Politikë

Foto : Pallati i drejtësisë atje larg në periferi të Prishtinës,fare ne koder (Hajvali).

Tani shtrohet pyetja : Kur do te funksionoj drejtësia ?. Larg,shumë larg është ajo ditë.


I bindur se e keçja mbi Kosovën dhe kombin tonë mjerisht po vazhdon, më duhet ta paralajmëroj edhe një thyerje shpirtërore e cila po pikon gjak mbi këtë popull dhe kombin tonë.

 

Tash sa ditë hulumtimi të gjendjes në Kosovë,përpjeke për ta ushtruar ndikimin me argumente të cilat nuk më i konteston askush, mjerisht prapë gjendja po vazhdon me jo seriozitet. Sinqeriteti dhe gatishmëria për të bërë kthesa reale mjerisht po mungon.

Krejt pa asnjë kundërshtim te kuptojnë të ndershmi nga blloku i llumit politik, por jo të veprojnë ashtu si garanton suksese.

Kjo ka bërë të mendosh, se mos duke u hapur syrin e verbuar atyre ne vendimmarrje , në vend se te ndihmosh progresin ti po armatos regresin e vendit për të u bërë indirekt pjesëtar i krimit politik i cili pa shmangshëm ushtron krim ekonomik e më keq se kaq.   

Tash më kanë mbetur  vetëm edhe pak ditë përmbyllje të këtij incizimi të gjendjes në Kosovë, për të startuar vëllimi i –V-i këtyre 30 viteve të  dy shekujve krejt të ndryshëm  pa u zgjuar nga gjumi masiv në aspektin politik të elitës sonë politike.

Zhgënjim më aktualitetin politik po ,por jo në shkallë pesimizmi si dhe jo të lajmërohem pas kaç ditësh i ndikuar nga realiteti i hidhur në Kosovë.

Mbetem më shpresë të kthehem tek ju lexues të nderuar i pajisur me gjërat të cilat nuk do mund ti kapja po të mos isha kaç ditë në hulumtim të këtyre realiteteve.


Prishtinë 05.05.2013

Xun Cetta