Më 10.06.2018,më në fund u pajtuam se të humbem fizikisht për ta liruar vendin e të kujtojm perjetësisht ty Xhavit i kujtimeve tona. Ishe dhe e meritove këtë perjetësim nga ne Xhavit i pa harruar në mendjet dhe kujtimet tona.

Deshirat tua të cilat qetë e pa zhurmë herëpasëherë i shpehje duke thënë se, do ishte mirë që në raste të vdekjeve, trupi i Mergimtarëve të varroset në vendlindjet e tyre ngase këtu jemi bërë shumë dhe po rrezikojm të mbetemi perjetësisht. Tani ju themi se deshira juaj u realizua dhe kështu perjetësisht do te pushosh i qetë në fshatin tuaj të lindjës në Trubuhoc.

Këtë perjetsim deshire që e kishe, e perforcuan dhe realizuan fëmija tu Xhavit të cilët njëzëri u betuan se varri i babit do të na lidh më fshatin e lindjës ku rregullisht në çdio vit do të jemi më kurora dhe tyfë lulësh para varrit tuaj Xhavit.

Të gjithë kusherit nga Mergimi, shokë , miq e dashamir këtu në Austri e me gjërë, sot erdhën për ta ngushlluar familjën tonë Xhavit dhe më respektin më të lartë i falenderojm gjithëata të cilët lan pushim vikendin e tyre dhe erdhën  për ta lehtësuar dhimbjën tonë

Pusho i qetë atje në vendlindje Xhavit ngase ndarja jonë fizike, nga sot u shendrrua në perjetësim të jetes ndryshe me ty dhe të pa ndarë nga kujtimet aq të mira që na i le. LAVDI

Luzern 12.06.2018

Xun Çetta

Fazli Mamaj : Qoft i perjeteshem kujtimi per Xhavitin

Meti BelajMos u mërzitni Zoti ju lashtë shnosh

Më shumë foto në Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1906127472740707