Politikë Në mengjes të hershëm dhe më rreze të kuqërremta dielli u zgjova dhe lutëm për këtë ditë zgjedhjësh. Kënga e turrecëve të këtij mengjesi, qenka melodia e vetme dhe më e mira për të startuar kjo ditë e cila shpresoj dhe uroj të jetë ditë sadopak e ndryshimeve politike. Thëm sadopak, ngase politika tek ne, akoma po vazhdon e mbetet semuerja e jetës së këtij nenqielli ballkanik. Lutja ime në këtë mengjes, e shoqëruar më këngën e turrecëve siq i mbaj mend në femiri, është që, zgjedhjët të kalojn mirë, pa incidente, të jenë fer dhe vërtetë demokratike. Imponimi i dhunshëm për të votuar dikë, ka rënë, këtë më së miri e garanton pamja e qytetit, e rrugëve dhe koridorëve të banesave çfarë kanë mbetur për plot berllog propagandistik si, broshura, kartela dhe poster të formateve marramendëse, jo postere partish politike por individësh të atyre partive

Kjo tregon më së miri se frika e tyre nuk po shprehët më me agresivitet brutal por me investime të pa parashikueshme, madje enormë në propagandë. Kjo, prap nuk është forma çfarë duhët të jetë për ta kërkuar votën, por është largë më e mirë se dhuna mbi votuesit. Viktimë politike, mjerisht prap po mbesin të ndershmit të cilët janë të pa forcë për të u perball me milionat e të pa ndershmëve çfarë kanë investuar në këtë fushatë zgjedhore edhe pse të shkurtër siq ishte kjo.

Urime zgjedhjet Kosovë, këndellje politike qytetarëve të vendit tonë.

Prishtinë 8.6.2014

Xun Çetta