Politikë

Mbledhja e mbyllur për media lidhur më pagat e AKI-s ka mund të jetë e hapur dhe të informohët për shumë gjëra e pse jo edhe për pagat e stafit të AKI-së, paga këto legale e ligjore  të cilat mund të jenë edhe publike e jo, pra në asnjë mënyerë konfidenciale si ka kërkuar AKI por, pjesa tjetër i financave në këtë institucion ashtu si kudo në botë, duhët të jetë strikt konfidenciale.

Cila është pjesa tjetër financiare në këtë institucion ndryshe nga gjitha institucionet tjera të shtetit ? Janë pagat e spiunve tyre kryesisht amaterëve dhe jo profesionist, kategori të cilat jo rrallë dinë ta rrezikojn shtetin nese ato nuk menaxhohën mirë si para e në veqanri si shërbime të cilat mund të dalin edhe të kundra efektshme për punën që bëjn.

Për shumat totale të cilat derdhën për spiunët e kategorive të ndryshme, gjithësesi duhet pas transparencë po edhe llogaridhënie për efektin dhe (suksisn-mos suksesin) për ndryshe bëhët kiameti më shperndarje parash për miq e familjar të tyre varësisht kush kënd regruton dhe kush kënd si e spiunon.

AKI, duhet ta ketë efektive edhe kategirinë tjetër jo aq ilegale dhe jo strikt konfidenciale për pagat e tyre, e çfarë është më e rëndësishmja e kësaj kategirie njerëzish të pakt në numër, është fakti se ata, nuk mund të trajtohën as si spiuj e as si pjesëtar të agjentve të këtij shërbimi. Nga kjo ngarkësë e cila ligjerisht kushtëzon për jetë e mot agjentet e shërbimeve sekrete, kjo kategori e pakt në numër është krejtësisht e lirë nga vet natyra e punës tyre në këtë institucion. Mendoj se, ky sektor do duhej të funksionoj më së miri dhe si i tillë, ta forcojë gjendjën stabile në AKI.

Luzern 10.10.2018

Xun Çetta