
Ne nuk jemi aq në rrezik si vend para këtyre proceseve, perkundrazi kemi mundësi e hapësira avansimi, por perfundimisht po e shoh se Kosova falë jo sinqeritetit të politikanve të sajë mes veti, ajo po futet në pozitë më të vështirë se sa unë frikësohëm…
Vendit tonë, parasegjithash po i mungon një sinqeritet politik mes veti, po i mungon sinqeriteti parase ,,konsenzusi“ siq po e quajn e kërkojn disa. Kosova ka kohë që kur po e vuan mungesën e një emri të paster e të dëshmuar po edhe më ndikim të pa anshëm fal punës tij e jo qefeve më të tjerët.
Një ndermjetsues i tillë vendor në këto situata do e shpetonte vendin pa i braktisur arritjet dhe pa u zhyt në aventura të reja. Ne mjerisht, nuk po lëjm emëra të pastër pa i goditur keq ata !!! po ndoshta disa edhe nuk po mbahen bash të pa anshëm për nuk e di çfarë arsyesh.
Vendi perfundimisht është në një sprovë të madhe mes suksesit të momentit dhe deshtimit të madh për tu sorollat edhe shumë gjatë.
Përvojat e këqija bash në momentet e duhura nga e kaluara, më bëjn të dyshoj edhe sot në syqeltësinë e atyre të cilët janë pergjegjës ti bindën realitetit praktik i cili po na troket.
Në këto situata, nuk ka nevojë vendi për ndermjetsues nderkombëtar sa vendori mes nesh.
Luzern 01.09.2018
Xun Çetta