Politikë Takimi i parë, i integrimit qeveritar ( Prizreni 2014 ) Ky takim i parë, i integrimit qeveritar  në shkallë më të gjërë vendi deri më sot, ishte një nismë e mirë, madje ishte suksesi i parë praktik i cili ka munguar deri më sot, pa dallim shumë nismave të dështuara që perjetuam. Ne, si deri më tani, munt të dëgjojmë komentues dhe publiciste të ndryshëm të cilët shkojnë deri në përbuzje të këtij takimi !, nuk do mungojn as prononcime politikanësh të mentaliteteve të vjetra ,,aty ku nuk jam unë, nuk ka nismë të mbarë".  Kështu e kuptova edhe prononcimin e z. Menduh Thaçi, bërë sot në këto lajme, i cili ra në nivelin më të ult, kur reagoj për ndarjen e fondeve dhe interesimin për trojet tona në luginën e Preshevës dhe më gjërë atje, e si nuk paskemi bërë interesim për mbi një milion shqiptar në Maqedoni, thot z. M.Thaçi. Ky bëri gabim edhe kur flet për dallimin e numrit të shqiptarëve, e jo të trojeve tona dhe situatat  aktuale në këto dy shtete.

Ta dëgjosh politikanin, publicistin apo komentuesin e këtij niveli vlerësues, nuk ka si të mos perkujtosh takimet  formale të Millosheviqit, Tuxhmenit, Kuqanit, Alia Izetbegovicit etj, takime këto të cilat po mbaheshin sa për sy e faqe në Karagjorgjevë, Bled etj. Ato ishin vërtetë takime kozmetike pas definimit të shkatrrimit të shtetit dhe kombit Jugosllav, e jo takime formale këto cfarë startuan sot në Prizren.
Unë, duke e zgjatur, shpesh  po e prishi dhe kështu po ngarkj lexuesit... Takimi i sotëm, qoftë vetem si foto, nese nuk pjell e keqja, mendoj dhe besoj se vetëm të mira ka si nismë e shumë pritur nga ne.

Pa komentuar fjalën qendrore të dy kryeministrave aktual, në fund fare më duhet ta thëm edhe një gjë çfarë i duhet vendit, e kjo ndonse si zakonisht, do të merret dhe trajtohet si kërkesë për të u bërë e ligjëshme më vonë:
Urgjentisht duhet gjetur një pajtim ose ,,konsenzus" që sanksionohet më ligj, ku çfarëdo marrveshje politikanesh pa dallim posteve që mbajnë,si marrëveshje më shtetet pushtuese, nese ato nuk janë marrëveshje publike, e nganjëhere edhe të shtuara për referendum, ato të mos trajtohën si marrëveshje ndërshtetërore e aq më pak obligative për paqen e lenduar neser.

Luzern 11.1.2014

Xun Çetta




Foto - 2 -Foto - 3 -