Politikë Kur doli ,,NISMA PËR KOSOVËN”unë prita se pas dy tri dite do dali edhe një ,,Nismë tjetër”,bile sa më kujtohet në komentin tim për ,,NISMA”kam pas thën : (Nëse nuk na del edhe ndonjë parti tjetër para se ta përfundoj komentin). Sidoqoftë, kjo ndodhi pak më vonë, pra pikërisht sot 17.3.2014 kur sapo u informuam për daljën e Nenad Rashiq-it më subjekt të ri edhe pse nuk do të jetë partia e fundit kjo. Tani, krizë për parti politike vërtetë nuk ka, por kriza më e madhe është më vendos më cilën parti më ra...Beqar në këtë kuptim dhe në këto situata nuk rrihet.


Nëse z. Rashiq,  na garanton se do ti siguroj 20 ulëset e rezervuara ashtu siq na ka siguruar se subjekti i tij do të jetë i hapur për gjitha komunitetet, unë e siguroj atë se antarësimi në subjektin e tij do të jetë masiv...Po, masiv do të jetë, madje edhe emra e personalitete do të ja mësyejn atij subjekti.

Tani po i kthehëm pak edhe seriozitetit,,ozbilnost-it”(dy gjuhësia kriter-a ?)

Më intervenimin e pjesshëm në reformen zgjedhora kandidatit të pavarur iu ul pragu i fitorës për dallim nga partitë politike por edhe kjo nuk ishte më e drejta e mundëshme.

Para dy ditësh ishte një tryezë e rrumbullakët ku u trajtuan zgjedhjet dhe reforma zgjedhore. Aty me pelqej një analist i cili po mirrej vesh mirë më sistemet zgjedhore dhe pa e zgjator shumë ai tha, se për kandidatë të pavarur ka qenë e drejt të ulet pragu deri në 1%.

Unë, në projektin që kisha bërë për ta propozuar që të merret në shqyrtim për reforma zgjedhore , kisha planifikuar që nder shumë çka tjetër, në programin zgjedhor, pragun e kandidatëve të pavarur ta përcakton numri i përpjestimit të votave për ulëse të vendeve të partive politike në legjislaturen e re...Pra më sa vota vjen një kandidat partie po aq vota duhet ti ket kandidati i pavarur. Edhe të ndodhte kështu, prap kandidatura e pavarur do ishte e pa barabart kur dihen shpenzimet dhe fushata si i vetëm krahasuar më deputetin të cilin e sjell vota e partisë.

Më në fund, nëse nuk ndermerret diçka që kandidati i pavarur të stimulohët në forma tjera në mënyerë që ti përballoj konkurrencës për ball partive politike më gjithëato shuma parash, unë jam i sigurt se edhe kësajë radhe po e humbim shansin e pasurimit të kësajë legjislatur më mendime ndryshe nga çfarë sundon partia...

Unë, tash sa vite jamë në përpjekje të krijimit të këtyre vlerave ku do dëgjohej edhe zëri ndryshe nga partitë politike të cilat ashpër po diktojn votimin në seancat e kuvendit të Kosovës.

Luzern 17.3.2014

Xun Cetta

Foto-2-