Politikë Gjithë atyre që ma uruan festën tonë kombëtare dhe tjerëve që më këtë rast po ua uroj këtë festë në po këtë kohë u them :Edhe juve urime e për shumë vite. Atyre në Kosovë edhe pse tek ju më në fund Qeveria e Kosovës,kësaj date i dha një emër si ditë pushimi e jo festive.

Mendoj se këtij vendimi të vonuar,është për të ju gëzuar. Më mirë diçka se asgjë thotë populli,por duhet ta dimë e mos të harrojmë faktin se kjo ndodhi pa vullnetin e Qeverisë ngase kjo e fundit vërejti se çfarë ishte përgatitur,jo vetëm nga V.V e as opozita por pikërisht nga njerëzit e partisë qeveritare të cilët kësaj radhe për dallim nga hera tjera kishin vendosur qe ditën festive te mos dalin në punë.

Historikisht po na përsëritët politika e dështimeve në stilin : (Kur nuk mund ta ndali,të hidhem në po atë valle dhe ta mbaj tutje këtë popull nen kontrollin tim). Kështu kanë shkuar proceset duke i ndërruar flamujt,kështu ka ardhur dhe ka kaluar lufta duke ndërruar flamujt,kështu erdhi dhe po kalon pjellja e kombit Kosovar dhe flamurit të saj. Tani jemi në procese,madje të rënda,sot kalofshi mirë ju në Kosovë si ditë pushimi dhe Shqiptarët kah janë si ditë feste. Mirë do ishte që edhe ju andej të festoni ngase as pavarësimi i Kosovës shtet nuk është më e avancuar nga ky 99 vjetor i pavarësimit të gjysmë Shqipërisë.

Ndarjeve tona në festa,u gëzohen dhe parapërgaditin ato si ndarje, vetëm ata të cilëve u pengon numri mbi dhjetë milionëshi Shqiptar në Ballkan e e nesër në Evropë. Ndarjen e ndihmojnë akoma më keq edhe ata të cilëve u premtohet pushtet lokal e krahinor më gjitha implikimet e tyre në krim ekonomik e politik. Nuk mund ta ndajmë kombin në Shqiptarë,Kosovar,Preshevar,Tetovar etj. Ky është vet krimi.

Ne vetëm kështu duke mos harruar dhe duke bashkuar festat,një ditë mund ta kemi vetëm një festë të përbashkët.

Urime dhe dëgjofsha mirë për ju andej dhe gjithë ata të cilët pranojnë urimet e kësaj natyre.

Miqësisht Xuni

---------------------------------..

Mbrëmje 28 Nëntor 2011

Xun Çetta

Më në fund,po përfundon festa e 28 Nëntorit 2011 duke festuar anë e kënd trojeve tona dhe mërgatë. U festua më mirë,madje shumë më mirë se sa isha frikësuar në mëngjes. Kosova e cila pa dallim rrethanave nuk guxon të dështoj,sot kaloj provimin në të cilin vitet e fundit kishte ngelur për vjeshtë në këtë drejtim. Sot u festua gjithandej,pati organizime në Kosovë,Preshevë dhe trojet tona në Maqedoni. V V pati një krah të fortë Aleancën Kuq e Zi dhe kështu nuk u ndie e vetmuar aq më pak kur festoj e tërë Kosova. Në Ferizaj ishte në nivel organizimi,Kosova Këndon 2011. Në Prekaz kishte atmosferë krejt tjetër nga kishte dy vitet e kaluara.

Kësaj radhe në këtë ditë feste edhe Hasan Prishtina nuk na mungoj. Ajo çfarë ndodhi e nuk ishim mësuar,ishte fakti, kur ne po festonim UNMIK-u po përplasej me ish pushtuesin i ciii akoma nuk ka kuptuar realitetin politik e as faktik në Ballkan. Kjo e re,që tjerët të rezistojnë për ne kur vet po festojmë ,për ne vërtet ishte era e Evropës të cilën e synojmë dhe pranojmë.