Rrefime

  Kur duhej pergaditur për luftën, sa herë erdha ilegalisht në Kosovë më thanë: ,, Jo ti po don më ndez e më ik për Zvicër”

Dihen ata të cilët refuzuan ta pranojn minibusin më armatim, kanë emer e mbiemer bash të gjithë dhe nuk e harroj këshillën e Babës tim të ndjer i cili ishte i zier në këto probleme sge më thot : ,,Këto punë nuk bëhën me njerëz pse i ke të aferm por më njerëz të këtyre punve biro”

Kur erdha në fund vitin 1997 kur veq po ndizej, më than : ,,Po Xun, diqka po ndodh në Prishtinë por mirë do ishte të jesh edhe ti familjar” !!! Këtu më ndihmuan dhe ja u pava hajrin reagimeve ngase u fejova dhe për dy maj, të fejuarën e mora në Zvicër nga ku serish vazhdova pa e shijuar muajin e mjaltit, pra prap drejt frontit i cili po hapej gjithëandej vendit tonë.

Eh tani në këtë VIDEO insert nga ditëtë e para sapo lufta kishte mbaruar, njerëzit tani kishin ndryshuar e bërë të pa njohur më çfarë kërkon Kosova e re, prap ishte humbje e hapit në vlimin e masave të trumatizuar kur nuk dinte kush çfarë po bënë dhe kush kënd ta dëgjon e avanson...

Kur ne po shohim Foto e VIDEO nga arkivat e të huajve për Shqiptarët para 100 e sa vite më parë, ne po befasohemi !!!

Eee Arkivi është vet historia e cila flet dhe shtjerr maskat e sa e sa realiteteve të hidhura të cilat kanë kaluar e më tëndencë të harrohet e dhimbëshmja.

Atkivi flet më mirë se unë i cili do duhet vetëm ti plotësoj dhe sqaroj të pa kapurat në kohë dinakrish politike para popullit.

Ah sa punë kërkon zbardhja e Arkivit dhe pasqyrimi i ngjarjeve të dhimbëshme !!!

Publikuar për here të parë ndoshta para kohe sot 13.12. 2020

Xun Çetta

YuuTube Video :

https://www.youtube.com/watch?v=jxI_OhTa99c