Politikë

 

Mjerisht, rrjeti i së keqës në politikë ka marr frymë kudo që jetojm e veprojm si Shqiptar. Ky rrjetë lidhjësh, komunikimi  dhe veprimi, po funksionon si në Tiranë-Prishtinë e pjesërisht ose më pak edhe në Mergatë, varësisht ku ata kanë shtrier rrjetin e tyre...

Dua të jem i kujdesshëm e mos akuzoj për trathti, akuzë e rëndë është kjo,pra nuk thash rrjeti Tiranë-Prishtinë-Beograd, jo, e largova qendrën e rrjetit anti Shqiptar pra Beogradin. Tani ne kemi virusin tjetër politik, virusi i karrjerës, perfitimit dhe shantazhimit të qytetarëve në funksion të dy të parave tyre nga lartë.

Atje pra në Beograd po blejn edhe prona si dhe fusin kapitalet e tyre po politikan tonë.

 

Mua, vërtetë po ma ndien shpirti kur në këtë formë e lexoj z. Rama duke i kërkuar falje Kosovës pse nuk u dekretuan dy perfaqsues/e të dy Ministrive, pikërisht pse ishin nga Kosova…Po, vërtetë  bashkëndiej keqardhjën por nuk habitëm e as verbohëm vetëm pse si keqardhje është e pranueshme, unë dua ta hulumtoj e kërkoj arsyenë e mos dekretimit tyre.

 

Jo pse kandidatje zonja Besa Shahinin siq lexova diku se, na qenka mbesa e ish UDB-istit Ibush Kllokoqi, emer ky  i vrar pas lufte i cili nuk ishte spiun por i punsuar e ligal aty, e as pse Kandidatura e z.Gent Cakaj na qenka i rekrutuari politik i z. Thaçi për mes shegertit tij Baton Haxhiu !!! Jo,jo, kjo nuk me pengon, bile as që e qaj kokën e perkatësis tyre partiake e as familjës së nderlidhur UDB-istesh për mes z. Haxhiu por, dua ti di bindjët e tyre politike, karakterin e tyre kombëtar e njerëzor në radhë të parë si vlera këto të cilat do ti shkrepin në momentin e duhur ata…

 

Për momentin, as nuk mund ta falenderoj presidentin Meta e as ta mbështes bllanko keqardhjën e z Rama në këto forma për mos dekretimet në fjalë. Unë dua të mos gaboj, në pa mundësi që kaq shpejt ti di bash të gjitha.

 

Luzern 10.01.2019

Xun Çetta