Politikë

   Kurr më mirë e më arsyeshëm se tani pas ndryshimeve të 14 shkurtit, nuk kemi dëgjuar kumtesa pasqyrimi të pranverës 1981, pra pershkrime të një 40 vjetori Jubilar të ngjarjeve ky i cili na mori kaq kohë në vend se të merremi më ndryshimet në vendin tonë, po, po ndyshimët që filluan në vendin tonë edhe në këto punë pervjetorësh pozitivisht po ndikon.

Dje më 11.04.2021 në Suhr të Zvicrës edhe pse në pandemi, në kushte dhe masa të kufizuara u realizua edhe një ta quaj akademi e radhës ku u pasqyrua më shumë e më thellë pranvera 1981.

Metodat e vjetra, faktikisht sikur u vazhduan por dukshëm më mirë e më me sukses këtë takim e perfunduam.

Pati kumtesa larg më reale nga ishin më parë, kritikat, gjithëashtu si të frytshme janë marr dhe shumë më sukses takimi ynë perfundoj.

Ndonse pervojat e gjata tashmë të bëjn të jesh kujdestar i mirë dhe i kujdesshëm që tjerët kohën duke folur dosido mos më ta marr e pastaj kumtesën më minotazh ta kufizonë...

Edhe pse shumë mirë më perjashtim ca lëshime, duke e par si po shkon, ngula këmbë dhe në fillim të fjalës time këtë e thëm :

,, Parase ta marr fjalën e di sa herë reagova që të mos e zgjasim e të humbim kohën më kaq formalitete dosido, ja erdhi momenti që vet ta marr fjalën dhe pikërisht për këto lëshime kërkoj që deri në fund fjalën askush mos me ma ndal“

Kështu fillova dhe e perfundova edhe pse pak gjatë dhe më kritika por nga askush nuk u pengova, për më shumë se kaq, emocionet që aty i fitova, kur e perfindova, aq mirë u prita sa u relaksova.

E di se të shumt, madje gati apsulut është numri i atyre të cilëve këtë kumtesë nuk e lexojn, por jan po ashtu jo të pakt të cilët edhe nga dy herë do ta lexojn e besa edhe ta kuptojn.

Ja Kumtesa ime e plotë dhe shumë i revoltuar në lexim:

 Viti jubilar i 40 vjetorit 1981 në perpjekje të zbardhjës tij,  mjerisht na zuri në perpjekje tjera deri në çlirimin e vendit tonë dhe procese tjera të cilat po vazhdojn

Të nderuar të pranishëm,

Që në fillim të kësaj kumtese po e citoj një paragraf , që e kam thënë si shqetësim edhe në Konferencën shkencore në Prishtinë në qershor të vitit 2011 : Citoj

,, Edhe sot e kësaj dite, demonstratat e vitit 1981 nuk janë ndriçuar sa e si duhet dhe ende ka dilema rreth karakterit të këtyre ngjarjeve” ( Mbaron citati ).

Unë, atë vit ,si shembull e kam marrë grupin e 21 studentëve me të cilët ekskluzivisht identifikohet viti i kthesave të shekullit tonë, pra viti 1981. E kam thënë dhe po e përsëris edhe sot këtu , më 2021, se shumëkush duhet ta mbajë mend faktin njëherë e përgjithmonë, se në këtë grup të dënuarish kemi të paktën tri kategori apo grupe veprimtarësh, aktivistësh dhe, pa dyshim, të gjithë këta bashkëpërmbysësh të ish-Jugosllavisë.

Sot ,10 vjet pas Konferencës shkencore të vitit 2011 në Prishtinë dhe sot 40 vjet pas vitit jubilar të këtyre kthesave të historisë sonë, më duhet t’i them sërish disa shqetësime  tjera , shqetësime këto, të cilat po vazhdojnë në forma të kombinuara, ndonëse me forma të tjera por shqetsime këto.

Shqetësime të reja për këto ngjarje, mjerisht, sapo kishim filluar t’i hulumtojmë e pasqyrojmë më shumë e më objektivisht për dallim nga koha kur nuk kishim hapësira më parë, e keqja na doli sërish , ngase edhe ato hapësira që ishin krejt formale dhe të kontrolluara pas lufte, në vend se të na ndihmojnë sadopak në pasqyrimin e këtyre ngjarjeve, ato na futën në një mjegullim të ri sa i përket zbardhjes së atyre ngjarjeve.

Vlen ta them edhe këtu, se në këtë grup studentësh të dënuar më 1981 kemi gjithsej 21 studentë të tri kategorive të po këtij grupi të dënuarish, ku në kategorinë e parë, siç e kam thënë edhe më parë, bëjnë pjesë :

1 . Organizatorë, me paramendim të 11 Marsit 1981, nga të cilët disa prej tyre kurrë nuk janë gjendur në ngjarjet e më pastajme, pra as më 25 e 26 Mars, e as më 1 e 2 Prill, po as më vonë dhe, për çudi, ata janë arrestuar gati të fundit, madje pak para se të ngrihej aktakuza ndaj nesh, për dallim të atyre të 26 Marsit, të cilët janë arrestuar po atë ditë.

Këta organizatorë, me paramendim të 11 Marsit, si grup i ngushtë nuk janë të shumtë,  katër janë ata që i dimë dhe askush nuk mund të na falsifikojë sërish realitetin tonë mes nesh. Aktakuza me këto forma, duke na futur të gjithëve në të njëjtin grup, ishte humbje faktesh nga pushteti dhe futje konfliktesh mes nesh. Këto i kam thënë edhe në kumtesën e vitit 2011.

Për më keq, tash krejt vonë, pas kumtesave të 81-shit, që do të botohen së shpejti në dy vëllime, po zbuloj se ka pretendime të dalë edhe një grup i ri, po ashtu nga ky grup prej 21 studentësh, që ishim dënuar për këto ngjarje me akuza të ndryshme njëri nga tjetri , por të gjithëve bashkë na akuzuan, torturuan dhe dënuan për tentativë të rrëzimit të shtetit dhe ,,pushtetit popullor” ,siç thuhej atë kohë . Në vërtetë legalisht nuk pajtoheshim se ai ishte pushtet popullor derisa Partia Komuniste e Jugosllavisë po bënte kërdi mbi popullin tonë.

2. Kategoria tjetër e të dënuarve nga ky grup studentësh vjen po ashtu me pjesëmarrës aktivë të 11 Marsit, por jo organizatorë të këtij organizimi, e që më pas menjëherë fillojnë e merren aktivisht me organizimet e radhës, për ta veçuar vetëm 25 e 26 marsin prej organizimeve tjera ju publike, pra ditën e ardhjes së Stafetës së Titos në Prishtinë, kur tani fillon projekti i demonstrimit me karakter politik, madje gjatë asaj dite , sapo protestohej më 26 Mars, kërkesat po artikuloheshin me një kujdes të madh dhe krejtësisht me karakter politik .

3. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë pjesëmarrësit aktivë të të gjitha datave të demonstratave . Më vonë, ata janë edhe organizatorë të ditëve të tjera në vazhdim, madje ata, si kategori e këtij grupi prej 21 studentësh të dënuar, dhanë kontribut edhe në komuna të tjera deri në momentin kur Kosova u bë vatër demonstrimi në shtetin ish-jugosllav.

Ky elektrizim i mrekullueshëm ndodhi nga fakti se Qendra e Studentëve u shpërnda me dhunë duke mbyllyr konviktet dhe pikërisht kjo ndikoi që organizimi të fillojë e shperndahët gjithandej Kosovës. Pra, në vend se të na dobësojnë, pushteti, me masat që ndërmori veçsa na ndihmoi për ta zgjeruar pranverën e atij viti në gjitha komunat , siç do të shihet më vonë.

Duhet thënë dhe kuptuar realiteti, se kjo kategori studentësh, për asnjë moment nuk ka lejuar të lëshohet në provokime e as në propaganda amatore në politikë e as në grupe, të cilat, nuk e di nga cilat arsye apo motive , donin të na i ndërronin karakterin e kërkesave tona politike.

Të jemi më të sinqertë për t’i përcjellë veprimet tjera më vonë. Ne duhet të jemi më të sinqertë dhe ta pranojmë faktin se nuk po hulumtojmë e as identifikojmë ngjarjet të gjithë njësoj : dikush flet vetëm aq sa di dhe kurrë nuk ka shkuar ta hulumtojë ndonjë të panjohur tjetër tashmë publike e cila na ka ndodhur dhe kështu po mbesim krejt pasiv në hulumtim me çka po lejohet të anashkalohen ngjarje të tjera sikur nuk i kemi përjetuar ato, madje sikur nuk jemi ne personazhe të atyre ngjarjeve !!!

Është në nderin tonë ta konstatojmë dhe ta pranojmë realitetin e natyrshëm për kohën, se nga kjo kategori e heshtur , po them kështu qellimisht, ndonëse çuditërisht pati edhe shumë veprimtarë të mirë, të cilët as që janë marrë në pyetje dhe as arrestuar e dënuar, falë qëndresës tonë si të arrestuar dhe brutalisht të torturuar, sepse ne po torturoheshim pikërisht për ata persona, fotografitë e të cilëve na i ballafaqonin në hetuesi.

Kështu, në fund, pa prezencën e as ballafaqimin e shokëve në hetuesi, me dënime të rënda u ndamë për shumë vite nga gjiri familjar, nga populli dhe nga vendi ynë i pushtuar , për të na transferuar në republika të tjera të shtetit ish-jugosllav, por duhet të dihet fakti se shokët e mbetur jashtë grilave nuk i qitëm, përkundër torturave të tmerrshme që i përjetuam.

Tani, shtrohet pyetja : Kush ishin ata persona, që i dimë, madje aktiv në demonstrata dhe me flamuj në dorë , me fotot e të cilëve jemi marrë në pyetje dhe torturuar , pa pranuar t’i qesim ata, siç thashë pak më parë për këtë realitet.

Sot, pas 40 vjetëve, ky realitet duhet zbardhur njëherë e mirë, me fakte konkrete, pa dallim çfarë del prapa krejt asaj që ndodhi në atë kohë , si dhe pa dallim kush në çfarë ujërave kemi notuar në atë vërshim oqeani të vitit 1981.

Po e them këtë, të ngjashme me ato çfarë kam insistuar të hulumtojmë edhe në vitin 2011, insistim ky, siç figuron edhe në librat e kumtesave tona. Edhe sot, më 2021, e them me përgjegjësi se kam punuar e hulumtuar shumë gjëra të kësaj natyre pas vitit 2011 kur u mbajt Konferenca shkencore, në të cilën nuk pashë disa personazhe aktive dhe shumë të besueshëm në atë kohë për ne, si dhe nuk pashë e as takova emra në atë konferencë e që me vite të tëra, para Konferencës shkencore më 2011, ishin ata që pushtuan hapësirat mediale në emisione televizive e në gazeta të shkruara ditore, kuptohet, ata të kombinuar e në përzgjedhje nga redaksi të kontrolluara bashkë me disa nga shokët tanë, të cilët kurrë, absolutisht kurrë, nuk dolën jashtë vijave të kuqe e të thonë dhe të kërkojnë gjërat e pathëna , të cilat i kemi përjetuar ne.

Lidhur më këtë pikë të zezë, e cila ende pas kaq vitesh nuk po zbardhet, veçse po vlojnë mjegullime të reja, unë e kam thënë edhe në vitin 2011 dhe po e përsëris edhe sot, më 2021, (Citoj ) :

,, Që në fillim më duhet ta them faktin se krejt çfarë kanë mundur të bëjnë shërbimet si UDB-ja dhe shërbimet e tjera me njerëzit e gjuajtur në këto demonstrata, janë pasoja të cilat po na përcjellin edhe në ditët e sotme. Kjo ka bërë që ndriçimi i këtyre ngjarjeve të shkojë kaq gjatë dhe të futen dilema një kohë të gjatë në karakterin e këtyre ngjarjeve. Na kanë arrestuar, torturuar, akuzuar dhe dënuar në grupe pa e njohur sa dhe si duhet njëri-tjetrin” ( Mbaron citati ).

Pra, edhe në këtë drejtim çfarë kam thënë më 2011, kam vazhduar të hulumtoj dhe të konstatoj tutje faktin, me emra e mbiemra, se kemi pasur njerëz, të cilët rregullisht kanë qenë në lidhje, madje mu nga mesi ynë e të cilët në të njëjtën kohë i kanë shërbyer shtetit, atij shteti, i cili po na persekutonte.

Në mesin tonë ka pasur njerëz civilë me grada ushtarake, ata kanë emër e mbiemër dhe supozohet se ishin të KOS-it ushtarak, madje ka pasur njerëz në lidhje po ashtu drejtpërdrejt me kryeshefa të UDB-së të rajoneve të ndryshme në Kosovë . Të gjitha këto janë fakte hulumtimi dhe konstatimi në fund.

Këtë që e them këtu, e kam hulumtuar shumë gjatë dhe me emra e mbiemra janë në dispozicion, për shtetin, i cili do funksionojë nesër.

Ndonëse sot, edhe ato shërbime të Kosovës, ndaras nga Shërbimi i Serbisë dje, mund të pretendojnë që këta persona të dalin pozitivë me doza të reduktuara pro neve !!! Këtë mjegullim, të cilin po e përjetojmë, nuk po e përjashtoj si mundësi bllnko, por jo ta pranoj pa u ballafaquar me ato shërbime drejtpërdrejt pikërisht ne viktimat e kohës, e jo ata apo disa prej shokëve tanë, të cilët, pasi po bëhën zyrtar, po përvetësojnë prej tyre me kompromiset politike nganjëherë të pista, për të na lënë viktima edhe sot në shtetin tonë të lirë.

Kjo fatkeqësi te unë nuk kaperdihët lehtë, ngase nuk isha e as që jam qyqar për të vrapuar bashkë me ato shërbime që të jem pushtetar i Kosovës së lirë. Kjo fatkeqësi ne na ka përcjellë deri tash dhe kam frikë se mund të vazhdojë edhe një kohë bukur të gjatë.

Puna e shërbimve jashtë të cilave është e pamundur të veprohet e kryesisht jo ilegalja, është punë e rrezikshme, por kur unë shkruaj, nuk ka arsye që tjetri të frikësohet, përkundrazi, duhet të insistojë që të ballafaqohet me mua, pa dallim kush janë ata dhe me çfarë unë ballafaqohem gjatë hulumtimit …

E di se janë punë me rrezik këto vetëm t’i thuash e lëre më për t’i ballafaquar personazhet. Kjo mua më ka kushtuar në vitin 2000 me plumb të mafisë më keq se me plumbin e Serbisë më 1981, por unë ende jam gjallë dhe besoj se Kosova një ditë do të jetë shtet ligjor.

Vlen ta them tani, më 2021, se pas Konferencës shkencore të qershorit 2011 kam hulumtuar shumë të panjohura publike, pa i cekur të gjitha këtu e që po vazhdoj edhe sot. Kam intervistuar emra, pa të cilët nuk do isha i kompletuar , siç nuk jam as sot, por zbardhja e realiteteve për mua vazhdon, pa dallim mjegullimit të cilin jo pak kujdestarë po na bëjnë në këtë rrugë me kaq mundime.

Tash, po t`i përsëritim kumtesat e vitit 2011, edhe pse nuk mund të shkëputemi krejtësisht prej tyre, nuk besoj se po dëshmojmë se kemi bërë hulumtime të reja në zbardhjen e të pathënave, të cilat i dimë, por ja se na kishin mbetur t’i hulumtojmë dhe sqarojmë saktësisht, përse heshten dhe çuditërisht po fshihen ato të verteta ? Pra, jo të shtojmë gjëra të reja për vete, që s’janë bërë asnjëherë publike ato, por do duhej të bëjmë për krejt të pathënat e tjera, pra për të tjerët e që ka tendenca që ato të heshten, ndoshta jo pa qëllim !!!

Mjerisht, neva na kanë ndodhur këto heshtje misterioze, të cilat ne i dimë. Po, po, i dimë, ngase nuk e mban flamurin njeriu në demonstratë, të cilin nuk e njohim dhe të mos e dimë kush ja ka dhënë atij atë flamur, sepse me fotografinë e atij personi me flamur, të gjithë ne jemi maltertuar në hetuesi. Për më keq, para syve tanë kanë ndodhur në të njëjtën kohë edhe dobësi të tjera kur jo pak njerëz, me emra e mbiemra, janë paraqitur vite me radhë si pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve kur neve nuk na jepej hapësira. E tani, kur po dalim më kumtesat e këtyre simpoziumeve, po ata njerëz humbin, nuk vijn këtu sikur nuk janë dëgjuar të na lodhin duke folur për këto ngjarje në kohën, siç u tha, të pushtimit të medias nga përpunuesit e tyre, madje edhe pas çlirimit të vendit tonë !

Pra, edhe kjo është një goditje tjetër, ani pse në kohë ndryshimesh pozitive, por ishte dobësi e jona kjo, e cila do hulumtuar e jo të mbesim qyqarë të punëve dhe hulumtimit të punës sonë.

Të nderuar të pranishëm në këtë sallë,

unë, herë pas here kam shkruar, sa herë kam hulumtuar dhe konstatuar në ballafaqim për heshtjet e rasteve në fjalë dhe kam arritur ta marr të vërtetën e heshtjes së tyre po nga këta emra në ballafaqim të drejtperdrejtë me ta e jo sipas paragjykimeve, të cilat nuk ia lejoj vetes edhe kur unë natyrshëm mund të paragjykoj.

Siç thashë më parë, herë pas here i kam bërë publike hulumtimet e mia, e tani po përmendi dhe po ju kujtoj vetëm disa nga rastet e hulumtimit dhe ballafaqimeve në fjalë, ngase hulumtimi dhe ballafaqimi me të kundertën është punë, e cila del përtej vetes dhe nganjëherë i josh të tjerët kundër vetvetes pse thuan realitetin, por , ama, realitetet duhet zbardhur ashtu siç kanë qenë e jo të merremi në një rreth të ngushtë vicioz, madje vetëm me vetveten.

Ja disa nga lëshimet tona dhe përpjekjet e mia për ta mbuluar këtë fushë hulumtimi deri në ballafaqim, madje edhe me njërëz të këtyre mëkateve :

1.Kush nga ne, ka shkruar apo kërkuar emrin e tani të ndjerit Jashar Ali Hajdaraj, studentit më të vjetër në moshë në atë Qender të Studentëve, Jashari të cilit i është dhënë flamuri kur po donim të marshojmë nga Qendra e Studentëve drejt qytetit, flamur ky i cili i është marrë zonjës Trandelina Labinishti e cila kishte mbajtur flamurin gjatë gjithë kohës sa ishim në Qendrën e Studentve nga ku kishim filluar, flamur ky të cilin po ashtu vetë ja kisha dhënë asajë, ishte ky flamur të cilin vonë kam konstatuar në gjurmim dhe kërkim të personit i cili ma kisht dhënë flamurin sapo e ka shpalosur e që e kishte sjellur javë më parë në dyqanin e Studentve ku merrnim kufle, burek etj, pra në dyqanin,,Zhito promet“ në qendër të Studentve para koviktit Nr.4 .

Shumë thjesht, Flamuri i datës 26 Mars ka qen personalisht i z. Aziz Morina, ju lutëm kush ka gjurmuar e hulumtuar këto gjëra ? dhe nese ka kush ta demanton dhe sjell personin tjetër, le të urdhëroj, por për gjërat të cilat i di dhe hulumtuj tutje, nuk lejoj që dikush të na shantazhoj ...

2. Kush nga ne, i këtij grupi të dënuarish për këto ngjarje aty, ka kontaktuar dhe trajtuar këto ngjarje me z. Abdullah Prapashtica, person ky i cili mund të ndihmonte akoma më shumë në ato ditë fillimi të mbarë të 1981 ?  E them këtë, sepse Abdullahu ishte mbikëqyrës i Qendrës së Studentëve në atë kohë.

3.Kush nga ne, ka mundur ta kontaktojë shokun tonë të atyre ditëve të hareshme studentore z. Binak Iberdemaj, për të parë se si ka përfunduar ai pas rënies tonë në burgje ?

4. Kush nga ne, hulumtoi tentativat e mëvonshme për të na dalë një emër apo student tjetër se gjoja jo Ali Lajçi , por ky personi tjetër iu paska drejtuar masave më 11 Mars, duke hipur mbi një trafo elektrike në momentin kur po kalonim semaforët në drejtim të qytetit ?

5.Kush nga ne, hulumtoi njeriun, i cili nga ata të parët theu pjatat e para më 11 Mars ku edhe kishin ardhur nga Konvikti Nr.3 me po këtë paramendim të fillimit të kësaj çfarë ndodhi. Pra, kjo është e rëndësishme e jo të lakohen sa e sa emra, edhe pse më vonë thyerjet kanë qenë të shumta, mund ti gjejmë sa të duam pjatathyrës, pra një hulumtim me ballafaqim deri në konstatim ky edhe me njërin nga ne të dënuarit e këtij grupi, por , çuditërisht, nuk e lexova konfirmimin e tij në kumtesën e dorëzuar nga ai ?

6- Kush nga ne, duke parë fatkeqësinë, se zyrtarisht, kaq vite pas lufte, nuk po merren në pyetje ish-ndjekësit tanë, përkundrazi, filluan të koketojnë me ta, krejt prapa perdeve zyrtarët tanë, të bashkëpunojnë me ta gjoja në emer të shtetit, të bëjnë shërbime të bashkëdyzuara, dhe kështu të ndershmit në politikë t’i shantazhojnë dhe kështu të dominojnë mbi ne viktimat e tyre të pabindura në politikat e tyre të vjetra në bashkëdyzim ? !!!

Të nderuar të pranishëm,

nuk ishte e lehtë kjo të mos i përfillësh as organet tona të krimit politik pas lufte në atë bashkëpunim me ndjekësit tanë dhe të gjitha këto hulumtime, shokët në Shoqatën tonë, në rrethe të ngushta, t’i paralajmërojmë dhe për më keq, madje shumë keq, kur shqetësimet deri në frikë të këtyre punëve, po në mes shokëve i gjejmë sikur aty e kemi ende Serbinë apo e dinin se vërtet diçka e tillë po ndodh dhe heshtej sikur duan ta strehojnë veten e tyre diku. Pra,mjerisht, edhe kjo fatkeqësi ka ndodhur mes neve pas lufte dhe çlirimit të vendit për të cilin dham aq shumë.

7. Dhe e fundit, pra edhe kjo për të cilat kam shkruar disa herë. Kush nga ne, kundërshtoi pa ndalur, po ashtu në ballafaqim e jo pas shpinës së njëri-tjetrit, pra përpjekjet si përçarje ato të cilat na kanë kushtuar, e kam fjalën tek përpjekjet për të bërë dikë LIDER të kësaj pranvere kthesash në histori ?

Këto ishin vetëm disa raste, për të cilat herë pas here qëllimisht janë shkruar dhe janë thënë, po, janë thënë herë pas herë e më pauza i vetëdijshëm se këto kushtojnë. Pushtetin jo shpesh e merr pushtetari i cili e meriton, por shërbimet e gjtha pushteteve dhe klaneve politike ndërlidhen dhe në emër të fitores ata sërish vazhdojnë me të vjetrën, me pak dallime.

Këto ndryshime kthesash kaq pozitive, të cilat u bënë, kërkojnë edhe kujdesin tonë më shumë se asnjëherë deri sot, e ne , mjerisht, ende po vazhdojmë me pranverën e 81-shit !.

E kam thënë dhe me këmbëngulje po e përsëris edhe sot këtu : Pranvera 1981, nuk ka LIDER të vetëm e as organizatë të vetme , ka personalitete, të cilat , në momente dhe në vendin e caktuar, nga pushteti i kohës identifikohen si më kryesorët në masa dhe kështu trajtohën tek ndjekësit tanë.

 Kur e thëm këtë, ashtu siç e kam thënë rregullisht edhe më parë, po e përsëris sërish faktin se, z. Ali Lajçi është identifikuar si organizatori kryesor, edhe pse dihet se nuk e filloi ky, as unë e as disa nga ne këtu, të cilët jemi personazhe aktive të këtyre ngjarjeve për çka edhe jemi dënuar për punën që kemi bërë. Pra, u identifikua Aliu me rastin e hipjes tij mbi atë trafo elektrike dhe kështu ju drejtua masës me fjalët e një tribuni absolut.

Pastaj dalim te z. Hydajet Hyseni, i cili po ashtu nuk është LIDER i Pranverës 1981, madje as organizator i nismës së 11 Marsit, por është identifikuar si organizator publik pikërisht më 1 Prill kur ai vjen nga Zvicra dhe bashkë me z. Kadri Batusha dhe Ahmet Bllacën, pra, edhe këta dy emra, të cilët jo korrekt kur rrallë herë lexojmë t‘iu pëmendet emri krah për krah me Hydajetin në atë pemë kur hipin aty në qendër të Prishtinës ku tashmë kishte vërshuar i gjithë populli, studentë, punëtorë e qytetarë rasti.

Hydajeti, më vonë, ishte i veçantë në skenën publike, madje më shumë për organet e ndjekjes sesa për masat e gjera tek të cilat ilegalja akoma nuk ishte shpërfaqur në këto forma. Pra, kanë qenë edhe këta dy persona, për të cilët nuk shkruhet shumë, ashtu siç ka qenë afër Ali Lajçit më 11 Mars dhe po dëgjoj të tjerët të thonë se në vazhdim paska folur edhe një student tjeter aktivist dhe i familjes mirë,  përson ky më sa e di dhe e njoh familjen e tij, pra z. Deli Haxhosaj. Dallimi është se Deliu nuk ka hipur në trafo, siç ishin në pemë Kadriu dhe Ahmeti më 1 Prill 1981.

E kam thënë dhe po e përsëris : z. Hydajet Hyseni ka mjaft vlera morale e patriotike nga fakti se si pjesëtar i ilegales, sapo kanë plasur demonstratat më 11 Mars në Qendrën e Studentëve, ai vjen nga Zvicra dhe drejt e në ballë të tyre më 1 Prill , siç u tha më lart, por jo se Hydajet Hyseni me ndihmën e njerëzve për rreth të na inagurohet si LIDER i nismës së kësaj pranvere 1981.

Për mua, si i përkushtuar në këto ngjarje, këto janë të qarta dhe pa asnjë dilemë, këto ngjarje i kam vlerësuar drejt. Duke u nisur nga ky realitet, çfarëdo tendence për të spekuluar, pa i hulumtuar akoma realitetet tjera e të pa thëna, nuk janë gjë tjetër veçse humbje kohe, e kjo nuk kontribon bash asgjë, përkundrazi, mjegullon realitetet tona.

Krejt në fund, të nderuar/a pjesëmarrës/e, është e natyrshme se duhet parë dhe pranuar faktin se më vonë pas fillimit 11 Mars, e gjithë Kosova ishte Pranvera e 1981-shit, por nuk mund t‘i themi të gjitha çfarë kanë ndodhur në rrugë, në qytete, fshatra e kafene të Kosovës.

Nese vazhdojm më krejt kush ku ka qenë, çfarë ka parë e lexuar dhe çfarë ka bërë rrugëve të Kosovës në atë ta quaj kryengritje gjithë popullore, neve sikur më punë po na del më e zbardhur këtë histori se sa ta luftojm edhe njëherë këtë Serbi e cila nuk po na kupton në vendosmerinë tonë e cila po vazhdon. 

Për sqarim :

Pjesa tjetër e kumtesës e cila koncentrohët vetëm në rrefime mbi ngjarjët 1981, pra pa këto reagime e verejtjet që shtrova këtu, vazhdon ndoshta për botim e kryesisht në ditarin tim do të jetë pershkrimi i plotë...

Ju falenderoj për pjesëmarrje, angazhim dhe durimin për të më dëgjuar.

Suhr CH 11.04.2021

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4133402380013194