Politikë

Dy fjalë mbi letrën publike, para epilog të konfliktit në PDK nga z. Jakup KrasnNëse shprehimisht them dy fjalë,mos ma zini për të madhe nëse kaloj mbi 12 e sa rreshta.


Unë konsideroj :

1-

Dalja më letër publike dhe mos prezenca e Jakupit në zgjedhjet e nesërme të PDK-së, është mbytja e dilemave për shumë kënd se a mos Kupa e Thaçi po luajnë lojëra politike që më marrëveshje të ngushtë ti peshojnë besueshmëritë e tyre në elektorat dhe asgjë më shumë. Këto dilema tashmë prej nesër 26.01.2013 nuk janë, ashtu siç edhe nga nesër nuk dihet saktësisht se si do jetë pozita e PDK-së .

2-

Tri kategori pro Jakupit të cilët nesër do të marrin pjesë me zemër të thyer në zgjedhje, duhen pas kujdes dhe të jenë tepër rigoroz në qëndrimet dhe sjelljet e tyre.. Ata të cilët veç janë të njohur pro parimeve të Jakupit,duhen koordinuar tepër interno më kategorinë të cilët nuk kanë reflektuar kundërshtimin e tyre publik ndaj monarkisë në parti, në mënyrë që kjo si kategori e dytë te arrijnë e zgjidhën sa më shumë, mundësisht edhe në vende kyçe të partisë në mënyrë qe pas këtij kuvendi zgjedhor të mund ta kushtëzojnë pozicionin e partisë me qëndrimet e Kupës. Kjo  është njëra nëse do ndez, e nëse prapë monarku nuk bindet, atëherë do dali subjekti i ri dhe largimi i tyre nga pozitat në parti dhe institucione, shumë vende do ja len vakant për tu nder goditja sizmike e tërmetit në parti.

Kategoria e tretë, goxha emra veprimtarësh por jo si numër i madh që janë zbuluar se në vazhdimësi kanë thur plane më idealist, por në vazhdimësi kanë denoncuar duke siguruar vende për veten e tyre në anën tjetër të organizimit të pushteteve në prapaskenë. Tani të tillët do duhej te mbushen mend, të pozicionohen drejt dhe më moralisht si dhe jo te pretendojnë shumë ngase kjo serish do ishte përçarje e radhës.

3-

z. Krasniqi, pas këtij procesi zgjedhor në parti ku nuk do të jetë prezent, do duhej përcjell mirë lëvizjet e shokëve pa e humbur asnjë prej tyre pa dallim pozitave që kanë zënë në partinë e pas kuvendit, por edhe ata që do mund ta kishin këtë fat apo shkathtësi depërtimi në këto situata, të mos habitën e braktisin idealët dhe qëllimet tona imediate. Jakupi më pastaj duhet qenë tepër i matur në takime dhe oferta nga subjekte tjera pa paragjykuar se cilat subjekte veç janë perspektiva e ndryshimeve ku në asnjë variant Kupa  nuk guxon ta sistemoj vetën si individ pa pas më vete as edhe një frymë të re për atje ku eventualisht mund ta gjen vetën si individ dhe rrethin më vete që i besojnë dhe ju beson.


Ofertat nga subjektet politike për ti marr njëra tjetrës anëtar qoftë edhe të thjeshtë,emra a personalitete, deri më sot kanë dëshmuar si një lojë deri në komprometimin e tyre total. Populli këtë lojë, veç ka filluar e kupton deri në neveri, thjeshtë si lojë anti ndryshimeve reale gjë kjo e cila në rastin Krasniqi nuk do duhej parë kjo e keqe ngase është rast i cili dallon dukshëm nga rastet .

Edhe kaq sa u tha më lartë ishte tepër,aq më tepër kur transparenca nuk po shfrytëzohet drejt e moralisht, por po ndëshkohet keq dhe pa besë.


Luzern 25.01.2013


Xun Çetta


---------------------------------------------------.

Komentet:


Gani Ahmetaj-Lipa

Ne kofshë bektesh e merre veshe.


Sali Rexhaj

Xun, unë mendoj se Kupa duhet te pensionohet nga politika. Edhe ashtu këtë post e ka pas te dhuruar nga Rifat Jashari. Ka ikur koha e Shkoklave, po vi koha e politikanëve modern, shpresoj unë. Kupën, Hydën, Musmuratin, Mehmet Hajrizin.i ka shkele koha. PDK-je ka qene korrekte me ta. Ua ka sigurua ekzistencën, i kanë akomodua ne pune e pushtet te gjithë familjaret e tyre. Tani mund te ikin te kënaqur ne pension.


Nezir Fejza

Edhe për qet agimin e Qekëve te Qyshkut zoti ju lasht shënosh,kush asht aty për krye shëndoshë . Paska pjerdh edhe ky si shumë tjerë....!


Xun Çetta-

Ah more Sali, po si e ke prek temën më të ndjeshme për mua. Po Sali, Jakupi e kishte mbështetjen madje të kushtëzuar nga familja e Jasharëve, ishte qëndrimi i tyre : O Jakupin kryetar kuvendi o pa ne si familje në rrugën e mbetur. A ishte gabim kjo formë imponimi ? Juridikisht po, por ta mendojmë çfarë donin të bënin këta që nuk lanë gjë pa bërë për kaq vite pa pasur shtetin juridik, tani me rezulton se kushti i familjes Jashari ka qenë shumë produktiv. Të paktën tani pas kaq vitesh kryetari i parlamentit po del e thotë se gjitha institucionet janë të korruptuara deri në kockën e tyre !. Ju lutem a do kishte ndodh kjo po të mos kishim një kryetar parlamenti të imponuar këtyre strukturave që po e zhbëjnë shtetin dhe ,,privatizojnë “vjedhin pronat e tij ?.


Sali, ju po kërkoni pensionimin e një mori emrash të veprimtarëve të këtij shekullit tonë me pretekstin se janë rregulluar mirë dhe kanë përvetësuar mjaftë për kaq vite sa shfrytëzuan në emër të ish burgosurve politikë dhe të luftës. ( Unë ju lexoj kështu ngase e di si po merr frymë politika e kësaj tendence  në vendit tonë ). Në këtë pikë, unë pa dyshim kam vërejtjet e mia akoma më radikale se ju Sali , por jo kërkesë të pensionimit të tyre. Disa herë kam thënë se në gjitha vendet stabile në politikë, si në shtetet e bashkuara të Amerikës  dhe të Evropës mund ti vëresh vetëm politikan të moshuar për vendimmarrje në politikë por gjithherë të shoqëruar me gjeneratat e reja...Pse kjo tek ne të jetë ndryshe ? apo që të thyhemi më lehtë nga secili që ja mësyn ta vazhdoj politikën kundër nesh, kombit dhe vendit tonë.


Dje në proceset e quajtura demokratike po kësaj kategorie politike e veprimtarëve gjithandej u thuhej : (Kanë hyrë ta marrin kalanë nga brenda). Sot nga ju kuptova se paska pjellur propaganda tjetër !!!. Por jo Sali, unë kam çfarë te them më fakte e dëshmi kundër disave sa që ti nuk mund ti imagjinosh por jo të shkoj andej nga po shtyni ju Sali...


Bile edhe daljen nga partia aq pa sukses, nuk ju preferoj, jo ngase do dalin si impotent të kësaj rruge siç ndodhi më eliminimin e shokëve të tyre në AAK. Unë kam rekomandimet e mia dhe më fanatizëm i ruaj ato kur kam dhen që të mos largohen nga AAK qoftë edhe si pakicë, ngase në pluralizëm si grup oponent brenda partisë politike je vlerë nëse jeni  transparent dhe më sinqeritet ngul këmbë duke u pajtuar edhe me votën qoftë të manipuluar apo vjedhur nga klane të ndryshme brenda partisë !!! qëndro dhe kundërshto aty ku je ngase jashtë partive ka mjaftë që bëjnë këtë punë por ndikimi është dukshëm më i vogël.


Tani ti Salih, ku e ke qëllimin dhe kujt i shërben ajo që kërkon e propagandon ti të lutem ?. Lufta për ide të mira është o sot o kurrë, por miku im Sali, ideja juaj ishte shumë larg interesit politik çfarë i duhet Kosovës.


----------------------------------------.

Sali Rexhaj  

Xun, me kenaqesi bisedoj me ty, çofte edhe ne murin tende ne fb. Une ne radhe te pare e them te verteten, se si qendron ajo politikshte nuk ka rendesi. E di se e verteta duhet te thuhet ne çdo rast. Jakupi ishte ne LDK-e ne poste te larta me te gjithe te apostrofuarit tjere. Aty ndertonin kult nga Ibrahim Rugova. Nje kritike nuk lejohej ne shtypin e kohe te cilin e kontrollonte Hyda bie fjala. Iken, dhe u hodhen neper parti tjera, mbasi deshtuan me Qosjen i mori Thaqi, vetem sa per tu ndihmua. Asnje te mire, asnje hiq nuk kishte nga ta. Vetem profesioni "i burgosur politik" nuk majftonte ma. Ndarja, ne te vertete kerkesa e Jakupti per perkrahje qe te merrte post e tregon kete me se miri.


Pse heshti Jakup Krasniqi qe nga viti 2000, vetem ,mbasi shihej qarte se tani e tutje vota dhe perkrahja ne parti sjelle funksione, i ra ndermend se ne PDK-e ka hajna, diktator, shefa...Kjo nuk ka lidhje me demokraci. Kurse sa u perket atyre ne PPK-e, ata i shkeli koha dhe mentaliteti. U leshuan shume ne luksin dhe te mirat qe sjelle pushteti.

Bajram Kosumit posti i kryeministrit nuk i erdhi nga vota, as nga meritat e tije, por nga fakti se u arrestua Haradinaj. As une nuk po flas per te gjitha, ata i takojne historise dhe te kaluares dhe munde te lendoj familjaret, femijte e tyre. Por per keta qe jane ne skene, nuk duhet te heshtim. Duhet te thuhen krejte qka dihet dhe krejte qka eshte e vertete.


Keshtu u ndihmohet institucioneve ne mungese te hapjes se dosjeve dhe infiltrimit te tyre neper to. Une mendoj se nuk ka politikan te pazevendesueshem. Edhe pensioni eshte i mire, sidomos per ata te cilet ka kohe qe nuk po kontribojne me asgje per zhvillimin e Kosoves. Vetem jan mbete peng i pushtetit dhe privilegjeve te tij.