Politikë

Nuk po mund të heshti !, më besoni se po e provoj por as heshtja nuk po shkon. Majet e pushtetit dhe pipat e politikës së vendit, mjerisht po legalizojn veprat e tyre kundër rrënjëve dhe trungut të vendit tonë.

,,Sa më shumë të vrar në anën tonë aq më afër na vjen Liria, ajo ka çmim të cilin duhët paguar sa më shpejt“ Ishte një propagandë blanko,e keqe dhe jo bash e ndershme kjo, po, ishte propagandë para e në veqanti gjatë luftës e cila na kujtohët shumë kujt nga ne.

E sot po thëm unë dhe nuk pendohëm: Sa më shumë të akuzuar, të hetuar dhe denuar më të drejtë për krime të ndryshme politike dhe ekonomike çfarë i janë bërë vendit tonë gjatë dhe pas luftës, aq më afër na vjen bërja e shtetit ligjor dhe shkuarja drejt shteteve të perparuara të botës, botë të cilën e ëndrrojm dhe të gjithë bashkë po thirremi kaq më zë në emër të sajë…

Këtu nuk ka mes, nuk ka të thuhët njëra po më pelqen derisa tjetra jo.

Ka bukur gjatë që kur thëm, se unë po heshti kur spo kam çfarë bëjë, e kjo është vdekja jonë për së gjalli për hirë të jetës dhe luksit të atyre të cilët po e vrasën bërjën tonë.

Vidhni e plaqkiteni vendin akoma më shumë por jasht vendit mos i qitni të vjelurat e plaqkitjeve tuaja. Ngopuni me kapital dhe behuni kapitalist të shtetit tonë të varfër, por mos ma ndalni vullnetin dhe kënaqsinë të vazhdoj e bëjë për vendin edhe në këto rrethana ku vështirë ta mbash vullnetin dhe kënaqësinë çfarë e kishim kunder pushtuesit dje. Ju lutëm vullnetin dhe kënaqësin për të bërë për vendin dhe fatin e tij mos ma vritni sot.

Luzern 28.05.2018

Xun Çetta