Politikë

 Shpresoj të mos e prishi heshtjën time në këtë fushatë si i pa parti por krejt i qetë vetun nuk po mund të rri
Fushata po shkon mirë më ca shkelje të rregullave perball Covodit, ajo çfarë do doja të mos ndodh është propaganda e ulët njëri subjekt apo parti kunder tjetrit gjegjësht tjetrës.

Kohë më parë pati akuza për pervetsim të programieve zgjedhore njëra parti nga tjetra, më pas pati akuza për kopjim të pjesshëm të slloganit edhe pse realitete këto por jo të rrezikshme pa lakuar emrat e tyre si subjekte, tash po zhvillohën propaganda të ulta të cilat vertetë po më iritojn ti dëgjoj kudo që po shperfaqen këto.

LDK më propaganduesit e vet në teren po gabon më propagandën kundër z. Osmani duke keq interpretuar se ajo krejtësisht na u shkri vetëm si individe në LVV !!! është e ulët kjo derisa qendron e kunderta. Vjoso, vertetë nuk do të jetë Presidente por kandidatura sajë ishte e mire, shumë e mirë perjashtuar mundësinë që ju dha LDK-së të dalin më propagandën se gjoja Vjosa edhe po të bëhët Presidente veq po deshmohët egoja sajë e cila si Presidente pastaj e ka të ndaluar të merret më partit politike dhe kështu del fakti se votuesit e të pa kënaqur në LDK po shkrihën në LVV !!!

Është një propagandë jo e drejtë kjo, madje hiq e moralshme për LDK-në e cila edhe në këto situate prap do të ketë nevojë për Vjosën, pse e them këtë ?

Fakti i pare është se z. Osmani është e gatuar si politikane në LDK, fakti i dytë është se, LVV do të ketë vota shumë, e perseris, shumë më shumë se sa ka antar dhe jo vetëm nga të deshpruarit e LDK-së por edhe partive tjera e kryesisht nga qytetarët të cilët tash sa kohë kanë humbur interesimin të dalin në votim, e pra në këtë situate është lista e z. Osmani ajo e cila ballanson këtë fitore në këto zgjedhje ndryshimi.

Tash, siq po e thojn nganjëherë në fjalë ,,po spekuloj pak” unë nuk do doja të spekuloj por mendimin tim për të mirën e proceseve më duhët ta them. Edhe sikur zonja Osmani të mos i arrin 6 ulëse për ta bërë grupin e sajë parlamentar, vet z. Kurti do ti jap një deputet e ndoshta dy që ajo ta ketë grupin e vet parlamentar ngase vota në pluralizëm kështu shkon dhe në marrveshje të plotë mirëbesimi më mire funksionon.

Politika e ndryshimeve kësajë radhe pa tjetër duhët jo vetëm të fiton por do duhët edhe të funksionon. Unë as vet se kuptoj se si z. Isa Mustafa më shumë i hyri në punë z. Limaj dje se sa në këtë rast zonja Osmani sot të cilën po e sulmojn më kaq perfiditet.

Ka muaj të tërë që kur kam thënë se, LDK pa Vjosën do të interpretohët si stopim i reformimit të LDK-së dhe kështu do dali si partia e tretë, ishin ditët e preplasjeve të mëdha atë kohë dhe kam thënë se, pikërisht në ato perplasje, pajtimi më qendrimet e Vjosës në parti edhe mund të dali LDK numri nji, pra si parti e pare, iku ajo kohë mend për tani e tutje.

Nuk besoj që më këtë reagim si i pa parti ta kem prishur heshtjën time në këtë fushatë parazgjedhore, ishte vetëm një mendim i imi ky më pjesë analize. Urime, urime të gjithëve.

Trubuhoc 09.02.2021
Xun Çetta