Politikë

    E keqja e marrveshjës për energji e cila u rinenshkrua më Serbinë, ishte dhe mbeti krimi më i madh çfarë i është bërë Kosovës…Kjo nuk don sqarim si marrveshje por, e donë një plotësim nese diqka mund të ketë shpetim.

 

 

Marveshja e krimit 2013-2015 nuk kishte kushtëzim dhe si pasoj për kaq vite nuk kishte implementim dhe kjo i kushtoj Kosovës më qindra miliona euro pa e qar kokën Serbia për çfarë ka nenshkruar pa e kushtëzuar nenshkrimin edhe ashtu të krimit mbi Kosovën.

 

Kushtëzimi tani t`pakten ndal krimin financiar në llogari të buxhetit të Kosovë i cili si pasojë e mos kushtëzimit do vazhdonte si krim, kaq munda dhe kaq bëra nga e pa mundshmja e nenshkrimeve kriminale. Kështu do thosha unë madje do shtoja :

 

,, Trathtinë e gjeta në mesin tuaj, nuk e solla unë“

 

Uroj të mos dalin nenshkrime tjera të trathtisë nga koha kur nuk mendoihej për shtetin por për xhepin.

 

Ata të cilët menjëherë pas lufte ishin në krye të energjetikës dhe donin shtetin e jo xhepin, mjerisht i kan eliminuar në format më kriminale për të ardhur njerëzit e krimit dhe xhepave tyre mbështjellur më pushtet. Për këtë që them isha deshmitar vet.

 

Takimi ishte në Grand Hotel kur njeriu i duhur nderkombëtarëve në prezencën time u ka thënë se, ju njerëz të degjueshëm mindeni më marr por kështu nuk shkon.

 

Athua mos z. Fatos Aliu ishte viktima e parë ?

 

Këtu më poshtë, dy publikime të cilat më iritojn por nuk kam çfarë bëjë kështu tjerët po dojn e ndoshta e meritojn amë, Kosovën po e shkatrrojn :

 

Uk Lushi ka kritikuar Albin Kurtin për marrëveshjen e energjisë të cilën vet kryeministri e pranojë se nuk është një marrëveshje e mirë por që është e trashëguar, shkruan TV Malisheva.

Lushi ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook ku ndër të tjerash ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos e dëmtoj me dorën e vetë të ardhmen e shqiptarëve dhe të mos bëhet matrapaz.

Ai po ashtu kërkoj dorëheqje të Kurtit.

 

”Patrioti kur nuk mundet, jep dorëheqje. Nëse e di që diçka është e dëmshme dhe po e nënshkruan ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia”.

 

Postimi i plotë:

 

Albin Kurti, mos u bëj matrapaz!

 

Nëse diçka është e keqe mos e nënshkruaj. Mos e dëmto me dorën tënde interesin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Mos shit dokrra retorike. Të kemi vendosur në krye të ndryshosh gjërat dhe t’i bësh më mirë. Nuk mundesh, e pakta dorëhiqu me nder. Patrioti kur nuk mundet, jep dorëheqje. Nëse e di që diçka është e dëmshme dhe po e nënshkruan ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia.

 

Mjaft me tentim justifikime duke shfrytëzuar vetëm të tjerët dhe vendimet e tyre. Je në pushtet dhe qeveris e merr vendime që janë të mira për vendin dhe shqiptarët. Nuk mund merr kreditin vetëm për vendime që, sipas teje, janë të mira. Duhet të marrish edhe përgjegjësinë për vendime të vështira. Ose mos i merr.

 

Retorika jote nuk kalon dhe nuk do ta pranojmë. Ne duam që të kesh sukese sepse sukesi yt është i yni. Por, nëse vazhdon me hedhje hiri në sytë tonë, do të të rrëzojmë aq shpejt sa do të habitesh!

 

/TV Malisheva

Lidhja sot 22.06.2022 :

https://www.malisheva.tv/uk-lushi-i-reagon-ashper-kurtit-per-marreveshjen-e-energjise-mos-u-bej-matrapaz/

 

xxxxxxxxxxxxxxxx----------------xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Si e ballafaqoi marrëveshja për rrymën Kryeministrin me Albinin?

Albin Kurti në pozitën e kryeministrit dhe Albin Kurti me megafon në rrugë pa kravatë, s’po e shohin njëjtë marrëveshjen me Serbinë 7 vjet pas marrëveshjes Kosovë -Serbi. Të njëjtën marrëveshje të cilën Kurti e kundërshtonte me gjuajtje vezësh më 2015, e pranoi dje në Bruksel zëvendësi i tij, natyrisht me bekimin e Kurtit.Ai sot në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës, “marrëveshjen që ka qenë aty” e prezantoi si ndalje të “gjakderdhjes financiare” shkruan Gazeta Express.

 “Pas më shumë se 20 viteve buxhetit të Kosovës do t’i kursehen miliona euro në vit, pasi 4 komunat në veri do të kalojnë në pagesat e rrymës. Udhërrëfyesi e mundëson këtë, kurse BE-ja do ta mbikëqyrë atë, dhe me këtë përfundon problematika e mos pagesës së rrymës. Kemi trashëguar shumë gjëra që s’kemi dashur, po bëjmë më të mirën me atë që kemi trashëguar, pra pas 20 viteve po e ndalim një gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit”, tha ai.

Për ta arsyetuar ujdinë me Serbinë në fushën e energjisë, Kurti përdori “armën” e tij më të fortë, lojën e fjalëve.

Ai e pranoi se po e pranon realitetin, por që s’ka mundësi më të mira se aq.

“Nuk kam mundësi të tjera më të mira se kaq, minimumi i pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”, u arsyetua Kurti para deputetëve.

Marrëveshjen që e kundërshtoi e që pas 7 viteve e nënshkroi, shefi i qeverisë Albin Kurti, nuk po e cilëson si ndërrim qëndrimesh.

“Unë nuk kam ndryshuar as koncept as qëllime, as qëndrime, mirëpo kam metoda të cilat për konceptin dhe qëllimin e njëjtë bëjnë më të mirën e mundshme në kohën që është e ngopur me trashëgimi të mbrapshta”, tha Kurti.

Edhe pse kompania “Drustvo Elektrosever D.O.O” është pronë e shtetit të Serbisë, për kryeministrin Kurti ajo është kompani e zakonshme si gjithë të tjerat që bënë furnizimin me rrymë.

“Si çdo kompani tjetër të furnizimit të energjisë do të kemi edhe në veri që operon nën korrnizën ligjore të Republikës së Kosovës. Edhe licencimi është i kushtëzuar, së treti, marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, së katërti gjendja në terren është shumë më keq se marrëveshjet e këqija. Prandaj ne kemi bërë udhërrëfyesin më të mirë të mundshëm në këtë kontekst politik”, u shpreh Kurti në arsyetimin e radhës para ligjvënësve.

Në bazë të Udhërrëfyesit që e ka nënshkruar dje qeveria e Albin Kurtit “Elektrosever” do të licencohet nga ZRrE-ja. Kjo e fundit do ta shqyrtojë licencimin të premten në mbledhjen e radhës.

Çfarë ndodhi më 2015 në Kuvendin e Kosovës

Derisa ish-kryeministri Isa Mustafa, më 22 shtator 2015 po raportonte në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel përfshirë edhe marrëveshjen e djeshme për energjinë, deputetët e Vetëvendosjes fillojnë ta gjuajnë me vezë atë e më pastaj edhe pjesën tjetër të Kabinetit qeveritar.

Në sallë futet sigurimi i Kuvendit e më pastaj kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Kadri Veseli i çon deputetët në pauzë. 

Çfarë ndodhi dje e sot

Dje, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u dakordua me Serbinë të nënshkruajë Udhërrëfyesin Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që ishte arritur në Bruskel qysh më 2013 përkatësisht 2015. Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Bislimi e Petkoviq, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat. Udhërrëfyesi me 9 pika, parasheh, licencimin e “Elektrosever”, kompani e shtetit serb që të operojë në veri të Kosovës. Sot, kur Kurti doli në foltoren e Kuvendit për të folur për marrëveshjen me Serbinë, nuk u gjuajt me vezë nga opozita. Atij ia rikujtuan veprimet që kishte ndërmarrë karshi marrëveshjes që e aprovoi vet.

Lidhja 22.06.2022 :

https://www.gazetaexpress.com/si-e-ballafaqoi-marreveshja-per-rrymen-albinin-me-kryeministrin/

 

Xuni Facebook 22.06.2022 :

https://www.facebook.com/...