Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Kuvendari z. Anton Quni guximtar në Kuvendin e Kosovës, i urtë e modest në Zvicë

Politikë

 

Kuvendari z. Anton Quni guximtar në Kuvendin e Kosovës i urtë e modest para bashkëatdhetarëve në Zvicër ku paqja e siguria në këtë shtet janë apsolute…


Më 03.06.2018 ora 15 e 30 në Hochdorf të Zvicrës, vendi ku Antoni ishtë e vendosur në atë kohë si Mergimtar, filloj tubimi më bashkëatdhetar ku Antonin e mbuluan shumë emocione kujtimësh sa që kaluan minuta dhe kohë bukur e gjatë derisa po ambientohej dhe lirohej nga ato kujtime teper emocionuse…

Hapjën e tubimit e bëri aktivisti Dedë Hajdari duke falenderuar Antonin dhe pjesëmarrsit prezent në sallën e mbushur plotë e për plotë Mergimtar të cilët na kujtonin tubimet e para luftës kur më pa durim pritnim ardhje politikanësh nga Kosova për të na informuar më për së afermi për gjendjën në Kosovë.

Më pas fjala ju dha z. Anton Quni i cili mbi 10 minuta çpalosi shumë qka për të na informuar dhe falenderuar për ftesën e cila i ishte bërë ditë më parë nga shumë Mergimtar e afarist shqiptar në këtë shtet.

Emocionet për Hochdorf-in ku Antoni ishte si Mergimtar gjatë viteve 90 –ta si dhe për shumë bashkë Mergimtar nga të cilët disa i permendi me emer e që ishin prezent në mesin tonë, bënë që ai, ti humb ca minuta kohë duke evokuar kujtime nga më të ndryshmet gjatë aktiviteteve tij sa ai ishte mergimtar ketu deri në momentin kur la familjën këtu dhe u rreshtua drejt luftës së UÇK-së per çlirimin e vendit.

Më pas Antoni permendi shumë emra oficerërsh nder ta patëm edhe ndonjë aty prezent. Atdheu sot ka nevojë për të gjithë tha ai , ne së bashku e fituam luftën dhe së bashku do ta mbrojm paqën tha Antoni.

Shumë nga të pranishmit po pritshin një fjalim dhe pergjigje të egëra nga krejt ajo çfarë tash sa kohë po degjojm në ekranet televizive por Antoni, na doli krejt tjetër ! jo i ashper e as akuzues siq e kishim dëgjuar në seancat e Kuvendit të Kosovës ku duhët qen parimor, pra nga guximtar atje ku duhët folur na doli i urtë e modest sa që nganjëhere fitohej pershtypja ta quajsh frikacak këtu ku faktikisht duhët pas kujdes para Mergimtarëve. Ishte mjaft i hapur dhe konstruktiv për ti trajtuar gjërat dhe gjitha pyetjët që shtroheshin aty.

Gjatë gjithë kohës sa zgjati takimi,  as edhe njëhere nuk la pershtypje pesimizmi e as frike për fatin e vendit tonë pa dallim problemeve të cilat po ngarkojn perspektivën që kemi para nesh. Kështu e vlerësova fjalën e tij unë, por në pershperitje vesh më vesh siq dim ne, kështu ishte pershtypja e tjerëve të cilët i dëgjoja të flasin qosheve të sallës.

Në pyetjën e Qazimit, një perfaqsuesi nga LOBI EURO ATLANTIK SHQIPTAR i cili shprehu shqetsimin pse Mergata është harruar dhe nuk po flitet më per të dhe kështu po mbesim të pa perfaqsuar atje ? Antoni si më tendencë të kuptimit pozitiv u përgjigj :

( Po gati të gjithë pushtetar dhe delegat nga Kuvendi i Kosovës jemi ne vet ish Mergimtar, kështu që jeni të perfaqsuar tërësisht, e diqka tjetër është nese e ke fjalën që, ju këtu nga Mergata ti nxirrni delegat tuaj të cilët do vinë e ta perfaqsojn Mergatën atje ) Kështu u pergjigje Antoni duke u kuptuar mirë nga masa se çfarë po na thot ai...

Në pytjën e aktivistit Pren Marleku i cili pyeti për sigurinë e brisht në Kosovë për investime dhe jetë fizike atje, si dhe duke paralajmëruar se fati i Kosovës nuk është aq në perspektivë siq thuhët. Ju Anton jeni në LDK por pa reformimin e plotë të këtij subjekti mendoj se kotë shkohet në zgjedhje të parakohshme, ky subjekt nuk po dëshmon ndryshime të brendshme për të siguroar një konkurencë zgjedhore ta z. Marleku.

Antoni se në relaks humori u pergjigj :

( More burr ti ma fute frikën të kthehem andej nga sapo erdha, ne vertetë e kemi situaten si e kemi por mund të themë se ne kemi siguruar siguri të plotë por ja se nderkombëtarët nuk po na vlerësojn e as besojn kështu por ne tani do të bëjm më shumë dhe ti bindim edhe nderkombëtarët po edhe investitor të jashtem.

Sa i perket LDK-së unë jam në këtë subjekt ku kam gjitha mundësit dhe hapsirat për të dhënë nga vetje për Kosovën dhe partinë ku jam, kjo hapësurë më është dhënë dhe si opozitar ne po bëjm punën tonë pa rrezikuar çfarë është arritur deri këtu)

Në pyetjën e Lorencit më të cilin sa dukët po njiheshin nga vitet 90-ta i cili pyrti :

Nuk e dim kur do mund të degjojm debate në Kuvendin e Kosovës për punë konkrete dhe nevoja të cilat i mungojn Kosovës e jo të dëgjojm kështu më akuza njëri ndaj tjetrit ?

Përgjigja nga Antoni ishte : ( Ne rregullisht meremi  edhe më tema tjera dhe nxerrim ligje për vendin, ne flasim për barazi gjinore, për shendetsi, per besime fetare e tema tjera por ne jemi aty edhe për ti thën gjërat hapur dhe për të kërkuar llogari për çfarë ka ndodhur dhe po ndodhe, unë nuk di më u shty as më rrëshqit por di më i thënë gjërat si i di dhe i mendoj për aq sa jam në gjendje ti deshmoj ato. Edhe po të mos flasim e debatojm kështu konkretisht, ju jeni ata të cilët nuk do pajtoheshit dhe prap do të kritikohet heshtja jonë ) Pa i cituar por me parafrazim, këto ishin disa nga pergjigjet e z. Quni.

Pas ca pyetje pergjigjeve verejta se filluan edhe pyetje atakimi në adresë të subjekteve te caktuara dhe individ pa lakuar emrat e tyre por se qartë kuptohej aludimi i tyre nga salla.

Pa i thënë të gjitha ngase nuk po premton mundësia as hapsira edhe kështu i vonuar që jam, unë e pash të nevojshme të reagoj por kujdesshëm që të ketë efekt kjo.

Nderhyrja ime ishte : Fillimisht ju thëm mirë se ke ardhur për vizitë z. Anton Quni pikërisht këtu më Mergimtarët në Hochdorf ku ke qenë i vendosur dhe ke vepruar në ditët e Mergimit tuaj. Ti gjatë kohës sa po flitje dhe evokuje ato vite, unë po ndihesha në pozitën tuaj, ishte moment i veshtirë ky perqka ju falenderojm për ardhjen tuaj.

Unë në vazhdim do kërkoja nga ne këtu në këtë sallë që të inkuadrohemi në debate dhe të shtrojm pyetje konkrete, të pastra e pa fyerje e inate, si dhe të jemi sa më të shkurter ne pyetje tona.

Më vjen paksa keq pse edhe sot pas kaq vite të çlirimit të vendit ende paskemi nevojë të dëgjojm dhe informohemi më per se afermi për çfarë po ndodh atje. Ne vertet ndryshe nga e kaluara kur më pa durim pritnim ardhjet nga Kosova për të degjuar siq thuhej per situatën politike në Kosovë, ne tani vërtetë kemi tjera kushte komunikimi e informimi për Kosovën por do donim të degjojm diqka më shumë prej juve i nderuar z Quni.

Pergjigja e z. Quni ishte befasuese dhe tepër modeste, kështu e vlerërsova aty per aty kur nder tjera tha :

( Lidhur më pyetjën e z. Çetta mbi atë se çfarë po ndodh në Kosovë, unë po ju tregoj një rast kur në vitin 2003 shkova në SHBA dhe atje takova Malësor, takova Mergimtar nga Kosova e Shqipëria, organizuan pritje po si tani këtu dhe kur me pyetën çfarë kam te thëm për Kosovën, unë fillova të flas diqka sa për ta kaluar, më bindje se nuk dinë gjë për ne në Kosovë dhe kur filluan ata, vetëm athere kuptova se unë i mora pergjigjet nga ata ngase ata e njihshin situatën më mirë se unë !.

Tani te të flas unë ty z.Çetta se çfarë po ndodh në Kosovë ! kjo është diqka …po dihet më ) Pa e perfunduar fjalën, plasi aplaudimi më duar trokitje në shenjë respekti per modestinë e tij.

Pati edhe shumër pyetje tjera nder to edhe më rëndësi nga shumë bashkëatdhetar tjer, per aq sa mbajta mend disa po i permendi me emer siq ishin z. Pjeter Gjergji,z. Pren Marleku, Gani Nikqi, Gazmend Gjeta,Mirashi,Qazimi, Lorenci etj nese më falin pse nuk po i permendi më emër.

Në pergjigje të shumë pyetjeve tjera z. Quni u pergjigj edhe rreth bërjës së Ushtrisë së Kosovës ku në pergjigje e sipër verejta se ai nuk doli as edhe më një qendrim qoftë formal ndryshe nga qendrimet e LDK-së, qendrime të cilat i di dhe tash sa kohë më keqardhe po i debatoj me disa aktivist të LDK-së dhe deputet në Kosovë, pra ishte qendrim ky ku nder tjera z Quni tha:

Kosova si shtet i vogël nuk e ka aq problem bërjën e Ushtrisë,  

ajo pra Kosova do ta ketë një ditë ushtrinë por jo të i japim edhe aq nxitim kësajë pune ngase si shtet i vogël ne kemi nevojë ti ruajm raportet me miq tonë nderkombëtar. Ushtria ka një kosto financare, shumë shtete, ekonomikisht më të fuqishme se Kosova nuk bëjn aq shumë me investime në ushtritë e tyre. Kosova më NATO-n aty është më e sigurt se shumë shtete të cilat po investojn ne ushtritë e tyre. Ta mendojm si u ndanë ushtritë e huaja në Kosovë kur NATO nuk ishte e perqendrar aty, po tani kur NATO është komplet në Kosovë !!! tha z. Quni.

PS.

Kjo ishte një temë e vjetër të cilën tash sa kohë më aktivist dhe disa nga deputet e LDK-s e trajtoj dhe shprehu keqardhjen time më qendrimet e tyre pasive si parti për Ushtinë e Kosovës e cila sa më shpejt që të jetë e mundur do duhët të bëhët. Këtu pra reagova ndaj z. Quni por duke ruajtur mllefin që kisha nga disa aktivist dhe deputet të LDK-së atje në Kosovë kur herëpasherë kemi trajtuar këtë problem.

Intervenimi im i dytë këtu në disa pika tjera siq janë, vrasjet politike për të cilat flitet aq shumë në LDK, pastaj për dokumentacionin mbi paratë e marra për armatim nga ish Qeveria e Kosovës, konflikt hy i para sa ditësh në Kuvendin e Kosovës etj, tema këto ku LDK nuk po reflekton, por kështu me shumë u ndala tek Ushtria duke reaguar :

Sa i perkët parave të dhëna nga ish qeveria për luftën, ne disa aktivist mund të flasim më shumë e më bindshëm se sa vet Antoni, kuptohërt për kohën derisa Antoni nuk ishte i kyqur direkt në luftën siq ndodhi më pas dhe u bë pjesë e sajë. Ne disa aktivist pa dallimpartive politike kërtkojm pergjegjësi nga ata të LDK-së, të cilët  i kanë dëshmitë për këto para të dhëna dhe e lëjn Antonin të bie në konflik kotë së koti, fal guximit dhe gadishmeris tij që ka.     

Mes tjerash ju thëm këtu se, tani po ndalëm më shumë tek Ushtria e Kosovës e cila mjerisht po mbetet e pa unifikuar brenda subjekteve tona pa llogaritur listën e minoritetit serb në Kuvend.

Ju i nderuar Anton ishit transparent më qendrimet tepër optimiste për bërjën e ushtrisë por jo tani dhe jo kaq më nxitim ngase e paskemi NATO–n në Kosovë ( qendrim i LDK-së ky , shtesa ime këtu ). Kjo që thuani ka vlerat e veta dhe fati ynë ky, por ka diqka e cila nuk po kuptohët tek ne i nderuar z. Quni.

NATO, sot është aty për mbrojtjën e paqës dhe sigurisë por, derisa ne nuk jemi pjesë e NATO-s më një ushtri sado simbolike si e drejtë kushtetuese që e kemi si shtet, ne nuk kemi garancion të perhershme të sovranitetit të shtetit tonë. Ta marrim si shembull Malin e Zi, derisa  ky shtet nuk ishte pjesë e NATO-s ne ishim ndryshe më Malin e Zi, sapo aj shtet u bë pjesë e barabart e NATO-s tani flitet dhe politika sillet ndryshe ndaj këtij shteti.

Ne urgjentisht duhet ta kemi ushtinë siq na percakton kushtetuta e vendit tonë si shtet dhe më pas të jemi pjesë e e barabart e  NATO-s ku sovraniteti ynë realisht do të jetë i mbrojtur në të kundertën raportet mund të ndryshojn neser.   

Pergjigja e matur e z. Quni ishte :

( Pajtohëm se Kosova si shtet ka të drejtën kushtetuese që ta ketë një formacion ushtarak dhe se një ditë do ta ketë ushtrinë por jo të i japim edhe aq nxitim kësajë pune siq e thash më parë, Kosova si shtet i vogël me NATO-n  aty është më e sugurt se shumë shtete tjera në rajon ). Tha Antoni.

Pas një kohe bukur të gjatë debatesh, në sallë erdhi edhe koordinatori për Mergatën Shqiptare i Kryeministrit Haradinaj, z. Bajram Mulaj si dhe reporteri, drejtori i,, TV Diaspora“ z. Esat Husaj, të cilët sapo u panë aty, menjëhere u bë prezantimi i tyre me një mirëseardhje nga moderatori Dedë Hajdari.

Tani veq po ofronte fundi i këtij takimi dhe fjala kaloj tek ish oficeri i lartë ushtarask z. Jahir Hyseni i cili e zgjati më shumë se të tjerët dhe foli më shumë dhe më të drejt për fëmijt tonë në Mergim dhe kështu sjelli statistika ku del se në Zvicër i kemi mbi 2000 student Shqiptar dhe sa e sa mjek, biznesmen e profesionist të lëmive tjera.

Kur verejta se po ofron fundi i këtij takimi, tani veq kisha një permbledhje vlerësimi mbi kaq debate sa patëm dhe do doja ta permbylli më një nderhyrje sa domëthënëse po aq relaksimi të pranishmëve.

E sinjalizoj personin i cili ofronte mikrofonin në sallë , por sikur nuk me kuptoj sa duhet se po e kërkoj fjalën. Deda, moderator i takimit të këtij debati, veq po paralajmëronte permbylljërn dhe kështu do mbetesha keq po mos ta permbyllja më ca fjalë të cilat në fund e relaksojn atë masë mergimtarësh.

Deda, i cili me vemendje po kontrollonte situatën e kuptoj se po e doja fjalën permbyllse dhe u drejtua para masës duke më prezentuar pa nevoj më aq pompozitët të cilin nuk e doja në fund e as që e prita, duke ju thën të pranishmëve se,  fjalën permbyllse të këtij takimi e kalojm tek ish pjestari i demonstratave 1981 dhe ish i burgosuri politik z. Xun Çetta.

Mikrofoni kaloj tek unë siq e kerkoja dhe në fund të këtij takimi thëmë :

Në përmbyllje të këtij takimi i cili perfundoj më sukses, tani kam një pyetje të fundit për z. Quni dhe pergjigjën e dua vetëm më një PO-JO, pa e zgjatur e as sqaruar më shumë.

Ata të cilët shkruajn, në ketë rast unë i cili do doja ta permbledhi këtë takim bashkëbisedimesh dhe debatesh mes Mergimtarëve dhe juve z. Quni, kah fundi i takimit ata që shkruajn veqse analizojn dhe vlerësojn në pika të shurtëra mbarëvajtjën, ata fillojn dhe kërkojn titullimin e pershkrimit, e  këtë gjë nga fundi e bëra unë dhe tani më trego më një PO-JO se, a pajtohëni më titullimin të cilin e mendova këtu për këtu apo nuk pajtoheni dhe konkretisht :

Kuvendari z. Anton Quni guximtar në Kuvendin e Kosovës, i urtë e modest në Zvicër !

Antoni, për pak kohë u ndal e po mendon, më u pergjigj vetëm më një PO ose JO i thëm serish. Po pajtohëm tha Antoni.

Eh tani më vjen mirë për vlerësimin tim për titullimin dhe pajtimin e z. Quni por mjerisht që të dyja bashkë kam frikë se mund të na shkojn huq kur lexuesi do ta kupton së në sallë paska qenë koordinatori i Ramushit z. Bajram Mulaj dhe do të thojn : Po ku më folur Antoni i lirë atje derisa ka Bajramin aty po sikur të ishte vetë Ramushi ?.

Bashkë atdhetar të nderuar dhe ju Anton Quni më falini, por ishte kjo një pjesë humori për ta relaksuar qndimin tonë për kaq orë pune këtu.

Ju faleminderit e mirë u takofshim herat tjera, perfundova unë.

PS.

Mos të harrojm se janë edhe disa pika tjera në të cilat nuk u lëshuam në këtë takim por i nxitur nga çfarë dëgjoja nga anash  jo publikisht, u tha këtu percipazi nga ana ime dhe publikisht mbi interesat e Kosovës pse Antoni Quni është dhe duhët të mbetet në LDK dhe nese ka mundësi të aktivizojm emra sa më meritor për ta ngritur e bërë faktor Partinë Shqiptare Demokristjane të Kosovës (PSHDK-në)

Pati edhe tema tjera ekskluzivisht politike pa dallim pse takimi ishte miqësor dhe jo politik dhe jo mbi baza partiake.

Antoni reflektoj pozitivisht dhe mbjelli optimizëm për fatin e Kosovës tëk Mergimtarët përqka nuk ndihem mirë të kërkohën kokërra egjëri në hambarin e Antonit të mbushur më drithëra të bardha për qytetarët dhe vendin tonë.

Luzern 05.06.2018

Xun Çetta

Isuf Qetaj : Shpresojë te keni kaluar bukur

Xun Çetta : Shumë mirë, ashtu bënë e ndryshe nuk ka si me mirë

Mirash Nrejaj :  Të lumtë penda xun Qetta, e paske rrubullaksu ashtu sikur ja ke zakon.
Respekt

Xun Çetta : FLM per vlerësimin i nderuar

Islam Sadiki : Te lumtë pena o Xun Çetta Te pergzoi për memorien tende të freskët. 
Respekt!

Xun Çetta : FLM edhe për fotot të cilat ca prej tyre i mora nga ju Islam

Gani Nikqi : Xun Çetta je shembull pre te mir per Rrjedhojen e keti takimi ne veqanti per uljen e tensioneve fabriopolitikan i Zgjuar ne Rrethana te caktuara meriton Respekt te veqant !

Xun Çetta : FLM për vlerësimët të cilat i mban të rregullta i nderuar Gani

Pjeter Gjergjaj Nue Perlleshi : VIDEO-I-

Pjeter Gjergjaj Nue Perlleshi : VIDEO-II-

Pjeter Gjergjaj Nue Perlleshi : VIDEO-III-

Xun Çetta ; FLM për kompletimin më VIDEOT i nderuar Pjetër. Këto Video jan një dëshmi e realitetit të shkruar këtu edhe pse herë pas herë kam shfrytzuar AUDIO incizimet bruto ku kam marr në mënyer që te jem sa më i sakt. KLM i nderuar

Pjeter Gjergjaj Nue Perlleshi : Pershendetje Baci Xun Çetta nuk eshte e rastit qe shkruani shkrime te tilla,qe kur te njoha per te paren her para 13 viteve edhe pse kisha ndegjuar shume per ju,por aty e kuptova sinqeritetin dhe korrektesine tuaj ne te gjitha fushat,ishit prezent kudo,gjithemon aty ku ishte ne pytje Atedheu dhe qeshtja Shqiptare ket gje e deshmuat dhe heren e fundit ne themelimin e Shoqates Ndue Perlleshi ku ishit gjithemone ne kontakt me ne,me perkrahje keshilla prej me te mirave dhe po vazhdoni dhe ne takimet me Anton Qunin edhe sot,keto Video ishin vetem nje deshmi konkretizimi i gjithe takimit ,sepse tek ne at qka flitet edhe shkruhet,ju pergezoi per Aktivitetin e pa lodhshem dhe Energine qe keni per qeshtjen e Shqiptarve kudo qe ndodhen.Respek te pa fund nga Pjeter Gjergji (Shoqata Ndue Perlleshi)
Grosswangen 06.06.2018

Xun Çetta : FLM i nderuar Pjetër, perfillja dhe respektimi i punës së tjetrit parasegjithash është kultirë a në politikë është më shumë se kaq, është moral i fortë i cili si shoqëri ka vite që kur na mungon dhe kjo po na kushton.
Pjetër i nderuar, të falenderoj për ca foto të cilat i mora nga ju dhe me pelqyen shumë ngase këto mbesin në këtë pjesë fotoalbumi aktivitetësh në Mergim.
Ne, natyrshëm komunikojm edhe në lidhjet tona private por është në interes publik që pjesërisht puna e mirë pse jo të jetë edhe në publike ku sadopak ndikohët për mirë.
Ja tani e ndava vëtëm njërën nga fotot që i mora nga ju për ta ofruar ëdhe për tjerët të cilët ishinë aty. FLM për dergrsat tua.

 

Mark Z. BaftiajXun Çetta jeni nga pendat e rralla që ka diaspora.

Palushaj Zef : Në mungesë të pjesmarrjës time në këtë takim , faliminderit për këtë shkrim kaq më vlerë qe ka një përmajtje të rrjedhshme qe ke përshkruar diskutimin e kom. Antonit e diskutuesve tjerë pjesëmarres në këtë takim ! Pëshendetje e Respekt për të gjith pa vequar askend !

Më shumë foto deri ne te ardhmën në  Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1897771650242956

 

Tri video me te pastra nga tjerat postuar nga Islami :

Kuvendari z. Anton Quni guximtar në Kuvendin e Kosovës, i urtë e modest në Zvicë

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.