Familiare

Në pëkujtim të këtij pervjetori dua ti barti ca nga perkujtimet që nga kur ike Nëna ime e dashur dhe kështu të ta perkujtoj e mos harroj kurr.

Dita kur mora lajmin e vdekjës së Nënës para pesë (5) vitesh (Vor 5 Jahren)

 

1-

Xun Çetta 01. Juli 2014 um 12:27   

 

Sot, lajm i rënd, por i natyrshëm si lajm, jeta qenka dhimbje

Miq e mikesha, lexues/e të facebookut dhe info-cetta kudo që jeni, më dhimbjen aso çfarë përjetuan shumë tjerë para meje,

Sot i pikëlluar rënd ju lajmëroj se Nëna ime e madhe, e dashur dhe e pa dorëzuar në ketë jetë, në moshën 81 vjeqare na la, e bashkë më të shkoj edhe gjysma e shpresës time për jetën e mbetur...

Nuk jam i lig të nderuarar/a miq e mikesha , por dhimbjet dhe plagët shpirtërore nuk po mund ti ngulfati më , nuk jam diktator ti mbyti në pa mundësi që ti ndali ato...Edhe dhimbja , vaji e mos forca për tu ndalur vet ato, mendoj se jan njerëzore, lë ta gëzojnë lirinë, dhimbja pse jo edhe vaji derisa qenkan pjesë e jona, pra njerëzore ato.

Dua të përfitoj nga rasti i publikimit të dhimbjës për vdekjën e Nënës,loçkës e cila më ka kuptuar në gjitha situatat, qysh sot,në këtë moment, ti falënderoj gjith ata dhe ato që mund të marrin pjesë në varrimin e Nënës loke si dhe ata dhe ato që do më ngushëllojn në këtë link e ndonse unë nuk do mund të jem bash i rregullt për falenderim.

Ceremonia e varrimit bëhët në fshatin Trubuhoc më datë 1.6.2014 duke filluar nga ora 17 h.

I pikëlluar, miqësisht më ju Xuni
----------------------.
Dy raste përkujtimi për Nënën, parase të mar rrugë andej:

Foto, pak ditë a muaj para vdekjës.

Duke më rrefyer, gati për herë të fundit, nder tjera Nëna më thot:
,,Po si e dinte polici i burgut i cili, kur te visha në vizitë më thoshte (mos u merzit hallë se i ke edhe dy tjer, pra dy djem burgjeve e dy në shtepi )”

Kështu më thoshte si në perkujtim të kohës,shpirtë madhja, Nëna ime tash e ndjerë. Më thoshte kështu edhe më gishtërinj siq shihet rasti kur po flitke. 
( Foto e po këij rasti rrefimesh kjo e cila shoqërohet edhe më një audio incizim të fjalëve të sajë).

Video 1989 :

http://info-cetta.com/modules.php…

Në video, krejt fare në fund nëna më thotë : ,,Punë të mdhaja je kah më bënë por nuk po di si po i vjen fund ? Të presim njëhere, i thëm asaj.
PS:
Gabimisht nga emocionet, sapo kisha dal nga burgu 1989 djepit i thëm: Qofsh i bekuar për jetë e mot po si me linde për të vdekur sot. Në vend se , si me rrite për të vdekur sot.

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=782965975056868&set=a.101831929836946&type=3&theater

Luzern 01. Juli 2014 un 12:27  

 

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

2-

Xun Çetta 01.Juli 2015 um 00:14  

 

Sot një vit pa Nënën Loke, kujtimi për të nuk po më ndihmon e as ngushëllon !!!

 

E kam lexuar dhe mësuar që në femiri se, emri Nënë është i madh sa edhe vet jeta, por tash një vit pa Nënën, edhe praktikisht kuptova se jeta pa të qenka e rëndë dhe krejt gjysmake ! 
Si ta kaloj gjysmën e pjesës tjetër të jetës pa Nënën Loke ? ma thuani përvojën tuaj o njerëz të mirë që keni kaluar këtë fatkeqësi para meje, më tregoni diçka më shumë ju lutëm ngase po ndihëm sikur më iku pa prezencën time atë ditë kur do duhëj kërkuar dhe të mi fal mëkatet pse nuk bëra aq sa u dashka të bëhët për Nënën, për ditët e pleqërisë saj të rëndë.

Ti Nënë, vërtet qysh e vogël ishe jetime, krejt jetime pa Nënë e pa Babë, edhe ekzodi masiv për Turqi të goditi keq për të lën apsilutisht vetun por ti kishe dajën Shaban (më vonë Haxhi) i cili të rriti dhe të kishte si vajzën dhe djalin më të madh në shtëpi. Kështu të rriti e trajtoj daja im shpirtëbardh, kështu na deshti edhe ne më shumë se gjithë nipat që kishte, siq e dimë të gjith, unë isha nipi i perzgjedhur i tij.

Mi fal vuajtjet që ti shkaktova Nënë, mi fal ashtu siq e di, se mi ka fal Baba i cili pushon tash sa vite aty afer tje. Jetoj më të dhe kujtimet e tij prej veprimtari, por jo të qaj kështu si nuk po ndalëm së qari për ty Nënë.

Lum ata që akoma e kanë Nënën sado në pleqëri dhe kanë rastin ti dalin borxhit të sajë edhe pse vështirë të ia dal dikush këtij borxhi…Pas vdekja e Nënës qenka vetëm kuptimi i vetëfajsimit tonë pse nuk bëm më shumë për Nënën dhe ditët e pleqërisë sajë. 
Edhe njëhere në fund të lutëm, më fal Nënë për gjitha dhimbjët që ti shkaktova që nga rinia ime, mos më ngarko, por shkarkom nga mëkati nese nuk ju kam gjend afër sa dhe si duhët.

Këto ditë do vimë nga larg, bashkë më motrën tonë të vetme që na le, dhe gjithë bashkë ta rregullojm dhomën ku i qetë pushon trupi juaj Nënë, ashtu siq tash sa vite, i qetë pushon trupi i Babës Mustafë i cili nuk do harrohet kurr.

Lavdi veprës dhe qendresës tuaj në kohërat më të vështira Nënë…
Nga Gurbeti i largët ju puthi ju prindërve dhe varrët tuaja në vendëlindje oj Nënë e kujtimeve të mia.

Luzern 01.06.2015
Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=677&fbclid=IwAR12Hzr_b7s4DG7DgoPSFNcNdf6SN5RVcmc-kS7CQI6wTpj_E8ZfKB1CF0A

 

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

3-

Xun Çetta 01 Juli 2016 un 20:41 

 

Përkujtim, dy vite të rënda pa ty Nënë

 

Sa më shumë që dua ta harroj vdekjën tënde Nënë, aq më e gjatë nata më ty dhe kujtimët tua të cilat u bënë mënyra e jetës së re më ty por pa prezencën tuaj fizike Nënë.

Kush e ka provu, mundet me më kuptu, ata që nuk e kanë provu, një ditë kanë me më kujtu. Bëni për Nënën sa është gjallë qoftë edhe e pa levizshme në shtratin e pleqërisë ngase pendesa juaj do të jetë më e lehtë…

Lavdi veprës, qendresës, këshillave tua për qendresë Nënë. U preht në paqe trupi juaj, shpirtin që pate, tani pushoft në amshim oj Nëna ime qe nuk vdes kurrë.

 

Përkujtim, Luzern 01.06.2016 
 

Xun Çetta

info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=917&fbclid=IwAR2YpvdhaR0j3PzvmciXfSEog1ZaS9Ac4XV3V7TFJvAbk1AjvTxSKTzKktc

Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1178550648831730

 

xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

4-

Sot 01,06.2019 ripublikim me shtesën :

Është një perkujtim i imi ky i cili nuk ka nevojë për klikim as komentim ngase rregullisht më keni kliku e komentu për Nënën e cila na ka shku por Nënën kurr nuk po mundëm më e harru.

LAVDI Nënë, jeta ime ishe ti e cila tash pes (5) vite më Babin tim po pushoni në qetësi por unë vetëm juve ju mbeta borqli. LAVDI prindërve ti mi të cilët kanë dhkuar në perjetësi.

Xun Çetta 01. juli 2015 um 00:14 

 

Sot një vit pa Nënën Loke, kujtimi për të nuk po më ndihmon e as ngushëllon !!!

:

Ripublikim 01.06.2019 :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/2444952342191548