Politikë

As marrëveshja Kosovë-Serbi këto ditë për mua nuk ishte më e rënd se sa stabilizimi i gjendjes së Uebfaqës time

info-cetta.com ,faqe kjo e cila tash sa kohë nuk po më linte të punoj i qetë e pa telashe. Nisur nga ky fakt, marrëveshja Kosovë-Serbi në një mënyrë ishte pa ndonjë preokupim të ri. 

Kjo nuk do të thotë se po e uli nivelin e këtyre bisedimeve  ndërshtetërore në nivel të preokupimit të individit ! por do doja që fare në fund të këtij shkrimi ta bëj një krahasim si dhe të sqaroj faktin se jeta ime iku më aventura politikanësh të cilët vinë dhe shkojnë dhe pasojat e tyre po mbesin për mua dhe popullin i cili nuk po mbushët mend kurrë.

Nisur nga kjo fatkeqësi e cila më ka kushtuar për një jetë të tërë,unë nuk u pendova pse për kaq kohë sa po vazhdonin bisedimet Kosovë-Serbi u morra më Uebfaqen time, por më në fund jam i sigurt se kam arrit qëllimet e mia më këtë përkushtim, falë edhe miqve të cilët dëshmuan ndihmën e tyre pa më thënë as edhe njëherë se : Ne po arrijmë këtë sukses të dhimbshëm.

Pra nuk ka edhe sukses edhe të dhimbshëm, por ose sukses ose dështim të dhimbshëm...

Dashtë zoti e del diçka nga marrëveshja e dhimbshme Kosovë- Serbi !!! të vetëdijshëm se vërtetë do duhej filluar të ndryshoj kjo status-cvo por jo bash kështu si ndodhi. 

Shokë e dashamirë,shoqe e mikesha më kanë thënë në vazhdimësi : ( Ti puno e vepro por jetën tuaj mos e shkatërro. Krijo familje dhe mos përmbys jetën ngase politika në saje të viktimave mbijeton, andaj mos u bë viktimë e sajë kështu si po vazhdon )... 

Pra ishte e vështirë dhe krejt e pa besueshme për mua që këto ditë bisedimesh, më shumë të merrem më problemin tim personal, pra më Uebfaqen time se sa më bisedimet Kosovë –Serbi ! por ja se kështu qenka më mirë dhe më me vlerë aq më shumë në këto situata paqe kur proceset janë të tabluara pa forcë ti ndalim ato. 

Unë herë pas herë kam komentuar bisedimet mbi këto marrëveshje, por jo në faqen time të bllokuar për kaq ditë, ishin komente në portale tjera ato të cilat do barten më pas në Uebfaqët e mia.


Tani e tutje, nga sot, po startoj më një sukses të ri në info-cetta.com

Sukseset në vazhdim, qofshin të përbashkëta të nderuar/a kudo që jeni dhe ngado që dëgjohemi...


Luzern 21.04.2013


Xun Çetta

-----------------------------.

PS shtesë : 

Këto dy postimet e fundit sqaruese ishin në bllogspot për kaq ditë sa info-cetta.com  ishte e bllokuar.

I publikoj tani këtu. vetëm sa për renditje arkivi e jo më shumë.


Postim Sqarues Nr.-3 në Blogspot : 

Përshëndetje të nderuar/a


Aktualisht jeni në faqen time blogspot sa për të mos mbet faqja info- Cetta.com e mbyllur. Pra edhe për pak orë sa kanë mbetur të hapet portali im, ju mund të jeni në këtë faqe po ashtu e imja.


Luzern 19.04.2013

Miqësisht Xuni

-------------------------------.

Postim Sqarues Nr.-4 po ashtu në Blogspot :

PS: 

Nëse ndokujt nga ju, eventualisht ndodh që edhe pas aktivizimit të Uebfaqes, automatikisht vazhdon të ju lidhet faqja info-cetta.com, më blogspot.com. ju lutem kontrollojeni PC dhe i shlyeni Uebfaqet e fundit që mund ti ketë standardizuar vet PC-ja.


Pra ju lajmëroj se Uebfaqja :

 

info-cetta.com

 

Nga tani është e aktivizuar.

 

Luzern 20.04.2013

 

Miqësisht Xuni