Politikë

 Arkivi dhe dosiet janë Vëlla e Moter, ato gati se nuk mund të shkojn njëra pa tjrtren. Kam frikë, se krejt gabimisht paskam menduar se arkivi është punë e mjaftueshme dhe punë më e leht pa u thelluar në dosiet kaq të perfolura dhe jo pa qellim nga jo pak të dosuar të cilët po pengojn edhe VETING-un ! por ja se tani po bindem, se as arkivi nuk mund të na ndihman pa dosiet si motra e vogel e vëllaut të madh i quajtur Arkiv.

Zhurmagjinjët e dosieve jo pa qellim, kur po ziheshin ngusht po dalin e thojn : ,,Kosova nuk ka Dosie, ato i ka vetëm Serbia” !!! Jo, jo Kosova ka DOSIE bile të mira.

Më ka kushtuar projekti im dhe iniciativa e ashper për ballafaqim në momentet kur Kosovës së lirë, menjëherë pas lufte po i shkonte një tim i zi. Isha optimist për ballafaqim të rasteve aq të ndieshme të cilat Kosovën e lirë po e kthejshin në pushtim, po, po doja ballafaqim mes nesh ngase ishim të lirë more hejjjj, një ballafaqim pa dosie në kohë shantazhi dhe kercënimi për vendin do ishte sherim, mjerisht sot, prap kam frikë në këtë tim të zi i cili po shkon në Kosovë, e unë,  nuk kam çfarë bëj veqse mendet ti kem në kry nga kaq shumë agjami.    

Nese sot po më vjen më vjell nga krejt çfarë po lexoj, degjoj dhe shoh në këto vlime politike në Kosovë, ilaqin po e gjej në arkivin tim të cilin nuk e paskam shfletuar as vet tash e sa dekada rresht.

Po, po ilaqin e sherimit nga vlimet kaq pa krip të cilat më bëjn të vjelli vrer, unë po e gjej vetëm në atkivin e kaq shumë ngarkuar e më vlerë, nese as kjo nuk po mjafton për ta sheruar vehtën plotësisht nga vlimet e pa asfarë kriteri moral, profesional e as njerëzor, atëhere u dashka edhe ndihma e motrës , pra dosiesë për ata ose ato të cilët-cilat nuk njohin arkivin.

Si fillim nga kjo pjesë arkivi, po riofroj dy artikuj të vitit 2007 dhe i fundit këtu e deshti një parasqarim.

Ja diqka nga arkivi ku as vet nuk paskam hulumtuar e as prekur tash sa vite më shpresë se nuk do ti braktisi afishimet nga facebook-u : :

 

Ripublikimi-I-

Botuar ,,Lajm,, 23 korrik 2007

Krimi politik në mesin tonë

Përfundimisht para syve tanë po ndodh ngadhënjimi i krimit anti-shqiptar. Ai mjerisht po lulëzon ne kohen tone. Edhe me keq, krimi po mbështillet me materien e antikrimit. Ai po vret me fjale per te qene me i padukshëm dhe me efikas per kohen.

Masat e gjera vazhdojne te mos e kuptojne këtë lloj krimi - ato duket se po jetojnë ne agoni politike. Hapësirat e lira te krimit, për te tilla forca, janë kudo ne mediat tona te shkruara, elektronike dhe te shoqëruara me propaganda te plasimit verbal e praktik.

Kjo e fundit funksionon vetem te ne. Me 20 korrik 2007, ne programin e RTK-se "Jeta ne Kosoye", u shperfaq edhe nje goditje tjetër ne drejtim te rezistencës sonë kombetare. Goditja ishte ne pleksusin e lenduar tani e sä kohe'. U mor ne sulm flamuri yne kombetar. Goditja nuk ishte e papritur, aq me teper jo befasi, meqe' ajo erdhi nga Shkelzen Maliqin, biri i nje UDB-ashi te famshem.

Por, befasia paksa e renduar ishte kur ai, pasi e kuptoi fak­tin se flamuri kombetar nuk ndrrohet, hodhi idete e berjes eventuale te flamurit shteteror jo vetem te Kosovës, por ne kete rast edhe te Shqiperise, nese denohet ndarja e kombit ne nje e me shume shtete.

Pra, analistet si Baton Haxhiu, Migjen Kelmendi, Shkelzen Maliqi, Nexhmendin Spahiu etj., edhe kur ata bëjne kthesa drejtë realiteteve te reja, ata prape me vete sjellin viruset e tyre infektive ne politiken tonë kom­betare. Natyrisht per kete ata marin shperblimin nga punedhenesit e tyre edhe per kete geshtje...

Se z. Maliqi ne ate program televiziv ishte fare i fresket dhe e kishte te qarte realitetin, qe i ishte shndrruar ne bindje te dhimbshme, meqe flamuri kombetar nuk paska mundesi te ujdiset e ndereqet krahas bindjeve politike te tij dhe sejmeneve si ai, dukej se ketij realiteti ai tentonte t'i pe'rshtatej.

Kalimi i tij, si edhe i te tjereve si ai, nga lufta kunder flamurit kombe­tar, ne betejën per berjen e flamu­rit shteteror edhe kesajë radhe nuk ishte pa ate sensin e njohur te tij per hakmarrje politike.

Shikuesit kane pasur mundesi ta kuptojne fare qarte mesazhin e tij, kur tha se flamuri yne kombetar na paska origjine bizantine. Ne nentekst mund te lexohej opinioni i tij se, "meqe na deshtoi flamuri i shpifur kombetar i Kosoves, ashtu si desh­toi unitarizmi jugosllav, tani po kthehem andej kah po shkojne rrjedhat e ndryshimeve politike, pra po e zhvilloj betejen per flamur shteteror. Goditjen e fundit gjithsesi po ia bej atij te cilin po e braktis perfundimisht".

Duket se ai dhe sejmenet e tij nuk e kane kuptuar ende se edhe ne kete beteje te radhes do te deshtojne. Ky percaktim i ketij lloji analistesh, vetem sa do ta ndihmoje procesin te marre rrjedhen e duhur drejt Bashkimit Kombetar.

Neser nuk do te duhej te befasoheshim qe ndonjeri prej ketij soji te analisteve tane te na ndodhet ne balle edhe te kesaj ideje, i ulur ne krye vendi, diku në ndonje sallon ne Tirana.

Ato qerdhe ku ben vezet kjo kategori tashme na jane te njohura.

Rrugën qe do te duhej ta ndiqnim per fiamurin shteteror ne Kosove deri tani shume thjesht dhe fare qarte e ka artikuluar Eqrem Kryeziu në një tryeze treshe, ku ishin z. Kryeziu, Emrush Xhemajli dhe Nexhmediri Spahiu.

Revoltën e dëgjuesit te rregullt te ketij emisioni te RTK-se, ndoshta edhe te audiences ne agoni poli­tike, ne rastet e tilla, redaktoret e ketyre emisioneve dine ta zbusin me pranine aty-ketu te ndonje kundershtari te këtyre zërave. Ne rastin konkret, këtë detyrë e kryente ne mënyrë të mrekullueshme, qofte edhe pa vetedije, disenjuesi Sinan Kadriu. E veganta e tij ishte kur tha se, nese behet kombi kosovar, unë do te jem minoriteti shqiptar ne Kosove !

Analistet e sojit te Maliqit, te deshtuar me kohe ne kete lloj te mjeshterise publicistike, tani po gjenerojne edhe gazetare e publiciste tjere dhe krushqitë nga me te habitshmët ne skenën mediale dhe politike te Kosoves.

Nuk ka krim me te madh, gjykoj une, se sa lidhja e Baton Haxhiut, Shkelzen Maliqit dhe Xhavit Halitit etj. Herë njerin e herë tjetrin per do dite i ke ne editorialin e "Expresit". Mjafton te ndalemi dhe ta pasqyrojme rolin e gazetarise se z. Maliqi 1990-91 dhe misionin qe kishte per ta sulmuar dhe degrad-uar Demagin e posadale nga burgu.

Ky mision dhe perkushtim i tij është i skeduar mire ne arkivin tim relativisht te pasur me fakte dhe dokumente. A ka njeri, analist a publicist, i cili sot ka kurajen profesionale dhe qytetare t'i shtrojë publikisht pyetje z. Haxhiu per detyrat qe kryente dhe merrte ai ne takimet me kreun e UDB-se ne Kosove per vite te tera.

Ai zoteri, pa fije turpi, madje tallet me lexuesin tone sot, tek rrefen kujtimet e tij nga keto takime. Ai me mburrje thote se atebote, "ndalesha dhe e pyesja veten, a është e mundur te jem bërë kaq i madh, kaq lirshem te bredh neper Brezovice me njerëz kaq te mëdhenj...". Dhe, krejt kjo ndodhte ne prag te luftës në Kosovë.

Kjo kategori gjen hapësira ne mediat tona, nderkaq une nuk arrij dotë.

ta shperfaqi dokumentacionin qe kam, qe do te deshmonte ribarrikadimin e mafiseë politike dhe arkivi me mbetet i mbyllur. Ju zoterinj me emrat Shkelzen, Baton, Nexhmedin... goditni, goditni dhe vetem goditni. Por, nje gjë mos e harroni, se ne fund kur ky vend ta fitoje lirinë reale, do te shqyrtohen edhe vepra te ketij-lloji, qe japin adresa te qarta per krimin politik ne mesin tone. Pistat e sigurta per goditje i keni siguruar, mediat pa dallim, e perseris, pa dallim, i keni ne sherbim.

Ato me kohe jane shnderruar ne barrikadë mbrojtese per ju, duke lene ne anen tjeter vlerat krijuese dhe vete rezistencen e pergjakur.

 

Xun Cetta Prishtine, 21.07. 2007

Ripublikim sot 13.01.2021

Xun Cetta

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

 

Publikimi-II-

 

Një parasqarim :

 

Në arkiv po më shkruan ,,Epoka,,03.08.07., por sikur e kam të fiksuar se ,,Epoka” pas një konflikti që kam pas, kurr nuk më ka publikuar ndonjë punim por, ndoshte ky qenka i para konfliktit :

 

Nga dy alternativa të vetme, të zgjidhët njëra

dhe të rifillojmë rrugën e mbetur

 

Si në të kaluarën ashtu sot jemi bllokuar politikisht në momentet më vendimtare dhe kështu po sorollatemi në këto procese me çka rrezikojmë të rrëshqasim drejt një dështimi të dhimbshëm. Për të kaluar edhe këtë sfidë, ne duhet si në të kaluarën të marrim masat për antibllokadë pa dallim kush ku është i pozicionuar, kush ku dhe kujt po i ja kryen punën, të mos bllokojmë njeri tjetrin në veçanti të mos bllokohen njerëzit që kanë dëshmuar aftësitë për ndryshime, të koordinohet dhe të përqendrohet puna jonë në njërën nga alternativat e zgjedhura dhe rruga të vazhdohet tutje.

 

Më tepër se bllokada sot është i dhimbshëm fakti kur bllokuesit e këtyre proceseve, shterpësia e tyre politike në vitet e pasluftës deri në ditët e grupit të unitetit mashtrues, tani po tentojnë gjoja të radikalizohen ose improvizojnë radikalizmin e tyre dhe kështu ata sikur po zhbllokojnë këtë situatë, ky është kulmi i cinizmit, është sulmi më i paskrupullt çfarë u bëhet njerëzve që po rezistojnë e që kjo është një përsëritje e radhës së eksploatimit të proceseve pa djersën e tyre.  

Pozicioni i vetë bllokimit politik është rezultat i ardhur nga vetë impotenca e tyre politike, madje pjesërisht ishte impotencë e qëllimshme e që akoma më e dhimbshme bëhet kjo kur pa zgjedhur mjete, të tillët në politikë luftojnë me propagandë, arrestojnë brutalisht, izolojnë dhe çfarë nuk bëjnë kundër njerëzve që kanë dëshmuar në procese dhe në rezistencën e kohës sonë, bëjnë gjithë çfarë dinë e munden kundër atyre që tani kanë energji, aftësi dhe mjaft kurajë për t’i kaluar këto pengesa drejt qëllimeve tona të shenjta për veten tonë, rejonin dhe njerëzimin e këtij rejoni. i cili po i vuan politikat e mbrapshta nga njerëz të cilët dinë vetëm të shfrytëzojnë e kurr të krijojnë dhe japin diçka nga vetja e tyre.

 

Në pamundësi të organizimit më të mirë, më cilësor e më të moralshëm ne kohën apo momentet kur kanë devalvuar vlerat morale, krijues dhe krejt çfarë quhej veprimtari e pastër patriotike, ne tani para vetes tonë kemi vetëm dy alternativa, për të mos i rrezikuar edhe ato më vonë.

Rreziku shtohet akoma më keq kur kërcënon të fragmentarizohën jo vetëm forcat e lodhura deri dje patriotike, por po fragmentarizohet edhe vetë burokracia jonë kombëtare e cila në mos asgjë tjetër, të paktën mbante një ekuilibër, mbante një kontrollë dhe bënte lëvizjet çfarë impononte koha.

Sigurisht të gjitha këto ishin të vonuara dhe për interesat ekskluzivisht të kësaj burokracie në radhë të parë, por se kjo e keqe padyshim ishte edhe një blerje kohe dhe pushim diçka me i qetë për rikonsolidim të forcave progresive e patriotike të cilat sjellin ndryshimet e duhura, kurse diçka tjetër është fakti perse nuk po shfrytëzohen këto mundësi në kohën dhe me njerëz të duhur.

 

Për të mos humbur kohë, janë dy alternativa të vetme këto, të zgjidhet njëra dhe të vazhdojë rruga tutje drejt kauzës sonë shekullore:

 

1. Alternativa e butë, si vazhdim i proceseve jo aq euforike dhe jo krejt realiste, por që nuk lejohet të dështojë, është bërja e koalicioneve të reja parazgjedhore, nxjerrja e ligjit zgjedhor çfarë sjell ndryshime kualitative, kurse kjo kryesisht më lista të hapura, që Kosova të jetë mundësisht në gjashtë e më shumë zona, limiti i hyrjes në kuvend nga 3 % të ngrihet në 5 % (sado e dhimbshme të jetë kjo për partitë e vogla, arsyeja ka qëllimin e disiplinimit të individëve, të cilët akoma nuk kuptojnë nevojën e bashkëpunimit dhe koalicioneve, pa të cilat Kosova do margjinalizohet politikisht deri në përmasa dështimi). Pos këtyre pikave, duhet pasur kujdes që të mos mbetet opozita e dobët në të ardhmen.

(Është i gatshëm projekti i kësaj alternative, e cila luftën për pushtet e bart në luftë të bërjes se shtetit, nga fakti se edhe koalicionet janë të rikomponuara aq arsyeshëm sa që nuk dështon jo vetëm marrja e pushtetit me votë te lirë, por as bërja e shtetit me kompetenca ndoshta jo të plota ,por shumë më të avancuara nga që rrezikojmë ta përplasim vendin ).

 

2. Alternativa e fortë, si vazhdim i një politike më realiste e që gabimisht trajtohet si euforike por se nuk është me aq rreziqe siç frikohen ata që bëjnë trajtim-vlerësime qëllimisht të gabueshme është po ashtu alternativa e mundshme për momentet edhe pse kjo mundësi qenka përkeqësuar akoma më shumë nga faktorë të mirënjohur për mua, pa i përmendur ato çfarë konstatova këto ditë pushimi.

(Projekti i këtij riorganizimi gjithashtu është i gatshëm, por mjerisht jo edhe me aq optimizëm në terren, konstatim imi praktik i këtyre ditëve të hulumtimit në Kosovë, konstatim i dhembshëm por realitet, të cilin duhet pasur në konsideratë para çfarëdo vendimmarrje apo zgjedhjes se njërës nga dy alternativat e mbetura).

 

PS:

Dy projektet në  fjalë kësaj radhe nuk bëhen publike për shkaqe të pasojave çfarë ka dëshmuar përvoja në të kaluarën. E them këtë ngase transparenca e idealistëve kishte qenë krejt naive para burokracisë sonë kombëtare dhe plagjiatorëve të quajtur analistë.

 

Kjo nuk do të thotë detyrim i vetëmbylljes apo avullim në heshtje, qëllim i dorës se zezë ky, siç vetëquhen dy e më shumë të quajtura shërbime sekrete në Kosovë. Transparenca para atyre që sjellin ndryshime nuk po mungon.

Mjerë ata të cilët nuk po kuptojnë nevojat në kohën e duhur, mos qofsha në lëkurën e atyre të cilët si në të kaluarën ashtu sot vazhdojnë të thurin politika klanesh pa parim nga distanca dhe prapaskenat e tyre politike.

Prishtinë 30.07.07

Ripublikim sot 13.01.2021 

Xun Cetta.

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3879700178716750