Politikë

 

Duke pershkruar më tendencë portretin e z. Adem Demaçi, nder tjera lexoj të pa vertetën e madhe e cila sa e vrazhdë po aq më tendencë në stilin, sulmo njërin dhe mbështetu në mbrojtje tek tjetr !!!

Këto politika mes nesh i urrej më shumë se vet pushtuesin dhe jam tepër i ndieshëm ndaj frikacakve politik të cilët sulmojn njërin gjoja në mbrojtje të tjetrit për të u strehuar diku nen qadrën e tij.

Nuk ka askund në botë ti gjejm dy politikan më të njejtat tipare dhe më të njejtat filozofi politike edhe pse për të njejtin qellim politikë.

Filozofia politike e Demaçit ishte krejt tjetër dhe në një kohë diametralisht ndryshe nga koha dhe filozofia politike për kohën e ardhjës së z. Rugova edhe pse që të dy, kishin dhe veprojshin për të njëtin qellim.

Adem Demaçi në kohën e zgjedhjës së Rugoves Presiden i Kosovës ishte në SHBA dhe nga atje qonte mesazhe për  ta votuar z. Ibrahim Rugova për kryetar Shteti njëkohësisht nga atje edhe vet ka votuar për z. Rugova.

Më kalimin e kohës vet z. Rugova në pyetjën e gazetarit se si e sheh mospajtimin e Demaqit më politikën pacifiste siq filloj e trajtohej më apo pa të drejtë politika e LDK-së, Rugova thot : ,, Ai është Adem Demaç i cili ka të drejt të mos pajtohet dhe kritikoj“

Pa u lëshuar në shumë fakte tjera gjatë rrugës tonë të zgjatur për liri dhe çlirimin e vendit tonë , vetëm më kaq sa u tha, mund ta kuptojm të pa vertetën më tendencë dhe pa autorë kur thuhet për Adem Demaçin se :

,, Ka pasur raporte të këqija gjithmonë me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në. Madje, për ish-Presidentin, Demaçi vazhdimisht ka thënë se ishte një pijanc dhe nuk ishte i gatshëm të sakrifikonte për Shtetin.“

Kjo vërtetë ishte një shkëputje nga lëshimet e z. Demaçi i cili për dallim nga z. Rugova, filloj e humb durimin aq më keq pas lufte kur do duhej të jetë e kunderta. Po kështu si revansh blloqesh tashmë të krijuara ka rrëshqitur edhe akademik z. Mark Krasniçi kur për Demaçin ka thënë,, Më mirë do të ishte të kishte vdekur në burg“

Janë lëshime këto në të cilat z Rugova nuk binte kurr edhe pse kishte mjaft drugëza të shul vekut politik.

Tani pas gjysmës së natës ora një, sapo lexova artikullin në ,,EXPRESS“ dhe e pash në TV NEWS ku nuk munda të jem i qetë e mos reagoj në këto perzgjidhje të liga e krejt të dukshme si qellim i keq dhe i ult politik…

Link-lidhja ,,Express“ :

Adem Demaçi ishte liruar para 28 vjetëve - një akademik kosovar kishte thënë se më mirë të kishte vdekur

GAZETAEXPRESSE shtune, 21 Prill 2018 20:12

http://m.gazetaexpress.com/lajme/adem-demaci-ishte-liruar-para-28-vjeteve-nje-akademik-kosovar-kishte-thene-se-me-mire-te-kishte-vdekur-527231/

Luzern 22.04.2018

Xun Çetta