Politikë

   E percjella ceremoninë e dorëzimit në VIDEO ku degjova fjalët më të mira që u thanë njëri për tjetrin, u ndjeva mirë edhe unë, por situata e ngarkuar politike në Shqipëri dhe tek ne në Veri ma ndalon të bëjë vlertësime më shumë se sa ta perkujtoj faktin se :

Vetëm, tani të ndjerin Azem Hajdari e kam dëgjuar të flet dhe vlerëson Profesor Qosjën në këtë nivel si e vlerësoj z. Edi Rama, kuptohët më ndryshe dhe në tjera kohë, aq më shumë kur Profesor Qosja ishte acaruar më z. Sali Berisha dhe ky i fundit, nuk po shkruante vet por e kishte autorizuar z. Bujar Hoxha që ta vazhdon betejën.

 

Atë kohë z. Qosja ishte pritur në vizitën e tij në Tiranë ku takoj plot intelektual, veprimtar e patriot dhe nder ta, pa pritmas, disi në befasi erdhi z. Azem Hajdari dhe më pak fjal pa e cituar por në parafrazim gati po e citoj atë kur tha :

 

,,Prof. Qosja, situatën aktuale e dijm, u informova për takimet që mbahën këtu në shenjë respekti për ju, unë nuk vi në emër të partisë as grupi të bllokut tonë politik por vi si Azem për respektin që kam për ju, madje organi ynë i partisë,, Rilindja Demokratike“ ka dhe mban pakëzimin nga ju profesor Qosja. Unë dua të mbetëm në rrugën që filluam dhe respektin për ju ta kem dhe ta ruaj“

 

Na la pa tekst Azemi, jo pse dyshohej në bindjet dhe besimin e tij por si erdhi në kundershtim më vullnetin e partisë e cila gati e tëra ishte lëshuar kundër Prof. Qosjës.

 

Sot për dallim nga dje, z.Sali Berisha po bënë një fushatë tepër të egër kundër z. Rama, ka pika ku është kritik më të drejtë, por kultura politike nuk do duhej të shkon aq ult deri në degradim, nuk është z. Berisha se nuk din, por diqka nuk po funksionon dhe nuk di pse të bërit politikë në Shqiperi nuk ndryshon.

 

Kryeministri Rama, para ca kohe pati mospajtime më Kryeministrin tonë Kurti por jo pa kulturë e transparencë, gjë e cila deshmoj edhe tani sa po qendron më vizitën e tij në Kosovë. Mendimet ndryshe pa hiliqar politik rreth tyre, vendin e ndihmojn pasi që mospajtimet ti sheshojn, jemi në gjendje ku vetëm kështu bashkë mund të bëjm.

 

Nuk është kohë as ambient politik për ta mbështetur njërin e sulmuar tjetrin, por realitetet pa dallim më i thënë dhe për të keq askush askend më inate mos më e marr.

 

Pra para se e dëgjova z. Rama, po këtë respekt për Qosjën e kam degjuar nga tani i ndjeri Azem Hahdari, e them nga fakti se po vijn dy vlerësime të njëjta nga dy blloqet politike mjerisht tani në ashpersim, më shpresë se do arrihet perafrim.

 

Urime Prof. Qosja, respekt për ndarjën e mirënjohjës z. Kryeminister Rama.

 

Luzern 27.09.2021

Xun Çetta