Kështu nuk pergaditet tereni në popull për tu pajtuar më të keqen e vendimeve dhe marrveshjeve tyre të dhimbëshme për Kosovën.

Paralajmërimi për procese dhe vendime të dhimbëshme për Kosovën, nuk i arsyeton e as rehabiliton politikanet të cilët mund ta kenë parë e bindur se kanë dështuar keq në paqe duke shfrytzuar atë, e jo ta mbrojn lirin e fituar dhe paqen në vendin tonë.

Populli më apo pa kushte jetesa, është aty, aj nuk do nenshrohët ashtu si mendon diplomacia e shkelur bashkë më jo pak politikanë tonë.

Luzern 06.06.2018

Xun Çetta

 

Komentet në facebook :

Trimi Ademaj : I nderuar Xunë sikur te na tregoje ndonje ngjarje rrethë protestave te pranveresë 81 / te dates 11 marsit apo 17/21/27/2prillit etj../ qe me kembngulije rinija shqiptare nuk e donte rexhimin e ish shtetit federativ te asaj kohe te ashtu quajtur sfrj!

Xun Çetta : I nderuar z. Ademaj, trim apo frikacak pa dallim, po shihët se ti i din të gjitha madje në detale dhe nuk të largohen nga mendja ato realitete të dhumbëshme por për plotë shpresë e krenari. Më trego ti si të ja bëjm sot ? Ah po ta kisha perball serish pushtuesin e jo para tyre poshtëruesin !!! Na kenë bërë paksa pabesi o Trim i trimave.

Trimi Ademaj :  Faleminderit per pergjigjen t'gjitha i kuptova i nderuar.. 
pa provokime mos u shqetsoni nuk e kom ndermend sonte te dal prej teme une vetem desha shoqrisht ta parashtroj nje pytje ti n'gjallim ato vite te kendshme per dike per disa te frikshme e te fresketa edhe ne ditet e sodit !...nuk e di un kush e qysh e si rrjedhen ngjarjet e asaj kohe sepse jam gjenerat e re i lindum 91/.
Po ata qe ishin "frikacak" ne rreshta t'parë te atyre demostratave t'pergjakshme ata vdiqen ne burgun e Nishit,Sremit,Bitulles,Idrizoves,LepoGllaves,Pozharevcit, ne CZ-en famkeqe ne Beograd, ne Gradishke,Zenic,Zajeqarë, besa edhe deri te Golijo Toku i Dalmacisë po per fatë t'mire e m'sholen ne vitin 88/ vet burgun dhe e lan Muze kryetari i vet shpallur Frenk Tuđmani ndoshta na kujtohet ish priresi i HDZ-es te viteve 90/91?
Na Trimat metem qysh metem faqe bardh prap se prap, ishalla se lexon A.Vllasin se i jet hatri se as ati sja kajke shumë mu qu pluhen ne ish-krahinen jugore te asaj kohe ku aj ishte "Krytar i forumit rinor fal J.B.Titos" qe e ngriti ne post dhe e afroj afer vetit hehehe..
Ju pershendes ju uroj nje mbramje sa ma t'mirë

Xun Çetta : I nderuar Trim e më shumë Mendimit po më i perngjan por sidoqoft, ti që kaq mirë i mendon rrjedhat e asajë kohe, arsyeshëm del se edhe guxon dhe më të drejt emrin Trim e meriton …
Me ata të cilët te kuptojn, shumë pak fjalë e kohë shpenzon, nisur nga kjo nuk do e zgjati shumë më ju Trim i nderuar. 
Dallimi i daljës së Franjo Tuxhmanit si i persekutauar në ballë të kthesave të mëdha për dallim nga arrkitekti i kundershtimit të atij shteti siq ishte pra arkitekti Adem Demaqi mesues edhe i Tuxhmanit në këto punë, si dallim bazë dhe i kushtueshëm për ne ishte fakti pse në kohën e ndryshimeve Tuxhmani menjëherë iu kap ndryshimeve publike dhe të perkrahura nga bota për situatën në ish RSFJ derisa Demaqi akoma ishte në burg dhe nuk po lirohej parase të vendoset shtrati i të quajturës demokraci si dhe të futën dhëndërr të ndryshimeve jo të persekutuar politik !!! 
Ky ishte apsurdi jonë krahasuar me Tuxhmanin në Kroaci dhe Izetbegoviqin në Bosnje pra Bosnja e cila ishte gati terësisht e Jugosllavizuar më martesa dhe percaktim Jugosllav.
Duke qenë Adem Demaçi në burg, ne aspak nuk gabuam me Rugovën, mos harro ti studjues sa po me dukësh se, edhe z. Rugova kishte pajtimin e plotë që të bëjm diqka derisa të dal Adem Demaçi nga burgu, ne në këto rrethana nuk guxojm të presim pa i thën Serbisë JO, thoshte Rugova.
Sa i perket Azem Vllasit, ti ke të drejt plotësisht por po harron faktin se Azemi ka mësuar shumë si pioner nga politika ish Jugosllave për deprtim jasht diplomacive vendore siq ndoshta e din dhe ke lexuar për bllokun e tretë atë kohë, pra të shteteve të pa inkuadruara arkitekt i atij blloku të tretë mos harro ishte ish agjenti Josip Broz Tito.
Pikërisht nisur nga këto të quajtura ,,arsye“ edhe Adem Demaçi, edhe Thaçi po edhe z. Bajram Kosumi i cili sapo erdhi si kryeministrer fal aksidentit të Haradinajt i cili shkoj në Hagë, menjëherë po këtë Azim vllasin e morën për këshilltar të një sektori te veqant, pra për diplomaci të jashtme, ndoshta nuk ishte gabim i madh por ishte e pa falshme të lejohet aq publikisht dhe të tentohet kthimi tij serish në skenën polituike kur ka mundur te na ndihmon sa të duam, këtë gadishmeri e ka ofruar më së miri Azemi. z. Ramush Haradinaj nuk kishte guisht këtu ngase ai ishte kumbara e politikave të Mahmut Bakallit pas lufte pra pas çlirimit të vendit.
Për njerëz si ti Trim i cili mund të jesh studjus i mirë, po edhe për disa tjer si ti, unë bëj perjashtim dhe lëshoj ngapak apo diqka në tabakun tuaj hulumtues ngase vendi ynë po e vuan fushën e dobt të hulumtimit e studimit të ngjarjeve dhe mos haro se gjitha çfarë i thëm ju ofroj fakte të cilat nuk mund ti prek njeri.
Uroj ta kaloni mirë i nderuar

Trimi Ademaj : Ademi u liru ne pranveren e 90'es apo !
F.Tuxhaman ne nje mbledhje te vitit 88 pa republiken serbe ..ku mbajten takim udheheqsit e 5 republikave dhe 2 krahinave, ky "Ustaši"deshi ta fus qellimisht ne kriz lufte I.Rugoven..! por z.Rugova ishte sy qel dhe nuk pranoj asesi.

A. Izetbegović gaboj rend ne fund vitin 91/ Kur ne Kzermen ushtarake ne HaXHiXH" kur i veshi teshat e kamufluara te ashtu quajtresë" "Nova Bosna pra BIH-Armija" e cila shtrihej me 5'Korpuse ne teritorinë e Bosne-Herceg.

Ne Sarajevë, Zenicë, Tuzlla,Bihać, Dhe ne Srebrenic me gjeneralin Naser Orić.. Defakto i shpalli luftë ish ushtrisë agresore te asaj kohe JNA-as Famkeqë e cila krynte maskra dhe bente qmos shkatrronte gjithqka qka i dilej para ne luft kunder kroatve si ne Zader Sllavon Karlovac Dubrovnik Vukuvar,Gospić etj.. " te njejten gja e perseriti edhe ne Bosne fal gabimeve te Alia izetb... ! dhe i dha vule ne Sebrenicë ne fshatin" Potićare" me 5.6 Korrik te vitit 95/ 

Bajrm Kosumi : ihte veprimtar i dalluar i demostratave te 81.. po ra ne burgun e Nishit apo ne qytetin e Konstadino-Pojes dhe vuajti denim plot nje dekad.

Mu me ban ma shum pershtypije si eshte e mundur qe gjithkush ta gzoj statutin e veteranit apo invalidit e ti jo.. kur edhe ty Serbija te plagosi me nje plumb Qorrë ne thember ne 81 " nese me lejohet te te them ashtu !

Un nuk jam axhend as hulumtues jam puntor i thjeshtë fizikë...
Ju Pershedes se ndoshta po kaloj prej teme n'temë e pi hup kuptimi bisedesë

 

Xun Çetta : Pershëndetje Trim, Po filloj nga e fundit ngase kështo do të shkon më mirë drejt të parës.

Ju thuani : ,, Mu me ban ma shum pershtypije si eshte e mundur qe gjithkush ta gzoj statutin e veteranit apo invalidit e ti jo.. kur edhe ty Serbija te plagosi me nje plumb Qorrë ne thember ne 81 " nese me lejohet te te them ashtu !
Un nuk jam axhend as hulumtues jam puntor i thjeshtë fizikë“

Pergjigja ime: Për mua shumë pak qon peshë ngritja juaj profesionale sa qon peshë niveli i kulturës së komunikimit dhe nxjerrja e mentimit tuaj të lirë e pa u ndikuar. Mik i nderuar, intelektual më rrënjë je kur thua atë që e mendon dhe nuk shkreton, ka shumë intelektual deri në akademik por thojn çfarë u dikton politika dhe kështu shkretojn.

Mirë do ishte ta kesh titullin Akademik por shumë më mirë që mendon e gjykon i pa ndikuar dhe nuk ke blerë një diplomë pas lufte, por ja se tek unë ka rëndësi ajo që thash më lartë.

Sa i perkert pikës tjetër mik i nderua, unë për vehte nuk kam statusin e veteranit e as invaliditetit për arsye se plumbi i policisë speciale nga Beogradi nuk ishte plumb qorr dhe nuk me mori as në fusha e as në ara apo diku në bjeshkë  po as në studime apo pas studumeve jasht shtetit siq do të thojshe ti apo dikush tjeter…

Eh tani ta perkujtoj edhe një gjë se, unë nuk të vlerësova e as perafrova në asnjë moment më vlerësimin aq të gabuar si ky që thua se si nuk je agjent, më këtë u befasova kur ma the dhe sqaron pa te pyetur e as shkuar mendja të jesh ky.

Klanet e ndryshme politike po edhe ndarja në krah si për shembull pro atij apo këtij krahu në momentet e rëndësishme per vendin, nganjëhere gabimisht dhe më pasoja qojn tek dyshimet se ky apo aj i cili nuk vlerëson si unë apo si ne, këta na qenkan agjent të nuk din as vet të kujt !!!

Nese jam mashtruar e keqkuptuar më ju se ju po hulumtoni dhe jo kotë po sillni data e vite të sakta deri në admirim, sa i perket Tuxhmanit dhe orientimit tij drejt një pakti apo aleance të luftës së përbashkët kunder Serbisë, unë kam shkruar disa herë dhe jo pa fakte, pa dallim frikacakve politik të cilët thojn se Tuxhmani deshti të na fut në luftë më Serbinë për ta shpetuar Kroacinë.

Tuxhmani e secili politikan do ishte i marr nese nuk i sheh dhe nuk siguron interesat e vendit të vet në radhë të parë por jo duke shkelur marrëveshjën për luftë të perbashkët, marrëveshje e cila nuk u arrit kurr dhe pikërisht kjo ju kushtoj të gjithve.

Vet Tuxhmani lejonte trupat ushtarake te ushtrisë Jugosllave që trup Kroacisë të shkojn drejt Sllovenisë për ta goditur atë të parën nder tjerat Republika duke menduar se aty e ka lejt dhe nga aty tä marr kufirin në mbrojtje për te luftuar e lirë brenda shtetit, naivitet ky të cilin vetëm vërbëria e Sebisë e bënë këtë, duke e parë Slloveninë, Tuxhmani e kuptoj çfarë po e pret Kroacinë dhe u mobilizua pa perzeer më tjarat Republika apo Krahiba siq ishim ne.

Krejt në fund budallënjëve politik u shtrohet pyetja : A shpetoj  Kosova pa u djegur, pa u vrar e masakruar vetëm pse nuk hyri në marrveshje për luftë të perbashkët ku thuhet e shkruhet: ,,Deri në çlirimin e fundit të secilës Republikë apo Krahinë pjesëtare në marrveshje, lufta nuk guxon të ndalët për interesa të ndonjërës nga to“

Unë i di kush ishin të vertetët e demokracisë të lirisë dhe më vonë të çlirimit të vendit tonë. Kishte të tillë apa të tilla sa të duash dhe mbetën në LDK besnik apo besnike të ish presidentit Rugova por, ishin tjerët të cilët as Ushtrinë tonë në momente lufte nuk e donin dhe dyshonin pa menduar faktin se veq ishim futur në luftë. Frika në këto punë pa gadishmeri sakrifikimi për çlirimin e vendit nuk e ka as dynjen as ahretin siq thotë populli.

Kjo më pas ka bërë që të blihet lufta më para nga jo pak të quajtur të luftës dhe kështu pas lufte, gjithë bashkë nen rroguzën e pluralizmit shumë partiak ta kapin pushtetin e perbashkët të biznesit e jo të shtetit.

Edhe sot i ke biznes politikanet e tillë në LDK e të cilët shokë e parti biznesi kanë tjerët në PDK dhe në tjera parti kah janë shperndarë të tillë biznes politikanësh pa i lenduar e fyer, Biznesmenet e ndershëm, pse jo të gjuajtur edhe ata në politikë.

Trim i nderuar, punëtor apo intelektual, mbaje emrin por edhe mbiemrin Mendim siq ta pagëzova që mos të tjetersohësh kur vjen në pyetje realiteti.

Shëndet i nderuar dhe besoj se më kaq e perfunduam, ishte kënaqsi ti këmbejm këto bindje dhe sqarimet tona të ndersjella.

Xun Çetta : Nuk me vjen mirë kur shlyhen komentet, komentin e tretë (3 ) i dyti per ty si pergjigje mes nesh, ndoshta e ke shlyer pa qellim, shpresoj ta kthejsh aty ku ishte, edhe ashtu unë i ruaj ne sistemim tek info-cetta ngase kam pervoja nga më të ndryshmet i nderuar Trim.

 Pra shpresoj ta kthesh mbrapa komentin e sjhlyer nese e ke nese nuk e ke, më trego ta dergoj unë nga info cetta, ose shko e merre atje. Komenti juaj i shlyer është ky. Trimi Ademaj :  Faleminderit per pergjigjen t'gjitha i kuptova i nderuar…  
  

Trimi Ademaj : Keta rreshtat e fundit jan vite te para dy dekadave nuk du te hy…I nderuar une vetem ta parashtrova nje pytje sepse ma pra te takon ty aj status i invalidit sesa shum kush qe e gzon pa kan pjes e trazirave te 81 90 97 e deri te guerilja pritat e lufta frontale qe u ba ne bjeshket e Pashtrikut e Junikut atje lart te rrasa e kosharja etj ..! i nderuar neve vetem po ndajm mendime biseda thjesht asgje tjeter..
po jam kureshtar ajo plag e hapur nga nga aj plumb qorrë" a ka qenë athu prodhim kinez apo nga ish fabrika e armatimit ne kragujevc te shumadis !

Xun Çetta : Per mua nuk ndahen por studjuhen e analizohen vitët, dekade e shekuj të rezistencës së polpullit tonë , pastaj unë nuk jam eksperti e as kontraktuesi që ta di se nga cila fabrikë e municionit qenka furnizuar pushtuesi për të na faruar si popull.

Krejt në fund, pa hidherim e as keqkuptim, miqësisht mik i nderuar e konsideroj te permbyllur temën me shpresë se nuk do ndalësh së lexuari e hulumtuari të vertetat në mënyerë që të takohemi në një ditë te lumtur kur gjërat nuk do të jen kaq të izoluara për ti kuptuar ...

Ramiz Dakaj : Xun nuk po besoj qe e din ku esht fundi ngase spo e gjejm dot as fillumin por mjer ky popull kush po i prin

Xun Çetta : Ramiz miku im i vjeter,shumë më e rëndë është kur dihet fillimi dhe aktualiteti por siklet ta parashohim sakt te ardhmën. Ika se filluan lajmet

Trimi Ademaj : Ok i nderuar ju pershendes

Xun Çetta : FLM z. Ademaj, mirëkuprtimi në fund është desert i kulturës në debate.