Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Një koment i imi mikut tim Berat Luzha në postim pershkrimin e tij dje

Rrefime

Berat Luzha fb 03.06.2018 ora 01, pra ora e parë pas mesnatës : Foto pas lirimit nga burgu dymujor (2 prill - 2 qershor 1981).

 Pas akuzës për vrasje të milicit (nuk gjetën prova), pastaj për pjesëmarrje në grupin që kryen vepra penale - demonstratë (nuk gjetën prova), më dënuan për armëbartje pa leje. 


Milicia speciale, e ardhur po atë ditë nga Beogradi (më 2 prill), më zuri në rrugë dhe më gjeti një revole në brez. Pasi më rrahën egërsisht në rrugë dhjetra milicë, më dorëzuan në stacionin e milicisë, te milicët shqiptarë. Ata në hyrje më morën gjërat personale (mes tjerash letërnjoftimin dhe orën e dorës digjitale, të cilat kurrë më nuk m'i kthyen), më morën në pyetje me akuzë për vrasjen e një milici.

Pos tjerash, njëfarë Bajram Gorani më ra disa herë, duke më thënë: - Ti po do me e prishë Jugosllavinë, a? 
Natën e kalova në gjendje të rëndë në qelinë e Sekretariatit bashkë me rreth 15 demonstrantë. Pasi më transferuan në paraburgim, rreth një javë më vonë erdhën hetuesit (UDB-ashët) nga Kaçaniku dhe Ferizaj, të cilët m'u drejtuan: - Të lypëm për qielli, të gjetëm në tokë! Dhe, filluan torturat tjera...! 
Fotoja është bërë pas daljes nga burgu.

Komenti im mës shumë tjerash  në facebook :

Xun Çetta : Përshëndetje i nderuar Berat, mendoj se bëre mirë më këtë publikim dhe le ta kuptojn të tjerët se gjërat duhët thënë ashtu siq janë edhe pse jemi tepër të vonuar që të mblidhet nga realiteteti e atij viti i cili perfundimisht ndryshoj historinë dhe fatin e popullit tonë. 
Të mblidhen faktet , të analizohën ato dhe të kompletohet vetëm mbi baza realiteti duke zbardhur ato raste të cilar u tentua të mos thuhën, e qe me vonë në hulumtim e siper ato po dalin, pastaj do duhet të dalin publikisht emrat e të cilëve nuk po donin të dalin a në realitet i kishim afer ato ditë të ndritura edhe pse më rreziqe te medha, dhe per qudi tani pas çlirimit të vendit nuk di pse po ikët nga realiteti i tyre për vitin e artë 1981 !!!.
Të luftohët heshtja e tyre deri në dalje të realitetit si dhe të luftohët më fakte e deshmi futja e jo pak emrave të cilët u futen si personazhe të atyre ngjarjeve më teprime dhe më fryerje të gjoja aktivitetit tyre !!! 
Janë të pa kuptueshme këto dy gjëra kontradiktore njëra më tjetrën ku janë disa nga ata të cilët ishin madje aktiv e tani pas lufte dhe çlirimit të vendit nuk duan tu lexohet vepra e tyre derisa të tjerët madje nga cilësia e deshmitarit dalin si personazh të këtyre ngjarjeve !!! 
Arrestimet dhe lirimet e disave nga ne, tashmë po dalin si raste më të shpeshta për të cilat nuk kemi shkruar më parë. 
Unë kam pas fatin apo fatkeqsinë për të cilat kam shkruar që nga fillimi madje edhe botuar ato ku më 11 Mars 81, nata e parë e fillimit të këtyre ngjarjeve në momentet e tentimit të daljës në qytet ku kemi deshrtuar nga pengesa e policisë edhe pse jo bash më kordone të forta policësh, unë jam arrestuar jo në mesin e studentve të cilët po detyroheshin të kthehën në qendren e studentëve për ta ndezur zjarrin e qendrojn gati tërë natën aty. Jam arrestuar jasht grupit duke u ngjitur perpjet aty afër Rektoratit dhe kisha fakte se nuk jam kap me studentet si dhe trillova faktin se gjoja sapo dola nga ish Restorant Beogradi ne qender të qyttetit dhe se nuk di gjë për çfarë paska ndodhur. 
Pas pak, ndoshta 2 orësh jam liruar duke ju betuar atyre se nuk kam qen më studentët dhe nuk do me gjeni në këto punë.
Kjo ishte njëra nga arrestimi im i parë për këto ngjarje dhe nga këtu duhej të kem kujdesë më pas që mos të dukëm shumë parase ta bëjm tonën dhe nuk kemi pse fshihemi. 
Ndersa më 02 Prill 81 kur qenke arrestuar dhe kur qyteti ishte i mbushur më plotë forca të policisë speciale të ardhura nga Beogradfi, unë po nga ato forca jam plagosur në ball të studentëve afer menzës së qendrës sonë studentore.
Arrestimi i radhës pa u sheruar mirë në ilegalitet më ka ndodhur tek kur qenke liruar, pra më 06 qershor jam arrestuar e denuar në 13 vite burg.
Mik i nderuar Berat, janë të gjitha kumtesat e gjitha niveleve të dy 2 konferencave shkencore të cilat presin për botim, të gjitha mbi këto ngjarje ku si problemi më i madh na ka dalur më aty dy kategori njerzish sa u tha më lartë… 
Në postimin tuaj të mrekullueshëm më u kujtuan dhe më u nderlidhen si data e muaj dy rastet e mia dhe konkretisht, 
1. Data e arrestimit tuaj me lidhi më ditën kur jam plagosur, dhe 
2. Data tjetër, pra muaji i lirimit tuaj më lidhi e perkujtoj arrestimin dhe denimin tim.
Uroj ta kaloni mirë dhe mos ndaleni se shkruari e perkujtuari realitetet tona.

Miqësisht Xuni

Link lidhja :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2024264464311766&set=a.100186973386201.115.100001846950365&type=3&permPage=1

Luzern 03.06.2018

Xun Çetta

 

Një koment i imi mikut tim Berat Luzha në postim pershkrimin e tij dje

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.