Home » Artikel

Quick links: Springe zum Inhaltsbereich der Seite, Springe zur Seitennavigation, Springe zur Suche.

flag-german flag-albanian

Seanca parlamentare më rend dite: Sigurimet shendtësore në KS

Politikë

 

E dëgjoj drejtperdrejt seancën, shoh ide, alternativa dhe propozime të ndryshme, i dëgjoj edhe verejtjët dhe mospajtimet aty dhe në fund, mendoj se po bëhët diqka edhe pse shumë largë asajë çfarë shendeti i keqësuar i qytetarëve nuk pret.


Sestemi shendetsorë është një problem i ndieshëm për qytetarin e më vonë do del si problem edhe për vet shtetin nese nuk ngrit sistem më të cilin në çdo moment e kontrollon vet shteti e jo mundësia e dhënë kompanive shendertsore të cilat shumë lehtë kalojn në interes të bizneseve tyre duke e damtuar interesin e shendetit të qytetarëve të cilët paguajn në ato sigurime …

Është një temë kjo tepër e gjerë për ta elaboruar me pak rrjeshta sa më premton koha të shkruaj këtu. Tani Kosova është në prag të ngritjës së sistemit rregullativ për sigurime shendetsore dhe në këto situata, natyrshëm shprehet frika e keqperdorimeve dhe perfitimeve jasht ligjore ta zëmë shembullin me medikamente sa dëgjova këtu, një kujdes i mirë ky por unë po qeshesha më keqardhje pse atje ende nuk din se çfarë i pret më kompanitë shendetsore nese nuk kanë kujdesë me ligjin të cilin e ngrisin dhe sanksionojn për kompanitë në fjalë.

Zvicëra ka traditë dhe sistem të mirë shendetësor dhe i ka tepër të shtrenjëta ato por e keqja është se për shendetësi nuk hargjohën aq shumë para sa për reklama të llojë, lojë ngjyrave, për ngritje të lloj, lloj objekteve private të atyre kompanive dhe marrjës më qera te disa objekteve ku janë më të kushtueshme ato etj.

Kompanitë e sistemeve shendetësore këtu , ligjerisht kanë nxjerrur paketa të ndryshme polisash ku klientela për mes agjenteve të sigurimeve më bollëk manipulohet leht. Vet sistemi ua mundëson këtë rast që vullnetarisht të shiten dhe të nenshkruhen paketa sigurimi qoftë edhe në orët e vona të natës pa dallim ku, lokaleve apo banesave private, paketa këto nga të cilat shumë pak e rrallë perfiton pacienti dhe për shumë pak para mbeten pa u shitur ato paketa të ndryshme të cilat në çdo moment i duhet dhe do të perfitonte klientela apo pacienti.

Kudo në botë akoma ka nevojë për reforma në sistemet shendetësore të atyre vendeve dhe në interes të shendetësisë më të mirë të pacientëve e jo që nga paraje e atyre fondeve më shumë të bëhet biznes perfituimesh sesa për shendetësi…

Do duhej që çdo shtet, në çdo moment të jetë i gatshëm më statistika reale për të parë e kontrolluar se sa para nga kompanitë shendetësore kanë shkuar për shendetin e qytetarëve e sa për perfitimet e bizneseve të kompanive qoftë në objektet e tyre private, reklamave më e pa nevojë etj.

Kontrolli i rrept i shtetit pas aprovimit të ligjeve për sigurimet shendetsore në Kosovë, do të jetë një problem tjetër më të cilin më vonë do të përballët vendi ynë. Kjo do të thotë se që tani, duhë paraparë situatat të cilave nuk do mund ti ik vendi ynë.

Luzern 17.04.2018

Xun Çetta

 

 

Seanca parlamentare më rend dite: Sigurimet shendtësore në KS

Keine anonymen Kommentare möglich, bitte zuerst anmelden

Für den Inhalt der Kommentare sind die Verfasser verantwortlich.