Politikë

Pas zgjedhjeve të qeta e pa incidente edhe rezultati duhët te pranohet në po këtë frymë si dhe ta kuptojm faktin se edhe ky rezultat sjelli ndryshime te vogla e kryesisht në bindjën e atyre që nuk bindeshin për gabimet e tyre politike çfarë bënë.

Tash, vendit do i bënin nderë, mos vrapimi që më çdo kusht të futet kush si din e mundet në kooalicion qeveritar, një dobësi kjo e cila na është paraqitur shpesh qe te zhgenjehet elektorati më pabesinë paszgjedhore dhe premitmet e shkelura duke vrapuar pas pushtetit. Tani të mendohet mirë për mbetjën e një opozite të fortë e jo të quajtur opozitë si deri tani për të mos par hajr kurrë.

Edhe humbësit e këtyre zgjedhjeve nuk po mund ta fshehin kënaqësinë e tyre me shkarkimin e frikës që paskan pas, kush nga mos kalimi i pragut zgjedhor e kush nga mos ngritja e votës. Kënaqësia dhe pajtimi me rezultatin më së miri u pa edhe tek VV-ja kur z. Dardan Molliqaj mburrej më ngritjën e votave, praktikë justifikimi kjo e humbësit të zgjedhjeve.

Dy fjalë më disa nga ekstermistet e mendimit apo prognozimit të gabuar parazgjedhor:

1.     Shpresoj se u binden më faktin se Kooalicioni parazgjedhor është guxim politik sado i frikshëm e më dhimbje të jetë ky kooalicion. Besoj se u binden se PDK, humbjën e një pjese të elektoratit më ,,Nismen”, menqurisht po edhe moralisht e kompenzoj atë më kooalicione partish që në pamje të analistëve të gabuar dhe të ekstermistëve partish, trajtoheshin dhe quheshin parti të vogla, por ja se në momente të caktuara ato dinë të jen edhe vendimtare.

2.     LDK, pa taktikë dhe jo menqurisht filloj e lansoj propagandën gjithëandej Kosovës se si faktori nderkombëtarë po bënë çmos që në këto zgjedhje të fitoj LDK. Në heshtje, vesh më vesh bëhej kjo fushatë duke menduar se populli akoma i nenshtrohet preferencës së faktorit nderkombëtar në këto rezultate zgjedhjësh.

3.     VV-ja më këto zgjedhje, nuk është ndar keq krahasuar më çfarë i është pergaditur asaj si dhe krahasuar më paaftësinë për ti afruar dhe mbajtur idealistet e zhgënjyer më këto decenje procesesh politike. VV-ja edhe kësaj radhe është kursyer për arsye të cilat do zbardhën më vonë...

Tani, le të filloj procesi i ri, gjithësesi më pak ndryshime dhe më shumë përvaja për ata që kan pas mundësi e nuk kanë bërë asgjë. Mos bërja kushton.

 

Urime fituesve të këtyre zgjedhjeve më shpresë se të pakten 60% të premtimeve do ti mbajnë, urime humbësve të vetëknaqur më rezultatin e tyre në këto zgjedhje. Ngushëllime, shumë mergimtarëve të cilët besuan se do kemi 200.000 vende të reja pune e që nuk besohet të realizohet kjo edhe tani pas fitorës së premtuesit, e në veqanti ngushëllime për humbjën e premtuesit të 1000 Euro rrogë në Kosovë ku shumë mergimtar ishin gati të i kthehen vendit të tyre, të bindur se ajo shumë nuk u mbetet as atje ku punojn e jetojn.

Zgjedhjet kualuan, puna të vazhdoj e mos ndalemi.

 

Trubuhoc 9.6.2014

Xun Çetta