  14.7.2014 -0030 h

FLM i nderuar Nexhmedin, nuk do ta publikoja kurr po të mos ma epje të drejtën ngase e konsideroj si ligësi, jo e konsideroj, por është ligësi të publikohet nga mesazhi privat. Unë në botimet e mia të ardhshme gjithësesi do detyrohem të furnizohem pjesërisht edhe nga mesazhe e letra private, por nuk është e ndershme të keqperdoren ato të deformuara dhe jo brenda kohës sapo komunikohet. Vite më pas,  gjithësesi kanë vlerën e vet botimet e perziera edhe më letra private dhe kjo nuk është shkelje e kodit moral. Shëndet Nexhi.

Për fund :

Publikuar më lejen e Nexhit dhe jo krejt pa qellim kjo, ku ka edhe po kaq arsye të sqarohet akoma më shumë mbi temat të cilat po prekën por nuk po trajtohën lirëshëm e pa konflikte ato.

Luzern 14.7.2014

Xun Çetta

-----------------------------.

PS.

Gati gjitha ato që me mbeten pa ja thënë z. Spahiu, ja i keni këtu ku ja thot z. Shkëlzen Maliqi të cilit i japi të drejt në këtë debat mes tyre. Më vjen keq pse krijohet hapësira që ti kemi publik vetem këto rryma politike, por nuk harroj faktin se fajtor jan ata të cilët nuk shkruajn, nuk lexojn dhe vetem me bindje të pa shprehura madje kurr të shkruara mendojn se po kontribojn.

Nexhmedin Spahiu 29.8.2014 Dje në orën 1:53.MD·

Linku :

DEBATI MES SHKELZEN MALIQIT E NEXHMEDIN SPAHIUT RRETH KOMBIT KOSOVAR!

,,Bota Press”29.8.2014-

http://www.botapress.info/index.php/aktuale/item/11025-debati-mes-shkelzen-maliqit-e-nexhmedin-spahiut-rreth-kombit-kosovar

Sh.Maliqi: Është keqkuptimi dhe keqintepretimi i nocionit komb që shkakton konfuzion. Termi ‘komb’ vërtetë është i barazvlefshëm me termin në anglisht ‘nation’, ‘nationality’, dhe nënkupton të gjithë ata që jetojnë në një shtet pa marrë parasysh se çfarë është prejardhja e tyre etnime. Në këtë kuptim kombin kosovar do të duhej ta përbënin të gjithë ata shtetas të Kosovës, përfshirë këtu pos shqiptarëve etnikë, edhe serbët etnikë, turqit, romët etj. Por, në përdorimin e gjatë shekullor me termin komb janë vetëquajtuar të gjithë shqiptarët si etni dhe popull, dhe ata e konsiderojnë me të drejtë se janë të një kombi kudo që jetojnë - në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, apo në diasporat e shumta.

Sipas logjikës të atyre që thonë: Pasi që Kosova është një shtet i ri, duhet të ketë edhe një komb të ri kosovar; kombi shqiptar ekziston vetëm në Shqipëri; në Maqedoni shqiptarët do të duhej t’i konsideronim me kombësi maqedonase; ata në Preshevë si serbë dhe kështu me radhë… Kosovarët e të gjitha etnive ose kombësive do të pranojnë që të quhen shtetas të Kosovës, por jo edhe që serbit t’i imponohet që të ketë kombësi kosovare. Edhe shqiptari i Maqedonisë nuk kundërshton që të jetë shtetas i Maqedonisë, por jo edhe maqedonas si kombësi. Narrativi i disa intelektualëve në Kosovë projekton kombësinë, madje edhe gjuhën kosovare, që do të duhej të veçohej nga trungu shqiptar. Mendoj se kjo është tendencë absurde. Pasi që historia na ka bërë pikë e pesë, ata duan që edhe kultura të bëhet pikë e pesë.

N.Spahiu: Shkelzen Maliqi, njësoj si Boris Tadiqi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përpiqet ta mohojë ekzistencën e Kombit Kosovar. Për ta mohuar ai bën një truk që nuk e ha asnjë njeri me dy ditë shkollë. Maliqi me Komb Kosovar definon gjithë shtetasit e Kosovës, e pastaj përpiqet të dëshmojë se gjithë shtetasit e Kosovës nuk përbëjnë komb. E para. Kombi Kosovar është definuar para 20 viteve nga autori i këtyre rreshtave dhe në shkencë të drejtën e definimit e ka ai që e zbulon i pari. Kombin Kosovar nuk e përbëjnë gjithë shtetasit e Kosovës, por vetëm shqiptarët e Kosovës. Për më tepër, jo vetëm Nexhmedin Spahiu para 20 viteve, por njësoj si Nexhmedin Spahiu e ka definuar edhe Marti Ahtisaari para 7 viteve me Planin e tij gjithëpërfshirës. 

Sikur gjithë shtetasit e Kosovës të përbënin kombin kosovar atëherë Ahtisaari nuk do t'i definonte minoritetet në Kosovë dhe të drejtat e tyre.
Kosova ka bibliotekën kombëtare, teatrin kombëtar, televizionet kombëtare, kombëtaren në futboll, etj. Ka poashtu partitë kombëtare të cilat për dallim prej partive të minoriteteve duhet të fitojnë mbi 5% që të futen në Parlament.
Një truk si ky i Sh.Maliqit mund t'ishte ky në vijim: Bora nuk është e bardhë. Pse nuk na qenka bora e bardhë? Sepse unë qenin tim e quaj bora dhe ai është i zi.

Sh.Maliqi: Renani thote se kombi eshte plebisht I perditshem. Nuk e shpall ate asnje Nexhi teori e as Ahtisari... Le të mbledh Nexha teorikisht edhe 1 million nenshkrime per kombin e tij, ja njohim, por prape do të mbeteshin teorikisht 1 million të tjere qe nuk do të jane me te. Ku mbeten keta? Kosovar me shtetesi po, ama me kombesi cilet jane? Debat koti eshte ky. ceshtje e definimit të nocioneve. Ate cka Nexha mendon se duhet të quhet kombi kosovar, eshte shtetasi Kosovar, dhe kaq.

N.Spahiu:  Qe kombi eshte nje koncept fluid e pranojne pothuaj të gjithe teoricienet e kombit. Po kjo nuk ka të beje me ate se a ekziston nje komb apo jo. Fakti qe qe nuk gjenden 1 milion kosovare qe pohojne se i takojne ketij kombi, nuk d.t.th se ata nuk e ndjejne veten si të tille. Foshnjet nuk deklarojne se jane foshnje po ne e dijme se jane foshnje dhe ato e ndjejne ekzistencen e tyre. Edhe kombi kosovar eshte ne foshnjerine e tij kulturore, arsimore e politike, por kjo nuk do të thote se nuk ekziston ky komb. Mua po me brengos fakti qe nje njeri me pretendime intelektuale si ti leshohesh ne argumentime të cilat unë qe 20 vite rresht i kam trajtuar. Shihet qe nuk i ke lexuar dhe ti ke drejt të mos i lexosh, por eshte jo serioze të merresh me nje teme aq shkarazi duke mos lexuar paraprakisht ate cfare eshte shkruar me pare per temen ne fjale.

Sh.Maliqi: Shkencatar se jo mahi! Po thote Nexhi: unë e kam zbuluar kombin kosovar para 20 vitesh dhe e kom të drejten edhe me e definue kombin! Shih tash pasojat e zbulimit gallate: shqiptaret e Shqiperise i ka zbulu dikush tjeter para Nexhit, p.sh. Frasherrit, Konica a ndonje tjeter, dhe ata jane komb me tapi dhe autoresi, nuk i pyet me askush ata të Shqiperise se cfare identiteti kane. Dhe dalin tash edhe kosovaret të vecante me komb, sepse Nexhi e paska me tapi të drejten e autorit. Po shqiptaret e mjere të Maqedonise cili komb jane? Ndoshta Nexhi e ka zbuluar prej teorive me të hershme se ata nuk jane komb, por vetem pakice kombetare. Dhe ketu shtrohet pyetja: e cilit komb? Atij shqiptar, apo kosovar? E njejta vlen edhe per ata të Lugines se Presheves, Malit të Zi dhe Camerise, qe deklarohen shqiptare, por nuk jam ne dijeni se mos edhe per ta jane paraqitur zbulues të tipit Nexhi qe ua paracaktojne identitetin.

N.Spahiu:  Shkelzen Maliqi  prap po shtron pyetje qe unë i kam dhene pergjigjie kahere. Obligimi ndaj pakices shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi, Serbi etj. i takon njesoj si kombit shqiptar si atij kosovar. Valle a nuk i ndane n të njejten shume parashe (nga 50.000 euro) per Presheven, si Edi Rama si Hashim Thaci. Keshtu edhe duhet të veprohet, vetem se eshte dashur qe të dyte të jene me dolelire ne kete drejtim.

Sh.Maliqi: O Nexhi, nese nje dite shqiptaret ne Maqedoni, qe ne qytetet dhe trevat ku jetojne nuk jane pakice, arrijne qe të bejne nje autonomi e pastaj edhe republike të veten, - kete edhe e synojne atje do forca politike - a do të behen edhe ata "obligues" ose kujdestar per pakicen shqiptare ne Presheve? Dhe si do të quhej ajo pakice? Mos shqiptaro-kosovaro-iliridase? Pse po komplikon ate qe eshte e thjeshte: unë jam si edhe ti kosovar me shtetesi, s'kam asnje problem me kete, besoj se do të ndihem si fan i perfaqesueses se Kosoves ne futboll nese do të ndeshej me ate të Shqiperise, por mos ja mvesh "kombesine" cdo kufiri qe i ka ndare shqiptaret gjate historise. Ate qe religjioni nuk ka arritur ta beje, pse duhet ta bejne kufijte dhe emertimet sipas teritorit të kombeve qe qenkan, sipas teje të "zbulueshem", pa qene të vetedijeshem per kete ata qe "zbulohen" si komb i ri. Mos ka qene Kosova me pare nje xhungell si ajo e Amazones, ku eshte dashur të paraqitesh ti e ta zbulosh kombin e ri kosovar?! Cka kane qene kosovaret para "zbulimit" tend? Si e kane quajtur dhe ndier veten? Dhe pse duhet të kete dy a tre a pese identitete kombetare nga nje substrat shqiptar; nje "origjinal" ne territorin e cunguar qe u quajt Shqiperi apo Albania, dhe disa identitete të shkeputura prej ketij trungu etnik, e qe emertohen sipas territoreve ky jetojne (Kosove, Maqedonia Perendimore, Presheva etj)? Shume mire qe ti paske vetebesim shkencor të larte dhe po na bombardon me zbulimet epokale, por kjo ceshtje nuk eshte si ato garat kush ka ardh i pari ne nje cak. Je shume qesharak me keto insistime se ke qene i pari qe e ke thene nje teze. Po cka nese ajo eshte pa lidhje, të mos them lajthitje, a budallaki? Puna eshte qe të sqarohet saktesisht cka eshte kombesia dhe cka shtetesia, të pajtohet semantika me ontologjine, e edhe të respektohet nje perdorim shekullor të nocionit "kombi shqiptar", per të gjithe shqiptaret ne trevat ballkanike e me gjere. Per vecantine e identitetit kosovar nëse bash insiston mund të shpikesh ndonjë termin specifik, por mos e përziej me termin komb, nu, të del zbulimi, nuk je askund.

N.Spahiu:  Tezen time, sikur edhe të çdokujt tjetër, ke të drejte ta diskutosh, ta pranosh apo ta mohosh, por nuk ke të drejte ta shtrembërosh. Ti pikërisht e ke bere ketë. Ti ne fakt nuk po mohon atë cfare unë definoj si komb kosovar, por po mohon atë qe vete po e definon si komb kosovar. Po e bene të njëjtën gjë si Rexhep Qosja, Agim Vinca, Mehmet Kraja e shume të tjerë. Po e kërkon gjilpërën aty ku ka drite e jo aty ku është gjilpëra! Ti nëse do të kundërshtosh ekzistencën e kombit kosovar duhet të lexosh gjithë librat e artikujt qe janë shkruar pozitivisht për ketë teze e pastaj të shtosh argumente të reja dhe të ndërtosh gjykim të ri. Por ti vazhdimisht jep argumente dhe shtron pyetje ne të cilat është dhëne përgjigje shume vite me pare. Nuk je i pari qe kalon nga ekstremi ne ekstrem qe kur kupton se kombi nuk qenka etnia thua që atëherë kombi na qenka shtetësia. Kombi është nocion shume ma kompleks. Tani po të përgjigjëm ne atë se nëse shqiptarët e Maqedonisë krijojnë shtetin e tyre të njohur ndërkombëtarisht, atëherë ata nga minoritet ngritën në komb, siç ka ndodhe edhe me shqiptaret e Kosovës. Nëse nuk e ke ditur, etnia gjermane, bene jetën e kombit ne 4 shtete: Gjermani, Austri, Luksemburg dhe Lihtenshtajn. Etnia gjermane bene jetën e minoritetit ne Poloni, Ceki, Hungari, Sllovaki, Rusi, Kazakistan etj. Etnia gjermane është pjese integrale e kombit Zvicran, Amerikan, Australian, Kanadez. Para se të shtrosh pyetje të tjera është mire të lexosh 8 librat e mi, i ke ne bibliotekën kombëtare ne Tirane. Unë nuk them se nuk mund të kundërshtohen tezat e mia, por jo me cektësinë qe ti i qasesh këtij problemi.

Sh.Maliqi:Nuk po shtremberoj unë asgje, po vetem po shtroj pyetjen a mund të kene shqiptaret nje identitet dhe emer të perbashket, sic mendon shumica dermuese e tyre se e kane, duke e konsideruar se jane të nje kombi. unë e di dhe ta kam thene se nocioni komb zberthehet edhe ndryshe, sepse ne SHBA të gjithe me shtetesi amerikane bejne pjese të kombi amerikane pa marre parasysh perkatesine etnike. Keshtu edhe zviceranet e kane perkatesine kombatare mbi ate etnike, edhe pse me gjelozi të madhe e ruajne edhe specifikat etnike dhe gjuhen e tyre. Me gjermanet si etni eshte ndryshe, sepse kane krijuar disa shtete me tradite të gjate, dhe tani disa prej tyre ndihen si austriak etj. Ndoshta edhe Kosova nje dite do të behet si Austria, por ajo dite me duket shume larg. Dhe ka edhe dicka tjeter; jo vetem ne rastin e Kosoves hasim me perdorimin specifik dhe të rrenjosur të nocionit komb ne kuptimin qe eshte i kundert nga ai qe i jep tij, dhe I cili nuk shkulet lehte as nga mendjet, as nga fjaloret e as nga mijera e mijera libra dhe artikuj qe jane shkruar. Pra, ti je ai qe injoron nje kuptim shume të perhapur dhe perpiqesh, nuk je I vetmi, jane edhe disa kalores fanatic të kombit Kosovar, qe nocionit komb ti japesh kuptimin me të ngushte dhe strikt, Ne fjaloret standarde, ashtu edhe të shqipes, ka shume fjale qe emertojne njekohesisht entitete dhe fenomene të ndryshme, dhe eshte dhune ndaj gjuhes por edhe realitetit nese tentosh qe ta pastrosh gjuhen nga sinonimia dhe percaktohesh ose shpik nje kuptim, dhe të tjerat kuptime I eliminon, ndonese4 ne praktiken sociale ato mund të jane dominuese. Kush dhe cka shtremberon sqarohet ne kete pike. Duhet të mendosh per konfuzionin qe po e shkakton insistimi yt ne nje perkufizim të ri të nocionit kobm qe prek bindjet, emocionet dhe preferencat e miliona njerezve. Pastaj, cka eshte ky komoditet qe nocioni Kosovar të rezervohet vetem per shqiptaret e Kosoves, dhe jo edhe per serbet, turqit dhe të tjeret qe jetojne ne Kosove? Cdo banor rezident I Kosoves eshte kosovar, nderkaq qe kombesine e konceptojne ndryshe, e dine se jane shqiptare, serbe, rome etj. unë kam zhvilluar para disa vitesh nje polemike me Fatos Lubonjen mbi kete teme, sepse ai mendonte se shqiptaret (por edhe etnite tjera rezidente) jane komb vetem ne Shqiperi, por jo edhe ne shtetet tjera, ne Kosove I perkasin kombit kosovar (si edhe etnite tjera ne Kosove), ne Maqedoni kombit maqedon... Po hajde bindi serbet e Kosoves ose shqiptaret ne Maqedoni, se I takojne kombit kosovar ose atij maqedon! Ne teorine (post)moderne eshte shume e perhapur ideja se kombet jane bashkesi të imagjinuara ose të konstruktuara, dhe ti me shpikjen tende edhe mund të pretendosh rolin e atij qe po e konstrukton nje komb të ri, por ama verejta ime eshte se të mungon bashkesia dhe bashkemendimtaret qe kete konstruksion do ta benin realitet. - me kete po I jap FUND ketij debati, pa i lexuar 8 librat e tua, me bindjen se nuk do të humb asgje.

N.Spahiu:  Pas këtij sqarimi vërtetë nuk ka me vend për asnjë debat. Kur fillon paragjykimi debati është i kotë. Ti po paragjykon se a humb apo nuk humb nga leximi i librave të mi. Gjykimin (të drejtë apo të gabuar) mund ta jepje vetëm nëse i lexon librat.

Që unë po atakoj një shkollë të instaluar që 70 vite në Kosovë e Shqipëri, jam shumë i vetëdijshëm që mise 20 vjet, por ky është misioni im. Ato qe ti thua për kombin dhe shtetasit amerikanë nuk qëndrojnë. Nuk ka qëndruar shenja e barazisë mes shtetasve amerikanë dhe kombit amerikan e as nuk qëndron as tani edhe pse tendenca është të afrohet. Tek e fundit, para se t”i lexosh librat e mi të kisha sugjeruar qe t”i lexosh, ata që disa prej tyre ti i ke lexuar në interpretim të të tjerëve, por nga reagimi yt shoh se nuk i ke lexuar direkt. Ja lista e sugjeruar: Johan Gotlib Fihte (1762-1814), Ernest Renan(1823-1892), Emil Durkheim (1858-1917), V.I. Lenin (1870-1924), Mustafa Kemal Ataturk (1881-1938), J.V.Stalin (1878-1953), Edvard Kardel (1910-1979), Karl Dojç (1912-1992), Erik Hobsbaum (1917-2012), Ernest Gelner (1925-1995), Miroslav Hroç (1932-), Benedikt Anderson (1936-), Antoni Smith (1939-), Urs Altermat (1942-), Frensis Fukujama (1952-), Roxhers Brubaker (1956-), Vil Kimlika (1962-) etj.

Lexo 339 times

Published in Aktuale

--------------------------------------.

Prap telepatia :

Ma paskan parë plisin mbi vitrinë dhe e paskan lexuar se sa në rrezikë po shkon fati i kombit shqiptar ! kështu nuk arsyetohet gjoja dalja në mbrojtje nga dëmet që u shkaktuan tash sa vite:





------------------------------.
--------------------------------.
Nexhmedin Spahiu fb 25.8.2014-

Kombi Kosovar eshte definuar para 20 viteve, ate nuk mund ta definoje Shkelzen Maliqi sot

Linku në facebook:

https://www.facebook.com/nexhmedin.spahiu.3/posts/782249328461902?comment_id=782358695117632&offset=0&total_comments=10