Politikë

Fushata zgjedhore, modeli i pa shoq në Zvicër

 

Një publikim më pak vonim, vertet publikim paksa i vonuar, ngase paskam harruar faktin, se në Zvicër më postë, mundesh dhe do duhet më votuar.

Tash sa ditë, z. Tefik Bajrami, ish kampion i King-Boksit, djali i ish veprimtarit Hetem Bajrami, është në fushatë zgjedhore të Kantonit për Komunen Emmen LU , Partia e Qendrës, lista Nr. 3, më konkretisht, në këto zona votimi në nivel Komunal :

 

Ballwil-Emmen-Ermensee- Eschenbach LU-Hitzkich-Hochdorf-Hohenrain-Inwil-Rain-Romerswil-Rothenburg, dhe në Schongau, pra gjithësejt në 13 zona votimi.

 

Tefikun, e njohim mirë per nga familja e kulluar atdhetare Shqiptare, e njohim edhe si kampion në King Boks, por fati madh është, se Tefikun e njohin edhe vet Zviceranet, ku Tefiku u rrit, dhe bëri një karrierë të ndritur Sportive, si një qytetar i denjë Zviceran.

 

Ashtu siq besoj, se Tefikun do ta votojn edhe shumë, nga vet Zviceranët, preferoj që, edhe ne komuniteti Shqiptar, aty ku njohim ndonjë kandidat Zviceran, tipik nacionalist, por shumë komunikues dhe mirëkuptues më nacionalitetet tjera , siq dinë të vlerësojn dhe trajtojn Zvicer, lirisht, dhe pa frikë, votojeni edhe kandidaturën sa u pershkrua më lartë.

 

Vota juaj është e shenjët, për ne dhe familjët tona, aq më shumë në Zvicër, ku vlera njerëzore buron, trajtohët, dhe avansohët në interesinë e pergjithshëm shtetëror, shoqëror dhe shumë njerëzor.

 

Voto i lirë, dhe investo per mes vote në këto vlera.

Tefiku është njëri nga këto vlera.

Krejt në fund, degjo VIDEO për të parë si votohët.

 

Urime, urime, dhe suksese më të mirëve.