Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Lëvizja Demokratike e Bashkimit të Shqiptarëve (LDBSH) Tiranë dhe faktet e punës

Politikë Kryesia e LDBSH-së ku unë Xuni isha më i riu në këtë organizim jo partiak.

Kryesia e LDBSH-së ku unë Xuni isha më i riu në këtë organizim jo partiakJanë të shumta aktivitetet, subjekte,shoqata e vepra individësh në kohë të kësaj rruge shekulli, të cilat nga politikat e mbrapshta e më skinë dhe në shërbim të dreqit e të birit tij, janë bllokuar, sulmuar e nganjëherë pabesisht tradhtuar e për më keq, ky lloj krimi nuk ka munguar edhe nga institucionet tona pushtetesh të mos i quajmë institucione shteti ngase nuk janë dëshmuar si të tilla.


Zbardhjet e të gjitha këtyre lëvizjeve, individëve, pushteteve dhe popullit të manipuluar nganjëherë në momentet më të rëndësishme të historisë, duket sikur janë të pa mundura por jo, është e kundërta . Zbardhja e realiteteve pa pardon, është e lehtë kur ka materiale të ruajtura faktike ato si, foto-audio incizime,video filmime, procesverbale etj.

Kur i kemi këto dhe gatishmërinë për hulumtim, historia nuk falsifikohet për ta ndryshuar atë sipas ndërrimit të pushtuesve dhe të pushteteve tona në shërbim të kësaj çfarë përjetuam dhe vazhdojmë në forma tjera sot.

Unë edhe këtu në mungesë kohe dhe aspak rrethana sigurie për një krijimtari çfarë na ka munguar dhe vazhdon të na mungoj, nuk dua ta zgjati shumë !  por dua ta paralajmëroj një rrezik i cili po troket në kokën time për të ma thyer shpirtin,vullnetin dhe bërë të ndalëm e mendoj :

Kujt po ia ruajmë faktet tona historike ? Pushteteve që po na mbysin vullnetin,mundin dhe lënë popullin të varur nga po të tillë pushtetarë të cilët pengojnë zbardhjen e realiteteve tona duke përzgjedhur e falsifikuar ato, dalin vet mbi realitetet, vjedhin e plaçkitin vendin për të ardhur, apo forcuar pushtetin e krimit...

Jo unë, por as fëmija i fëmijëve tonë në këto rrethana aspak sigurie nuk do mund ti zbardhin gjitha materialet e grumbulluar, më fanatizëm të ruajtura ato më bindjen e rregullt se po vjen dita e zbardhjes së tyre. Kjo është edhe një goditje e cila po vret krenarinë e gjithë atyre që bënë për vendin dhe çlirimin e tij !. Është e rënd vetëm të alarmohet si rrezik e lere më të ndodh si vrasje e krenarisë sonë më Lëvizjen Kombëtare...E di se, si i pabarabartë më fatet e këtij llumi plaçkitësh pushteti, meritash dhe për ballë servilëve të tyre ku ne si kategori gjithherë në luftë edhe atëherë kur tjerët ndiheshin në paqe, pra për ballë tjetrit i cili e ndjeu realitetin vetëm më tmerrin e luftës së pa pritur për të !!! ne tani edhe mund të jem verbuar më aktualitetin dhe të mos dimë çfarë është politika e tillë ...Kurrë mos çofshim politikanë të kësaj pjelle për aq sa përjetuam kaq vite më radhë.

Zoti lartë dhe vetë ndërgjegjësimi ynë kolektiv mbi këto krime, qofshin suksesi i këtij fillim shekulli për ne si komb dhe njerëzimin global.

Paralajmërim:

As një foto nga ky album nuk guxon të bartet apo huazohet diku tjetër pa lejen e autorit. Të gjitha fotot, janë të shkurtuara aq sa për ta pas origjinalin e tyre si ballafaqim më keqpërdorimin eventual të këtij foto albumi.

Luzern 31.03.2013

Xun Çetta

   
LDBSH vizitë partisë Balli Kombëtar -04.11.1992 Tiranë


 

LDBSH vizitë partisë Balli Kombëtar -04.11.1992 Tiranë

 

LDBSH në një vizitë partisë Balli Kombëtar 04.11.1992 Tiranë

 

 
 

 
LDBSH në një vizitë partisë socialiste Shqipërisë (PSSH)PS:
Në këtë takim, suksesin më të madh arritëm falë qëndrimeve të z. Servet Pëllumbi PSSH dhe Ali Aliut (Presheva) nga LDBSH.
12.11.1992 Tiranë
LDBSH nga një vizitë tek personaliteti, mikpritësi, Ymer DishnicaPS:
Qëndrimit dhe mikpritja e Ymerit na ka fascinuar edhe pse nuk ishte e pa pritur e as befasi kjo -Berat 28.02.1993


 
LDBSH, para hyrjes në  vizitë bërë veteranit të çështjes kombëtare të cilit i uruam mirënjohjen si Pishtarë i demokracisë dekretuar nga Presidenti BerishaLDBSH, para hyrjes në  vizitë bërë veteranit të çështjes kombëtare të cilit i uruam mirënjohjen si Pishtarë i demokracisë dekretuar nga Presidenti Berisha  -
Fier 28.02.1993
LDBSH vizitë veteranit të çështjes kombëtare të cilit i uruam mirënjohjen si Pishtarë i demokracisë dekretuar nga Presidenti BerishaLDBSH vizitë veteranit të çështjes kombëtare të cilit i uruam mirënjohjen si Pishtarë i demokracisë dekretuar nga Presidenti Berisha  -Fier 28.02.1993-


LDBSH vizitë veprimtarit, shkrimtarit të shumë vëllimeve, publicistit të çështjes kombëtare z. Kasem TerbeshinaLDBSH vizitë veprimtarit, shkrimtarit të shumë vëllimeve, publicistit të çështjes kombëtare z. Kasem Terbeshina për të cilin kishim të dhëna se është i rreptë në kritika për çka edhe vendosem që i urti, fjalë pak e vepra të mëdha Dr Lazër Radi të jetë përballë tij në emër të grupit tonë.
Befasia ndodhi kur z. Terbeshina  na doli më konstruktivi dhe tepër mirëkuptues i qëllimeve dhe nismës sonë.-Tiranë 11.01.1993-


LDBSH vizitë një familje emigranti ardhur nga SHBA,  Sejdi-Hamëz dhe Izlam Berisha nga TrupojaLDBSH vizitë një familje emigranti ardhur nga SHBA, dikur emigrant në ish RSFJ e strehuar në Gurrakoc komuna e Istogut, familje emigranti kjo të cilën e mbaj mend si fëmijë, pra familja Sejdi-Hamëz dhe Izlam Berisha nga Trupoja.

Këtu në Mamurras, tek shtëpia e Bajram Berishës dhe djalit të tij ish konsullit në Turqi në atë kohë Malë Berisha, kemi pas debate dhe trajtim temash nga më interesantet më ish ministrin e jashtëm Alfred Serreqin i cili nuk na doli bash fanatik pushtetari. Ai atë ditë ishte tepër kritik në po ato pika ku ne kishim vërejtjet tona.
PS:
Po ndihëm tepër keq pse e publikoj këtë foto pas vdekjes së Kadri Osmanit i cili sa e sa herë kërkonte këtë foto dhe ca tjera. Unë nuk i kam dhënë as foto e as video filmime atij , ngase tani i ndjeri veç kishte kaluar nga ekstremi që ishte në tjetrin ekstrem, gjë kjo e cila më ka shkaktuar plagë e dhimbje për karrierën e tij prej veprimtari të pa ndalshem të çështjes kombëtare.

Foto Mamurras 13.08.1992



 LDBSH  tashmë veç po frymonte dhe kuptohej drejt nga gjenerata e re  e Shqipërisë por sapo vërehet kjo, nuk mungon goditja nga kundërshtar tonë.
Ne megjithatë po vazhdonim pa u ndal.










LDBSH  tashmë veç po frymonte dhe kuptohej drejt edhe nga rinia që vinin nga Kosova por po ashtu sapo vërehet kjo, nuk mungon goditja nga kundërshtar tonë dhe jo rrallë na i largonin veprimtarët e besa edhe kërcënonin.


 
LDBSH  tashmë veç se po frymonte ashtu si donim ne, situata po impononte që të kërkojmë intelektual me tituj shkencor dhe mundësisht më biografi të natyrës së këtij organizimi.
Foto nga takimi ynë  më kuadër shkencor ku njërin nga ta prof. Bajram Lapi arritëm ta marrim në kryesi derisa tjetrin për bashkëpunim.
LDBSH  tashmë veç po frymonte dhe kuptohej drejt por sa më shumë që po vërehet kjo, nuk mungon goditja nga kundërshtar tonë e kryesisht institucionet për mes besnikëve të tyre.
 
Më rastin e manifestimit të 28 Nëntori 1992 Vlorë.

Foto 14.11.1993 Një vizitë të interesuarve aktivistë të ri në Batragas-CH-LDBSH  tashmë veç se po zgjerohej edhe në mërgatë ku sa më shumë depërtonim aq më shumë po i zgjonim deri në tërbim jo vetëm kundërshtar të çështjes sonë ideale por edhe klanet dhe grupe të caktuara të thurura keq në sa e sa prapaskena tjera politike.
Degë e nëndegë të LDBSH-së, kuptohet në themelim e sipër këtu në Zvicër arritëm ti kemi në disa kantone, por edhe këtu nuk munguan ata që për kujdes kanë prapaskenën dhe thyerjen e organizimeve të cilat më detyrat e tyre që kanë nuk i kontrollojnë vet. Të numërohen të gjitha të zezat çfarë dalin nga vetja jonë si popull nuk mund të mos pyesësh :
E pse të befasohemi më krejt çfarë po arrin të na bëjë pushtuesi i cili po na qetë fare si veprimtar.


 
Publikuar Luzern 31.03.2013

Xun Çetta


-----------------------------.

KOMENT NË FACEBOOK MBI FOTON Nr.-I- Kryesia e LDBSH-së  :


Ismail Rugova :

Unë kam pas rastin të jem mysafirë dy-tri herë në selinë e juaj!

Më intereson a jetojnë ende këto personalitete?


Xun Çetta :

I nderuar Ismail, Më plaku dhe më i urti e veprimtari Lazër Radi,pastaj Qazim Kreka dhe Sherafedini që të tre radhazi nga krahu im tani jan të vdekur dhe lavdi veprave të tyre. Sa me duket para pak kohe kanë vdekur edhe Ahmet Pera dhe Mexhit Kokalari që të dy nga krahu i kundert pra djathtas ,Mexhiti ulur Ahmeti në këmbë,

Ismail Rugova :

A të kujtohet kur ua pata dhuruar një makinë shkrimi? E patë pranuar xha Haziri, po ky është gjallë ende?

Xun Çetta :

Hazir Shala një veprimtar i pa ndalshëm por i mbytur në besim naiv para politikanëve akoma është gjallë por së fundit ishte lodhur si shumë. Ndonëse mua më u duk ashtu. Vjet kemi pirë kafen më të,bëmë nga dy foto dhe po më ato harta në dorë të cilat më detyroj ti fotografoj serish si harta, e lash aty tek ora lagja në Dardani afër sheshit Bill Klinton dhe ika për Dukagjin.


Xun Çetta :

Harrova për makinë shkrimi si thuan ti. Të gjitha i kemi në foto po edhe të videofilmuara ku shpresoj pas pak dite do ti publikoj video intervistat e disave nga kryesia të cilat i kam bërë për shkak të qendrimeve të cilat kishin filluar e lëviznin nga disa anëtarë,varësisht ku kishin venë dorë partitë politike dhe institucionet, tëk njëri nga ta direkt presidenca.

Haziri ka pas raporte të rregullta me ju dhe rregullisht ka sjell mendimet nga atje për mes jush Ismail. Kjo lere se më kujtohet por edhe është një temë interesante... Haziri pra është gjallë.


Ismail Rugova :

I dashur miku im i rinisë, të falënderoj përzemërsisht për këtë rifreskim të kujtesës dhe për këto informacione! Je një enciklopedi shpresoj se ende ke mbet i tillë!


 




Lëvizja Demokratike e Bashkimit të Shqiptarëve (LDBSH) Tiranë dhe faktet e punës

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.