Politikë

  Intervenimi anti rrjetit të krimit në vendin tonë sot, fatmirësisht nuk ishte vetëm në Veri por edhe në Prishtinë, Pejë e vende tjera ku krimi ka qerdhet e veta në bashkëpunim pa dallim etnik e nacional.

 

Sot kemi shtet dhe institucione, nuk kishte vend bërja çfarëdo si vullnetar a individ, është shteti i cili në rrethana të caktuara mobilizon, pse jo edhe civil e vullnetar mobilizon.

 

E jona si qytetar sot dhe neser është, kush çfarë bëjm e propagandojm, është obligim vehtën në sherbim ta ofrojm.

 

Unë personalisht kam 65 vjet, në mobilizim eventual jam 35 vjeqar, shteti është ai i cili punët na i ndan, këtu perfundon puna dhe organizimi ynë vullnetar si individ.

 

Unë e percjelli situatën, percjelli kush çfarë po bëjm, por fatmirësisht instutucioni po vepron.

 

Ja vetëm disa shkëputje nga sa ndava për të mos e zgjatur shumë edhe pse nuk po më del shkurt e më bash pak fjalë :

 

Kryeministri Kurti nder shumë tjera tha :

 

,,  Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës

Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri“.

 

Ambasada Amerikane në vendin tonë :

 

,, Ambasada e SHBA-ve i trajton të papranueshme sulmet ndaj Policisë,    mediave dhe civilëve”

Këtu mbyllet interpretimi dhe spekulimi i kujdo mbi qendrimin Amerkan.

Ramush Haradinaj :

“Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve. Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale”

Krejt në rregull ishte si prononcim por në rreshtat e fundit kur z. Haradinaj e permbyll më : ,, Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale”,

Mjerisht këtu vet z. Haradinaj del për të perfituar në këtë fushatë zgjedhore për më keq në këtë situatë.

Akoma më e pa kuptueshme është kur Haradinaj thot : ,, Qeveria e ka për detyrë ta sqarojë opinionin publik dhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve”.

Krimi nuk perzgjedh kohën e dasmës apo vdekjës, krimi shfrytzon situatën dhe momentin, në këtë rast të fushatës dhe zgjedhjeve në vendin tonë.

Josep Borrell tronditi opinionin tonë vendor dhe atë nderkombëtar :

Për aksionin e Policisë së Kosovës, na la pa mend përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai ka kërkuar që sa më shpejt të ndalen incidentet e dhunshme ,veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, siq i quan aj.

Thot incidente të dhunshme, të njëanshme dhe pa kordinuara, derisa NATA thot se ishin operacione të kordinuara…

Borrel  nuk na befason por na shqetson, pra nuk na befason ngase Borrel vjen nga shteti i cili akoma nuk e njeh Kosovën shtet, pra vjen nga Spanja. Na trishton ngase luftën nderetnike në rejonin tonë e don dhe pa takt e stimulon.

 

Aleksander Vuqiq grupimeve kriminale në veri :

 

,, Qendroni në mbrojtje atje kunder pushtetit iracional të Prishtinës dhe z. Kurti, ne jemi më ju”

 

Një kopje kjo e Enver Hoxhes 1981 për dallim nga fakti i cili deshmoj në fund se ne ishim viktima të pushtuesit terësisht kriminal Serb dhe jo banda të krimit të gjitha llojit që këto grupime në Veri dijn dhe po i bëjn nën orkestrën dhe mbështetjën e Beogradit.

 

Në fund fara pa fajin tim nuk e mbajta fjalën, thadh më pak fjalë a u bëra monoton por ja se ky jam.

 

Prishtinë 12.10.2021

Xun Çetta