Politikë

     Kur unë si i durueshëm që jam, më në fund reagoj, Gjykata Speciale duhet ta kuptoj se vertetë e teproj

 

E dua drejtësinë pa dallim e cila nuk po aplikohët në vendin tim. Ne, vertetë nuk mundëm ta sjellim drejtësinë pas lufte dhe na u imponua ta pranojm asistencën juridike të një Gjykate jasht Kosove dhe për keq në emer të Kosovës dhe popullit sajë.

Kam dasht dhe dua të besoj që të gjitha të vertetat para drejtësisë më dal por, kam frikë se kjo mjerisht nuk po ndodh. Kam pas kërkesën time në vitin 2015 që Gjykatën Speciale parase ta pranojm, atë duhët ta kushtëzojm aq më shumë kur thirret në emer të popullit tonë por, ky kushtëzim siq dihët në detale kur e kam bërë, mjerisht vend tek njerëzit tone nuk ka zënë, kështu paushall deshtën Gjykatën ta pranojn.

 

Kur u ngrit aktakuza fantome për shtëpinë e verdhë, ditën e pare kam thënë se kjo donte politikan tone ti kushtëzon dhe kështu ti lakon. Ishte dhe mbeti skandal i cili gjykatën e kompromentoj pse më këto akuza është marr.

 

Edhe pas arrestimeve të krerëve të shtetit tonë, unë fjalën dhe besimin drejtësisë ja kam lënë por, mjerisht kam frikë se kjo vetvetiu, vehtën si Gjykatë po e kompromenton.

 

Të thuhët sot se, Specialja përmend një organizatë e cila “mund ta ndihmojë Thaçin të arratiset” !!! ky është kulmi i skandalit publik çfarë bënë Specialja.

 

E arsyetoj juridikisht po edhe logjikisht kur thuhët se, lirimi i Thaçit në mbrojtje deri 30 ditë para séancës, mund ti prish hetimët dhe ndikoj në deshmitarët, por jo të thuhët se na qenka një organizatë e cila “mund ta ndihmojë Thaçin të arratiset” kjo është aq qesharake, madje akuzë e re e cila nuk di ku mendon të godas Specialja pas të quajturës Organizatë për ikjën e Thaçit.

 

Dua ta di organizatën e perfolur, dua ta di qellimin e akuzës të cilën nuk e kuptoj, Organizata terroriste ato janë, a ka mundësi dikush pergjegjsi për shpifje të mban ?

 

A ka njeri, qoftë edhe i çmendur i cili e beson, se dikush dikë sot mund ta arratis dhe vendin e sigurt diku të ja bënë për më shumë, jetën në ilegalitet ta kalon ???

 

Kjo ishte edhe njëra nga skandalët e Gjykatës Speciale çfarë ajo po bënë, dhe për më keq, sillët sikur ne bari po ngrejm !!! Këto sjellje edhe pse në heshtje e durim në pritje të drejtësisë, vertetë më iritojn a nuk kam çfarë bëjë.

 

Deshta të mos zhgenjehëm pa dallim çfarë ka ndodhur, fjalën e drejtësisë deshta ta dëgjoj, por, mjerisht gabime të pa falshme, madje publike Gjykata Speciale si tani po bënë.

 

Për më shumë nga erdhi revolta ime, lexo nga skandali publik dhe krejt qesharak çfarë thot Specialja :

 

Thaçi mbetet në paraburgim, Specialja përmend një organizatë që “mund ta ndihmojë të arratiset”

Një vendim i ri, tashmë i zakonshëm, erdhi nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin. Ai do të mbetet ende në paraburgim. Në Hagë besojnë se ka rrezik që ish-presidentin ta ndihmojë një organizatë që të arratiset, nëse ai do të lirohej me kusht.

Gjykata Speciale nuk po e lë të lirë as me kusht ish-presidentit Hashim Thaçi. Në vendimin e fundit, Specialja vendosi ta mbajë në paraburgim ish-drejtorin politik të UÇK-së.

Gjykatësi Nicolas Guillou urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaçit, duke rikujtuar se çështja e lirimit me kusht do të shqyrtohet çdo dy muaj.

Pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me aktakuzën e re, të ndryshuar dhe të dorëzuar së fundmi, kanë bërë që gjykatësi të konstatojë se ka ende dyshim të bazuar se Thaçi ka kryer krime.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kujton se ka qenë edhe një dyshim i bazuar në lidhje me akuzat e reja të ngritura nga ZPS kundër Z. Thaçi me ndryshimet e kërkuara në aktakuzë. Këto konstatime janë bërë me bazën e një standardi që tejkalon pragun e dyshimit të bazuar që kërkohet për qëllimet e nenit 41(6)(a) të ligjit”, thuhet në vendimin e Speciales.

“Rrjedhimisht, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se vazhdon të ketë arsyetim të bazuar dyshimi se Z. Thaçi ka kryer krime brenda juridiksionit”, thuhet në vendim.

Gjykata Speciale e sheh të domosdoshme që Thaçi të mbetet në paraburgim. Në arsyetimin e vendimit, Specialja thotë se ekziston rreziku i arratisjes nëse Thaçi do të lirohej me kusht. Sipas vlerësimit të kësaj gjykata, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mund ta ndihmojë atë t’i ikë drejtësisë, shkruan Express.

“Gjyqtari i procedurës paraprake rikujton se më parë është konstatuar se aty është një rrezik që Z. Thaçi të arratiset në bazë të ndikimit dhe autoritetit të tij që rrjedhin nga postet e kaluara dhe të fundit që ai mbante, të cilat ai mund t’i përdorte për ta shfrytëzuar mbështetjen e ish-vartësve dhe personave të lidhur me Luftën e UÇK-së, Shoqatën e Veteranëve dhe/ose personat dashamirës të UÇK-së, të cilët mund të jenë të gatshëm që t’i japin atij qasje në burime dhe/ose për ta ndihmuar atë të arratiset, duke i siguruar qasje në informacionin përkatës dhe marrjen e fondeve dhe mjeteve për të udhëtuar në disa vende përtej mundësive të Dhomave të Specializuara. Në mungesë të ndonjë zhvillimi ndërhyrës, këto gjetje vazhdojnë të jenë të vërteta aktualisht”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Speciales.

Gjithashtu, Specialja konsideron se ka rrezik që Thaçi ta pangojë procedurën paragjyqësore ndaj tij. Në vendim shkruhet se Thaçi është përpjekur ta bëjë këtë më herët.

“Së fundmi, kujtohet se ka një klimë të vazhdueshme të frikësimi të dëshmitarëve dhe ndërhyrjeje në procedurën penale kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Sipas Gjykatës, “rreziku që z. Thaçi do ta pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Gjykatës Speciale vazhdon të ekzistojë”.

Madje, Specialja konstaton se ka rrezik që Thaçi të kryejë krime.

“Mbi këtë bazë, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se, duke marrë të gjithë faktorët së bashku, ekziston rreziku që Z. Thaçi, nën çfarëdo forme përgjegjësie, të kryejë krime të ngjashme”, konstaton Gjykata. Sipas Speciales, mund të rrezikohen “dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në çështjet e gjykatës”.

Thaçi dhe ish-krerët e tjerë UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Lidhja 09.06.2022 :

https://www.gazetaexpress.com/thaci-mbetet-ne-paraburgim-specialja-permend-nje-organizate-qe-mund-ta-ndihmoje-te-arratiset/