Politikë

   Sipas hulumtimeve tash sa kohë që bëj dhe perkujtimeve nga facebook-u po del fakti se, gjithë jeta politike më paska shkuar duke mbrojtur sa njërin e sa tjetrin, bash sa here që sulme e akuza të pa baza ngritën njëri kunder tjetrit si indivet, si parti apo bllok politik. Isha dhe mbeta ky ngase vendin po e shkatrrojn më inate e gjelozi për të mos u bërë kurr një.

Për mua nuk po del ndonjë befasi e re veqsi natyra e problemeve të mija qysh si i ri kur gjithë herë problemin më të mëdha e kam pas për të drejtën dhe mbrojtjën e tjetrit e kryesisht të dobtit apo të urtit para të fortit dhe bandave në shoqëri.

Po, bash kjo ka qenë natyra gjegjësisht jeta ime si i ri dhe po sot në këtë moshë pa u mbushur mend që ta shoh punën dhe interesin tim, unë vazhdoj e mbroj të drejtën pa dallim... Edhe radikalizmin politik në kohën e duhur e kam ngritur, stimunluar, aplikuar dhe ndihmuar per ball pacifizmit të vdekur politik.

Tani veqse mund të lexojm këtu nga javorja ,,Rimëkëmbje”12 maj 1996, këtu qenka interesant ta shoh se sa mirë paskam skanuar gazeten dhe konvertuar në Word, gjë kjo të cilën sot nuk e aplikoj e as provoj !!!

Lexo artikull të skanuar nga 1996 më titullimin deshpruas për alarm kujdesi : Çlirimi dhe vet pushtimi ynë ...

Afishuar më shtesën sot 31.08.2020

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/3497431516943620

 

Çlirimi dhe vet pushtimi ynë ...

 

Regjistrimi i LDK-së në Beograd si parti apo shoqatë politike nuk ishte as-farë gabimi apo tradhëtije siç pretendojn disa, madje as përulje para Beogradit, siç u fol e u përfol vite të gjata e pa ndal si propagandë kundër këtij subjekti. Atëbotë, jo të largët, ne, faktikisht, kërkonim Republikë në kuadër të Jugosllavisë, andaj regjistrimi i partive politike natyrisht se bëhet në atë shtet, dhe propagandat e ulëta dhe pa sens politik kundër LDK-së rreth regjistrimit ishin qesharake për mua, madje ajo veç sa mjegullonte realitetin tjetër tepër të hidhur rreth programit të LDK-së dhe gjithë çka ndodhte në Beograd,si P.sh.

Qëllimi ishte për ta regjistruar partinë në Beograd, pa kërkesën e popullit për Republikë, e që më pas t’ua përplasin në fytyrë sllovenëve e kroatëve, dmth. Kuçanit, Dërnovshekut, Markoviqit dhe Mesiqit, duke iu thënë: (Çka po na ngatërroni ju me Shqiptarët dhe me Kosovën, përse thoni ose Republika e Kosovës ose ju vet po e minoni dhe shpërbëni Jugosllavinë. Ja, ju zotni nga Sllovenia dhe Kroacia :sot u regjistrua partia më e re dhe pluraliste me intelektualë të Kosovës, në krye me kryetarin z. Ibrahim Rugova. Ja programi i tyre, i shprehur me vullnetin e tyre të lirë, ku në asnjë pikë nuk figuron Republika e Kosovës. Ju lutemi, çka po brengoseni ju aq shumë për Kosovën?)..

Sqarim tani pas 7 vitesh jetë të këtij subjekti 1989-96:

: Atë kohë përplaseshin sllovenët dhe kroatët me Serbinë për njohjen e Republikës së Kosovës, në të cilën insistonin që të dyja palët. Pra, ky akt s’na solli telashe me pushtuesin, sepse faktikisht në politikë ishte akt i zhvlerësimit të kërkesës dhe të gjakut të popullit, por na solli një katastrofë në marrëdhëniet shqiptare-kroate-sllovene, të cilët me arsye hoqën dorë nga mbështetja për Republikën e Kosovës, edhe pse atë mbështetje, pak a shumë, nuk e bënin bash për hir të shqiptarëve, sa e bënin për interesat e tyre të dobësimit të Serbisë në Federatë. Por, sidoqoftë, ishin interesa të përbashkëta, deri në momentin kur ne na u futën pykat e politikës serbe, brenda pragut të fitores së eksploatuar më vonë po nga këto pyka shqipfolëse.

E keqja nuk u ndal vetëm me kaq. Kur sllovenët dhe kroatët dolën me taktikën e ndërruar, si vazhdim i politikës kundër Serbisë, dhe kërkuan që të dy krahinave t’u mirët vota në instanca federale dhe sistemin federativ ta bartnin në atë konfederativ , horrat tanë politikanë pyka të Serbisë thoshin :

Ja, se sa na e paskan dashur të mirën sllovenët dhe kroatët. Edhe si autonomi duan të na marrin të drejtën e vetë përfaqësimit në federatë, konfederatë, (siç shpreheshin atë kohë politikanët tanë marioneta, pa përcaktime politike, se janë për federatë apo për konfederatë, të cilëve që në shprehje u dukej pavendosmëria për aleanca politike ).

Pjellë e këtyre dështimeve, për momentin, është edhe vetë ndarja e shqiptarëve në katër e pesë shtete. Më vonë, kjo pasojë do të ndihet edhe më shumë, e më kot mashtrohen disa se fajësia mund t’u hidhet Evropës e Amerikës. Jo.Jo. Edhe Evropa ashtu si Amerika, do t’u paraqesin pasardhësve tanë këto fakte dhe rezultatet e referendumeve për vetë ndarje nga të cilat do të duhej të turpërohen fëmijët tanë, pa pasur të drejtë ta fajësojnë Evropën apo Amerikën, siç e kemi fajësuar ne në kohën e gabimeve tona.

Amerika dhe Evropa, mund të na parapëlqejnë politika kaq të gabuara, por, nëse ne biem në këso lojërash, pa as farë përpjekjesh për rezistencë diplomatike, as politike e ushtarake, atëherë edhe Amerika edhe Evropa, do të thonë: Këta si popull ende nuk janë të përgatitur për pavarësi (gjë që u pa më vonë dhe po shihet në vazhdim).

Pas vendosjes së pluralizmit partiak në Jugosllavi, dhe pas ardhjes së Tuxhmanit në Kroaci, si dhe Kuqanit në Slloveni, filluan takimet e kryetarëve të republikave sa në Maqedoni, Kroaci, Slloveni...

Tuxhmani, pasi ishte informuar mirë dhe drejtë me lojën tonë të shëmtuar, që në embrion të demokracisë, e si fakt për realitetin e LDK-së, shihte se në atë subjekt s’ka asnjë nga ata me të cilët kishte pirë çajin e mëngjesit në ditët e zeza burgjeve. Dyshoi me arsye, siç i kishin referuar edhe para ardhjes së tij, dhe kështu u fut në lojëra me Milosheviqin, në stilin: Mua Bosnjën, unë ty nuk të përzihem në punët e Kosovës, pra ky është realitet bashkëpunimi viktima me xhelatin.

Pas luftës në Slloveni, zjarri u fut në Kroaci, pa përfunduar në Kroaci u shpërnda flaka edhe në Bosnje, ku doli fytyra e vërtetë e pabesisë së Milosheviqit ndaj marrëveshjes më Tuxhmanin:

Ti në Kosovë, unë në Bosnje. Tuxhmani faktikisht u zu ngushtë: E dinte se shqiptarët diçka po bëjnë dhe se besimtarë të Serbisë nuk janë, edhe pse mashtrohen nga politikanët e rastit. Ai vendosi të provonte aleancë dhe t’i sprovojë shqiptarët, edhe pse vetë i kishte tradhtuar, duke hequr duart prej shqiptarëve. dhe kështu me nxitim politika jonë, si revansh, iu përgjigj:

Jo,jo. ne jemi përcaktuar vetëm me dialog dhe mjete paqësore! do të thotë: e përsëritëm gabimin historik, të dytin me radhë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Tuxhmani më pas i thirri të gjitha forcat politike në Kroaci dhe urdhëroi: Për shqiptarët që të mos flitet as të shkruhet gjë, meqë u provuan ata,se nuk duan të çlirohen tha Tuxhmani.

Sot, në opinion shpjegohet e kundërta e gabimit në fjalë, duke e çmuar si meritë tonën politike se si Kroatet u orvatën ta ndiznin zjarrin në Kosovë, por ne, me politikën tonë tejpamëse e hidhem zjarrin atje ku ata e gatuanin të keqen për ne.

Kështu ne gabuam serish ku në vend se të mos refuzohet armatimi, por as në luftë të mos futemi kur do Tuxhmani por të kishim përgatitur dhe kontrolluar situatën, kështu edhe do t’ia mbyllnim gojën Tuxhmanit, edhe s’do rrinim krejt duarkryq, por varësisht se si do ta vlerësonim situatën ashtu do të vepronim, pa u ndikuar nga Tuxhmanët e tjerë.

Shtrohet pyetja: :

Çfarë ishte vepër politike apo diplomatike ajo e thëna troç - Jo?

Në raport me këtë: mos refuzo, por grumbullo, dhe vetëm sipas vlerësimeve tona-vepro.

Zoti Tuxhman më pas vlerësoi se pa i hapur frontin Serbisë në luftëra të reja s’guxon të futet.

U tërhoq dhe filloi armatimin dhe strategjinë e re të luftës. Evropa dhe Amerika filluan të kritikojnë dhe reagojnë ndaj gjithë asaj çka po përgatitej në Kroaci. Tuxhmani, gjatë kësaj kohe, po thuajse, e humbi besimin edhe në popull, dhe opozita sfidonte pozitën dhe fitonte pikë nga ftofjët në fjalë. Kur vetë Amerika dhe Evropa, krye kreje Gjermania, u bindën se Kroacia ka vendosur t’i çlirojë trojet e veta, i thanë stop, ne ta nxjerrim projektin e çlirimit me sa më pak humbje. E kapën Milosheviqin dhe e shtrënguan me ca fakte dhe ranë në dakord, dhe kështu: pushtimi me vite i pjesëve të Kroacisë u zëvendësua me çlirimin brenda jave a muaji.

Tani ta pyesim veten :

A mund ta bindim botën se vërtet kemi vendim për çlirimin e vendit ?.

A mundemi ne ta bindim Amerikën-Evropën, e krye kreje Gjermaninë, se jemi të vendosur ta çlirojmë Kosovën? ( Këtë pyetje e kam shtruar kudo dhe kurdoherë, edhe para çlirimit të Kroacisë) . Madje, kam thënë se edhe sikur të bindet vetë Milosheviqi ta lëshoj Kosovën ai këtë duhet ta bëjë përmes një lufte, së paku formale, afatshkurtër, dhe me marrëveshje: E përse atëherë ngurrojmë që të radikalizohemi?

Bota është e vetëdijshme, si Amerika, Evropa, OKB-ja KSB-ja, EU-ja, etj. se autonomia për Kosovën nuk është zgjidhje as e përkohshme, por ata jo pak presin edhe në aftësitë tona, si komb i organizuar, se çfarë po bëjmë?

Nuk është në natyrën e tyre të të thonë formo ushtri e polici, se as shteti që kërkoni nuk mbrohet pa to. Pra, prapë pyesim: Ku jemi dhe nga kush frikohemi, faktikisht?

Përse na u ka futur frika në placë nga lufta me Serbinë? Dhe duam paqe pa liri, si dhuratë e durimit dhe urtisë.

Jo.Jo: të mos frikohemi, se as bota nuk është për autonomi të Kosovës, ngase ata nuk janë aq të marrë, si i mendojmë ne. Autonomia nuk e zgjidh këtë problem, as në kohëra shumë më të mira, e lëre ta zgjidh tani, pas gjithë këtyre ndryshimeve dhe fyerjeve ndërnacionale, dhune dhe terrori shtetëror.

Amerika, Evropa dhe institucionet ndërkombëtare me vëmendje të madhe përcjellin të gjitha rrymat politike shqiptare dhe jemi shumë të bindur për këtë, për çka jam edhe optimisti më i madh se dëgjohet edhe zëri tjetër, madje për amerikanët rëndësinë më të madhe e zë alternativa e nëntokës, të cilës i shihen vetëm shkëndijat, në ca situata të acaruara (siç u dëshmua më vonë). Për politikë legale e gjysmë zyrtare ishte fuerka më e madhe kur diplomatë e ambasadorë të huaj tërhoqën vërejtjen në konfliktet politike ndërshqiptare, edhe kur e prezantojnë gjendjen politike si unike dhe pa zërin e opozitës.

Pra, edhe kështu dëshmohet fakti se përcillet situata jonë e brendshme nga të huajt.

Përse nuk e kuptojmë faktin se edhe politika ndërkombëtare çmon dhe dëshiron të sfidojnë alternativat më të forta shqiptare dhe të dalë nga kjo situatë e lodhjes politike.

Ne, urgjentisht duhet ta harmonizojmë projektin për veprimin konkret politik edhe ushtarak. Dhe të mënjanojmë politikën e deritashme: shterpë në brendi dhe e papërgjegjësi në thelb, ngase në këtë politikë konkurrohet vetëm me shtyrje dhe me papërgjegjësi,pra rgjentisht të sanksionohen rregullat dhe të vendoset peshorja e përgjegjësisë.

Dhe, këto nuk vendosen nga një individ a presidenti, por në bashkërenditjen e konsultës së penguar, m’u për shkak të vazhdimit të avazeve të vjetra dhe të papërgjegjësisë.

Sot, më tepër se kurrë, kërkohen njerëz parimorë, e kursësi njerëz të kompromiseve politike, për hir të paqes së rreme dhe të çmimeve të premtuara Nobel në kurriz të popullit dhe çështjes kombëtare. Unë, nuk e kam të qartë se a mendojnë njerëzit se ku do t’i ekspozojnë ato çmime për paqe në qoftë se Kosova mbetet e robëruar? Po ua kujtoj të tjerëve që t’i thërrasin mendjes, ngase jo vetëm se nuk do të kenë ku t’i ekspozojnë të tëra ato çmime “Nobel” për paqe a,për mua bedel të pushtimit tonë kombëtar,e që betohem se s’do të dihet as fati i eshtrave të tyre.

Nuk i kuptoj vrapimet për dialog e bisedime para së ...

Unë nuk e kam të qartë si qëndruan politikanët tanë, pas deklarimit të atyre dy grupeve politike e profesionale siç i quajtën ata , që po u shquakan për seriozitetin e trajtimit të çështjes kosovare, pra të grupit të institutit të njohur ndërkombëtar ,,Aspen”, në qendër të Berlinit, e të shoqëruar me një përfaqësues të grupit, po ashtu, të njohur ndërkombëtare në SHBA, që njihet me emrin Instituti “Karnegi”?

Nuk i kuptojë në asnjë moment ata të cilët po kërkojnë zgjidhje të përkohshme për Kosovën, t’ju garantojmë serbëve në Kosovë të drejta të barabarta, e që ato nuk diskutohen sipas të drejtave ndërkombëtare për minoritete në Republikën e Kosovës.!!! Nuk i kuptojë ata të cilët kërkojnë që Kosova të ndikojë në stabilitetin e situatës politike në Maqedoni, kur dihet fakti se, para se gjithash, duhet zgjidhur fati i Kosovës, njëherë e mirë dhe drejt, ashtu që pastaj Kosova ta përcjell lirshëm situatën dhe rrjedhat politike në Ballkan dhe Evropë.

Nuk i kuptoj ata që ende vrapojnë pas bisedimeve, nxitjes së dialogut serbo-shqiptar, më shumë se sa vrapojnë pas çështjes dhe argumenteve të pavarësisë sonë, madje kam formuar bindjen se edhe po të arrihet dialogu, për të cilin fare s’ka shpresë po as interesa të çështjes kombëtare në atë dialog, por supozojmë se vrapimet e të tjerëve dhe qëllimi i tyre u realizua. Ne jemi ata budallenj politikanë që ende nuk e kemi kompletuar ekipin tonë me ekspertë për mbrojtjen me argumente të pavarësisë sonë të drejtë e reale.

Ky dyshim ka peshën e vetë specifike, ndaj apeloj të merren masa, sa nuk është bërë vonë, dhe të përsëriten gafe të tjera politike, sikur që u cekën ato më lart, të viteve fillestare, të amator politikanëve tanë, ngase në bisedime s’mjafton të thuhet vetëm pavarësia sovrane dhe neutraliteti e Kosovës, e hapur si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Shqipërisë, po për gjashtë vjet të vonuara duhen lexuar gjashtëdhjetë kilogram argumente mbi pavarësinë e Kosovës. Pra, kujdes, çka po qëndron prapa tëra këtyre vrapimeve për dialogun serbo-shqiptar, para se të futemi dhe të përfundojmë atë shqiptaro-shqiptar, dhe atë pa bërryla dhe ndërskamca politikë të kopjes sllave.

Jo zgjidhje të përkohshme .

Ne s’pajtohemi me asnjë lloj zgjedhjeje të përkohshme dhe ato kërkesa që u cekën më lart, ne s’pajtohem me kërkesën e as aprorvimin e tyre, si lirimi i të burgosurve politikë, hapja e shkollave, kthimi i punëtorëve në punë, të ndërpritet shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë, të debllokohen institucionet e arsimit e kulturës në Kosovë, të liberalizohet qarkullimi i njerëzve për në Shqipëri, të shtyhet kërkesa për pavarësinë e jo të hiqet nga mendja, siç na mashtrojnë etj,etj.,krejt kjo ndodh më gjoja arsyetimin, ngase akoma s’e paskan gjetur kaptinën, e cila do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, dhe kështu përkohësisht t’i kthehemi edhe një herë Serbisë, me kusht derisa të gjejmë një kaptinë të mundshme, së paku kështu na lajmëruan krerët e LDK-së, alternativat e jashtme në javoren “Zëri shqiptar” të datës 02 maj 1996, nr. 34,.

Emrin e të cilit personalitet nuk po e ceku ngase do të keqkuptohet kuptohet si një luftë blloqesh, të cilat po shfaqen në një formë a tjetër, e që unë kurrë s’kam lejuar e as që lejoj të kritikoj me paragjykime dhe tendenca të njëanshme, por siç thashë edhe më lart, kam kritikuar pa pushim edhe subjektin politik, ashtu si edhe individin, vetëm në dobësi dhe defekte politike që unë i kam vlerësuar si të pafalshme,i kam vlerësuar e çmuar vetëm ato që meritojnë ( Them ngase, këtë gatishmëri po fokusojnë ndërkombëtarët edhe pas katastrofave të mundshme,ata në vend të statusit të Kosovës na fusin në po këto pritje). .

Vullneti ynë për çlirimin dhe pavarësimin e vendit, si popull i organizuar, nën institucionet e një qeverie të radikalizuar drejt dhe kombëtarishtë, kjo ka rëndësi të madhe ndërkombëtare dhe duhet stimuluar kjo pa ua vë veshin atyre që thonë se akoma s’jemi faktor vendimtarë dhe presin alternativa nga të huajt, kur s’je faktor të paktën përpiqu të bëhesh. .

Populli duhet ta ruaj dhe stimuloj atë vullnet çlirimtar, çfarë ja ka njohur bota, dhe të mos u besojë përçarjeve tona politike, të nxitura nga faktorët joshqiptarë, ngase ato të quajtura përçarje s’janë asgjë tjetër veç strategji politike ndaj po atyre që po kërkojnë nga ne të pamundshmen, pra në realitet nuk ka dhe mos të merren si përçarje këto lojëra që po na imponohen tani kur veç jemi vonuar në opcionet e tjera e më të avancuara politike, si shembull, alternativën e çlirimit dhe bashkimit kombëtar, të cilën politikat na imponuan ta vet injorojmë, e që sot vetë faktorët ndërkombëtarë po thonë: Shqiptarët janë të marrë, vijnë vetëm me një alternativë “pavarësi” e ne çka të zgjedhim si kompromis?.

Sot, edhe përse të vonuar, jemi të detyruar t’i krijojmë ato alternativa, qoftë edhe me pak ndryshime, ku pikërisht aty edhe del fakti, se s’ka përçarje në kërkesa, por ka pak në veprime konkrete dhe strategji.

(Lusim lexuesit që rregullisht të shikojnë vitin e artikujve të botuar apo lexuar mbledhjeve)

12 maj 1996 “Rimëkëmbja”

Xun Çetta

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/465874066766062