Politikë

   Ishin vitet kur vlerësimet tuaja reale si këtu nen këtë postim të cilin po afishoj më kanë stimuluar të punoj pa u ndal, për dallim nga sot kur në klikime e komente unë tani po mungoj dhe nuk besoj se do të jem aktiv ndoshta asnjëherë.

I falenderoj vlerësuesit dikur dhe këta këtu më posht postimit nga të cilet gjithëherë kam shtuar kurajo të punoj e mos ndalëm dersa sot, jam orientuar vetëm drejtë ballafaqimit më krejt çfarë na ka ndodh dhe si pasojë sikur po vend numërojm, gjeneratat e reja këtë sorollatje tonat nuk e dojn.

Nisur nga ky realitet, më kaq fakte e deshmi sa kemi bërë e punuar të gjithë, më dallimet tona të natyrshme, unë as në konferenca shkencore nuk do mund të vazhdoj, atje vetëm shkrimet mund ti dergoj dhe parase ta ndryshojm punën si deri tani, unë kështu nuk mund ta vazhdoj, një ballafaqim realitetet tona e dojn.

Konferencat shkencore si një punë e madhe kjo sa kemi bërë deri sot, pa dyshim ishte një ndihmë e shkelqyer për hulumtuesit real e të pa anshëm, por jo që konferencat të shndrrohën në seanca parlamentare ku replikohët madje pa ta dhënë fjalën moderatori i grupit të seancës.

Nuk jam ndier mirë së fundit kur në simpozium shkencor del njeri dhe merr fjalën në foltore për replikim, për më keq pa e kërkuar fjalën.

Nuk po ndihëm mirë sot kur më telefonohët dhe për mes telefonit pyetetëm se si kaluam në at takim të tensionuar ? Jo nuk ishte i tensionuar simpoziumi në Stuttgart por atje trajtuam tema pak më të ndieshme ballë per ball dhe asgjë më shumë. Simpoziumi në fjalë ka qenë shumë në nivel, po bash në gjitha drejtimet, që nga distanca në pandemi dhe referimet kan shkuar për mrekulli.

Dramatizimet nga pervojat që kam, e di kush i bëjn, jo pak nga ata të cilët për teket e tyre nuk kanë ardhur, në takime shkohët për më fol, pasqyruar dhe konkretizuar realitetet e jo për të u duk se je aty.

Mungesa ime më komente të Facebook-ut e ndoshte edhe në simpoziume e konferenca shkencore nuk do të thot se unë nuk po punoj, unë punën e bëj ashtu si do duhët ta bëjm.

Lexo më shumë kujtime nga takime të më hershme :

 

Afishumi sot 20.04.2021 në facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4155829751103790

 

Ja pse po mungoj më shkrime dhe publikime tash sa kohë

1-Aktualitetin e ngjarjeve e percjelli dhe mbaj agjendë të rrjedhave si dhe i piketoj ato që janë më prioritet për ti piketuar por jo të i komentoj si më parë ato.

2-Nuk premton koha të shkruaj e komentoj si dikur ngase jam në punë si dhe jam kah i qes në WORD gjitha shkrimet e mia, fjalimet para masave, intervistat dhe publikime tjera që i kisha në shtypin e kohës.

3-Kjo shmangëje e përkohshme, nuk do të thot se do më mungojn publikimet dhe prononcimet e mija për kaq kohë sa po vlon situata politike në Kosovë , jo, nuk do mbetem pa zë i kësajë periudhe e aq më pak të mendohet se jam larguar nga aktivitetet politike !, perkundra, për ditë e më shumë po fundosëm në po këtë mal të gjunglës politike.

PS.

Se po bëj një permbledhje e cila më mërr kohë, ja vetem tri faqe, si foto tekst, të cilat mund ti zmadhoni e lexoni dhe shihni se sa puna është për të u bërë nese duam zbardhje të realiteteve mbi rrugën që kaluam dhe atë që na pret.

Mos të harrojm faktin se , gjitha këto jan në video filmime dhe audio, po, jan dhe ndoshta nuk do duhej që unë ta humbi kohën derisa jan në video dhe audio për hulumtues të realiteteve tona historike.

Lexoni nese keni durimin të lexoni edhe në këtë formë, qoftë dukë bërë KOPY dhe pastaj ta zmadhoni tekstin në foto.

Foto tekst : Takimi i Bil-Biene-s (CH) mbajtur më 06.09.1992 ku pata një perplasje të vogël më Adem Grabovcin dhe disa aty. Po i ofroj vetëm dy foto nga takimi në fjalë pasi veq i kam publikuar më heret për të mos publikuar foto tjera.

Luzern 20.04.2016

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1154522677901194