Politikë PDK, më veprimtar të dëshpruar dhe pa forcë të cilët kanë mbetur aty, kockë e fortë do jenë e cila do i mbetet në fyt jo vetëm kooalicionit opozitar pas zgjedhor e cila pretendon qeverisjën e vendit, por kockë e pa thyer do të jetë edhe për vet z. Hashim Thaçi i cili do duhet pergjigjur atyre për shumë çka, e kryesisht për humbjën e vlerave në parti.

Vendi, vërtetë po thellohet në kriza politike, jo si pasojë e kontestimit të rezultatit të këtyre zgjedhjeve por si pasojë e ndarjës së kulaqit ( pushtetit) !!!. Krizën e tillë po e shkakton jo kultura politike, inatet, lufta e ashpër për pushtet, jo zbatimi i kushtetutës edhe ashtu më defekte çfarë është ajo, si dhe, jo pak fajtor është faktori nderkombëtar i cili po fuqizohët në Kosovë, falë po këtyre krizave...

Nuk mundet Ramushi, eventualisht neser kryeminister, të rezistoj përball kockave të dëshpruara në PDK të cilët nuk i mungojn edhe brenda partis së tij, për ta paralizuar qeverinë Haradinaj. Këtë gjë, e them dhe e di mirë se sa të gatshëm janë ata bashkë që të investojn në fakte për ta kompromentuar Ramushin .

Nuk do mundet Ramushi, eventualisht neser kryeminister, ta mbaj fjalën për mbrojtjën e kishave dhe manastireve të privatizuara në shtetin tonë, privatizim ky, mbi baza nacionale e jo fetare dhe shtetërore, derisa faktori ndërkombtar tash sa vite nuk po don ta garantoj urën e qytetit të ndar, ta zhbllokoj dhe mbroj atë në mes qytetit. Mos besimi i qytetarëve tonë shtohet kur kjo e keqe me qytet të ndar, mund të vazhdoj për ta kuptuar edhe qytetari më i thjesht se kjo po ndodh për hesape politike, po ndodh për të mbetur ky qytet si mundësi apo donator i krizave të reja në vendin tonë...Nuk zgjidhet problemi kështu edhe pse zgjedhin rrugëdalje nga kriza për bërjën e qevesisë, nuk zgjidhët problemi kështu duke vetbarrikaduar kocka të forta veprimtarësh të dëshpruar të cilët siç i quajn idealist ata dhe nuk i duan në politikë.

Jo çdo zgjidhje krizash politike zgjedh problemin. Siç kam thënë edhe më parë, vendi ka zgjidhje të këtyre krizave pas zgjedhore pa u perseritur zgjedhjet të cilat jo vetëm se kushtojn për kushtet e vendit tonë por edhe na kompromentojn si shtet, jo se po kontestohen zgjedhjet, por etja për pushtet do dal tepër e vrazhd dhe pa maska për të na kompromentuar...

Ngjarjët e 11 Qershorit, pra të këtij muaji në Prishtinë, para qertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve si dhe para dështimit definitiv të Thaçit për bërjën e qeverisë më 60+1, kanë lënë një hije të keqe më ato kooalicione opozitash duke u lidhur besabesë që të mos i shkojnë Thaçit në bashkëqeverisje. Kjo e keqe, kam frikë se do ju kushtoj atyre edhe pas bërjës së kooalicionit eventual e kushtetues. Do u kushtoj mendoj unë, në momentin kur qeveria e tyre do dali në votim para shumë deputetve të dëshpruar me vrapimin e shefave të tyre për pushtet.

Kryeproblemi i zgjidhjës së këtij ngerrqi politik, është dhe po mbetet mbëledhja e kuvendit ( Parlamentit) figurativisht të themi neser, institucion ky i cili duhet ta votoj qeverinë fati i të cilës nuk dihët. Kjo seancë, e donë një kryetar kuvendi ( Parlamenti). Nëse më kushtetutë, ky post i takon partisë apo kooalicionit që ka fituar vota më së shumti dhe kështu vendosët kryetari i kuvendit nga PDK, apo ndodh e kundërta, ku edhe kryetari i kuvendit del nga kooalicioni pas zgjedhor dhe emrohet nga LDK, në momentin kur seanca mbahet më kryetar legjitim, nga ai moment kjo ligjislaturë merr formën e prer dhe jep mundësinë ti quajm zgjedhje të parakohshme në rast të dështimit të votimit të qeverisë. Këtë gjë, nuk duhet lejuar në çfarëdo rrethanave, jo, ngase perseritja eventuale e zgjedhjeve nuk do duhej lejuar të quhen zgjedhje të parakohshme, e këtë të keqe e ndalim, nëse, sa për ta kaluar atë seancë të votimit të qeverisë, seancën e kryeson një kryetar kalimtar apo i perkohshëm ose seancën e udhëheq deputeti më i moshuar, dhe pastaj pas perfundimit të votimit fillon e vijn gjërat në vendin e duhur. Nisur nga kjo, pazaret për postin e kryetarit të kuvendit duhen pushuar menjëherë derisa akoma nuk dihet epilogu i qeverisë së mundëshme. Kështu do pamundësonim thënjën se po shkojm në zgjedhje të jashtëzakonshme derisa nuk ka pas jetë legjislatura e këtyre zgjedhjeve.

Nuk jam jurist, nuk i njoh sa duhet rregullat kushtetuese të kalimit të këtij problemi, por mendja ime ka alternativa për ta kaluar krizën në mungesë të sanksionimit kushtetues të këtyre problemeve në momente krizash. E thëmë dhe e mendoj këtë, ngase përseritjën eventuale të zgjedhjeve, kurr nuk do të pranoj të quhen ato, si zgjedhje të parakohshme, më leht i quaj zgjedhje të dështuara sesa të parakohshme. Sa per zgjedhje të parakohshme, ato do ti perjetojm shpejt dhe do kuptojm se çfarë jan zgjedhjet vërtet të parakohshme Po patem mend në kokë, këto nuk do ishin as zgjedhje të dështuara, pa dallim pse ardhja e vlerave të reja në kuvend edhe kësajë radhe ka dështuar.

Kur na mësojn të huajt si të gjendëmi në raste mergjente, madje edhe duke u shkelur e drejta jonë, pse të mos gjejmë vetë këto forma më sa më pak pasoja ? vendi nuk është aq në krizë sa po synohet ta thellojnë akoma më keq atë. Ta shtrydhim mendjen vet, më bindje se do të jemi më të arsyeshëm se sa kur na diktojn të huajt, të fillojm ta çmojm dhe respektojm vetën e jo gjithëherë të na bëj pershtypje vetëm ajo çfarë na thonë të tjerët. Qeveria PDK-LDK nuk ështe as minimumi i interesit të vendit, ai është interes i politikave ndërkombëtare të cilat mjerisht kaq vite pas lufte akoma po vendosin për fatin tonë.

Këto zgjedhje , të tilla siç i kaluam,rezultati i të cilave nuk po kontestohet, siç thash më lartë , mjerisht rezultuan më jo produktivitet të paisjës së kuvendit më vlera politike. Ka pas ndëshkime të vlerave më votë, tëk jo pak emra të cilët i duheshin kuvendit, por fatmirësisht ka pas edhe ndëshkime, po ashtu më votë, të jo vlerave të vjetra politike tashmë të kompromentuara në politikë, por mjerisht siç vepron politika e mrapsht tek ne, shumë të kompromentuar dhe ndeshkuar më votën e popullit, ata arriten të ngatrrohen më lojërat e ulta politike dhe kështu të futen serish në kuvend.

Bie pyetja : Cilat ishin lojrat e ulta dhe krejt imorale në këtë mashtrim politik ?

Nga frika e rënjes së të kompromentuarve në këto zgjedhje, ata si të favorizuarit në partitë e tyre politike, të orkestruar dhe ndihmuar nga prapaskena politike e cila i dikton ata, filluan të perzgjedhin dhe nominojn nganjëhere edhe jasht rregullit kandidatura të cilat nuk janë vlerë për kuvendin e as politikë bërës, por thjesht i sjellin vota partisë për arsye dhe rrethana të ndryshme...Kjo e keqe, pa dyshim do i kushtoj vendit edhe për shumë kohë, jo vetëm pse ata emra apolitik nuk jan ata të cilët prodhojn vlera në kuvend ! por rreziku i cili nuk u evitua është se votat e të perzgjedhurve sa për votë partisë, pra teprica e votave të tyre u shpërnda për ti nxjerr nga kriza e rënijës, vet ata të kompromentuar të cilët në këto zgjedhje pësuan si individ dhe në asnjë mënyerë nuk do arrinin që më votat e tyre të futen direkt në kuvend. Pati edhe të kompromentuar tjerë të cilët u ndëshkuan më votë por kaluan direkt me votat e tyre, por sa emra të mëdhenj që ishin ata, po aq u ndëshkuan më rënjën e tyre në vota.

Kjo sa u tha më kaq pra ishte loja e ultë e radhës së fundit çfarë i bëhej elektoratit i cili sapo këndellët, prap po i luhet prapaskenë politike, e kryesisht tifozëve të sëmuer partish, të cilët parase partinë do duhej ta votojn interesin e vendit dhe vlerat politike në kuvend. Nuk do doja ta zgjati më shumë dhe të zbardhi edhe lojëra tjera akoma më të dhimbëshme çfarë jan luajtur për ta bllokuar ardhjen e vlerave politike në kuvend, si më keq bllokuan ardhjën e tyre për të u bërë pjesë e ndryshimeve reale dhe jo formale si na ndodhi edhe kësaj radhe.

Nuk kam asgjë kundër vajzës së presidentit të parë dhe të nderuar të vendit tonë z. Ibrahim Rugova, por kjo ishte viktima e parë e cila si fëmi, tashmë krejt shtalb në politikë, u muarr vetëm për ti sjell vota partisë, e jo të sillën vlera dhe përvoja politike, ku nga 35.000 a sa vota që mori ajo të cilës i duhëshin 30% më pak se sa i duheshin një deputeti të gjinisë tjetër, tani katër(4 ) hise të atyre votave e shpërndan për ti nxjerr nga rënja të kompromentuarit e politikës si dhe kështu mbisondojn lideret në emër të partisë së këtyre trukeve politike.

E mora si shembull të nderuarën dhe respektuarën Teuta Rugova ku më së paku kam arsye të jem kundër sajë dhe kështu për mes këtij rasti të garantoj se kështu ka shkuar në gjitha partitë politike, kush për mes biznesmenve e kush për mes këngëtarëve pa më të voglin sens politik, ndodh kjo ngase politikën e mbajn lideret e këtyre lojërave.

Populli, ngadale po këndellët, por akoma nuk e ka bërë syrin kokër për vendin sa e ka mendjën top për partinë e cila në vazhdimësi po e mashtron atë më lojëra politike të kurrdisura mirë.

Unë jam në kontakte të rregullta më të tillë politikaj, madje edhe më servilët e tyre të cilët u shërbejn më perkushtim dhe nuk hezitojn të më thonë: (Politika është kjo, çfarë të thëm, premtoj dhe mashtroj në mengjes, në mbrëmje nuk jam ai i atyre çfarë kam thënë !!! ). Ndryshimet reale nuk jan të lehta siç mendojm, ato vinë por më dhimbje të cilat po na kushtojnë.

Luzern 24.6.2014

Xun Çetta