Politikë

Pas ngjarjeve politike të kësaj dite patëm rastin ta dëgjojmë emisionin,,Jeta në Kosovë” datë 29.11.2012 më mysafir në këtë  tryezë Rexhep Selimi AAK,Rrustem  Muistafa (Remi) PDK ,Blerim Shala AAK dhe Kushtrim Istrefi. Më vonë në lidhje më Bekim Blakaj për të Drejtat e njeriut apo nuk mbajta mend saktësisht  funksionin e tij.

Rexhep Selimi dhe Rrustem Musrtafa ( Remi) ishin shumë konkret dhe të sinqertë  para audiencës (elektoratit votues më vonë) për dallim nga Blerim Shala i cili si gjithherë donë ta gjej vendin dhe mënyrën e mbetjes në skenën politike të Kosovës ,por mentalitet dhe praktikë e vjetër ishte kjo.

 

Mendoj se këtu akoma ka gjëra të cilat donë analizuar më tej e që për mua ishin,janë,dhe mbeten  gjëra  krejtësisht të qarta,por edhe gjithë herë ngutja është më mjaftë mundësi gabimi. Unë do doja të mos jam gabim në analizat e mia dhe për këtë arsye pres,por pa heshtur në momente kur duhet reaguar ...

 

Faktikisht z. Rrustem Mustafa ( Remi) shumë qartë filloj ta sqaroj rrolin e Blerim Shalës në këto procese që po vazhdojnë por ndonëse me prirje diplomatike u shmang nga krejt ajo çfarë donte te thotë e që unë u kuptoja atë dhe shumë tjerë si aj pa dallim pse unë nuk kam qenë,nuk jam dhe nuk do jem i kësaj diplomacie.,

 

Ne,vërtetë Blerim Shalën deshëm apo jo e kemi personazh politik të cilin nuk guxojmë ta anashkalojmë,por jo edhe të mos bëjmë politikën e pa varur por gjithsesi të pa varur nga ndërkombëtarët në bashkëpunim me ta si shtet i konsoliduar.

 

Dy emisione ,,Speciale “kushtuar lirimit të ikonës së UCK-së z.Ramush Haradinajt mendoj se ishin të tepruara por nuk jam i sigurt se po vlerësoj drejt.

 

Nga Luzerni 29.11.2012

 

Miqësisht Xun Çetta