Politikë Data 8 qershor, uroj të jetë edhe një hap sado i vogel drejt ndryshimeve të cilat më shumë mund e sakrifica, më durim të tepruar dhe shumë ngadale po shkojm drejt ndryshimit progresiv. Në listat e këtyre zgjedhjeve, ne i gjëjm mjaft emra kandidatësh të cilët sapo i lexon të pushtojnë ethet, të rrënqethet trupi dhe më pas, jeta politike të bëhet dramë. Kjo është goditja e parë e votuesit por ju votues/e të nderuar/a keni për obligim që të këndellëni dhe më në fund ta zgjedhni më të mirin apo më të mirën. Unë, personalisht, ka kohë që kur i kam parë synimet e kandidatëve të tillë krejt të mjer të cilët u sherbejn skenareve dhe skenaristëve të mjegullimit politik në vendin tonë . Jeta e paska kështu por ju votues/e të nderuarar/a mos u hamendëni, më dhe pa mundësi, mbisundojeni mjegullimin politik dhe votoni krejt ndryshe nga kan planifikuar skenarë të gjitha karaktereve anti vendit tonë.

Prishtinë 6.6.2014

Xun Çetta