Plagjiatura e Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit, të dy profesorë në Fakultetin Filozofik, vertetë më befasoj, plagjiatorë në Kosovë ka më bollëk e teprim por se këta dy nuk do besoja se janë të një kategorie… Pa i ndar, tani emra nuk po lakoj por për njërin nga ta, nuk e besoj amë, është edhe një realitet se unë, literaturat e tyre shkencore nuk i kam lexuar e as vlerësuar, edhe po ti kasha lexuar nuk kam mundësi më vlerësuar ngase punime shkencore nga autor tjerë nuk kam lexuar.
Në fushën politike si publicistikë, bash të gjith i di dhe evident i kam gjithë ata që kanë bërë dhe vazhdojn të plagjitojn.
Edhe botime nga autor dokumentar, di plagjiat të cilët materiale prej tyre kanë marr e më pas i kanë shndrruar si në Roman por, shumë leht kuptohët se plagjiaturë ata janë.
U ndjeva keq kur këtë publikim e lexova por, plagjiatura është kancer i cili don sherim ngase tjerët po i vret si një vetimë.
Lexo më shumë pa dallim ndihemi keq apo i gëzohemi këtij publikimi këtu :
Një vit më parë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka bërë një denoncim publik për plagjiaturë kundër Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit, profesorë në Fakultetin Filozofik.
Ata akuzoheshin se kanë shfrytëzuar punimin me përmbajtje të plagjiaturës, duke vjedhur nga burime të ndryshme dhe përmes kësaj vjedhjeje janë ngritur në pozita më të larta akademike.
Por, nga faktet e paraqitura nga kjo organizatë, Këshilli i Etikës ka vendosur që Dugolli e Kastrati janë plagjiatë.
Ky këshill ka marrë masa, që këtyre dy profesorëve t’u merret e drejta e mentorimit të temave të diplomës për një kohë.
“Në vendim thuhet se profesorit Bujar Dugolli i ndalohet mentorimi i temave të diplomës së masterit dhe doktoratës për dy vjet, ndërsa Ardian Kastratit i ndalohet mentorimi i temave të të gjitha niveleve për 3 vjet. Dhe si masë ndëshkuese e përbashkët, të dy profesorëve punimi plagjiat nuk konsiderohet si punim i botuar në revista shkencore dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoret për avancime akademike”, thuhet ndër të tjera.
Mirëpo, këtë vendim ORCA e kanë quajtur si qesharak dhe skandaloz, duke thënë se Këshilli i Etikës ka legjitimuar plagjiaturën e tyre. /TV Malisheva
Lidhja 22.06.2022 :
Xuni facebook 22.06.2022 :
Komenti im për sqarim :
Tani pak minuta para mesnate vetvetiu më doli ky sqarim-informim nga z. Dugolli dhe është etike ta ofroj këtu tani si koment ku thuhët :
Fushata e orkestruar e ORCA-s dhe mbështesve të saj, po vazhdon!
Qe një vit, Organizata ‘’ORCA’’, e inicuar, siç thotë ajo nga një e-mail anonim, po vazhdon fushatën e orkestruar, mbase të mbështetur edhe nga struktura të tjera, për të më penguar mua në zhvillimin akademik dhe profesional dhe për t’i realizuar interesat e tyre me qëllim të kapjes së Universitetit, për të ndalur mendimin ndryshe, në organet vendimmarrëse të UP-së dhe me qëllim të realizimit të interesave të tyre biznesore.
Përmes këtij reagimi dua të kundërshtojë vendimin e Këshillit të Etikës, të datës 16.06.2022, si vendim joprofesional, arbitrar, të ndikuar nga ‘’ORCA’’ dhe Rektori i UP-së, të cilët për të realizuar interesat e tyre, për të mbajtur në kontrollë UP-në, po vazhdojnë këtë fushatë, tash e një vit, duke shmangur fokusin nga zhvillimet e dëmshme për universitetin, nga aspekti menaxherial, deri të keqpërdorimet e rënda të detyrës dhe buxhetit të UP-së.
Këshilli i Etikës, me atë vendim, pa marrë në konsideratë shkresat e mia dhe provat e ofruara nga platforma tjetër e detektimit të plagjiaturës dhe pa marrë në konsideratë asnjë mendim profesional, vjen në përfundime të cilat i kënaqin egot e denoncuesve dhe mbështetësve të kësaj kampanje të orkestruar.
Për mua, ky vendim është i pa pranueshëm dhe joprofesional!
Unë do t’i ndjekë të gjitha proceduat e apelimit, ndërsa e konfirmoj se nuk do të ndalem në promovimin dhe mbrojtjen e Universitetit të Prishtinës, siç e kam bërë gjithmonë, tash e 26 vite.
B.D.
Facebook :