Përvojat dhe dinamika politike e shpejt e që nuk po dihet sakt për çfarë hesapësh kështu, e cila po del serish e vonuar në politikë të drejtë, ka bërë që diqka si rregull të ndryshoj. Ndryshimi është i dukshëm për ata që kuptojn kur para gabimit politik po alarmon dhe intervenon formacioni ushtarak pra NATO.

Si rregull faktori ushtarak e ka radhën pasi ta jap fjalën faktori politik por përvojat e gjata po dëshmojn se shpesh herë po ndodh që politika e mbrapsht ta mbjell dhe ta kultivoj të keqën për ta perplasur në fund atë të keqe tek faktori ushtarak.

Politikat e drejta kur i deformon politika e mbrapsht, pastaj e drejta duhet mbrojtur qoftë edhe më luftë si rezultat i shtjerrjeve politike. Faktori i politikave nderkombëtare në aleanca të ndryshme si fuqi, jo rallë kanë nxjerrur vendime të gabuara dhe kohë të gjatë kanë shpenzuar energjitë e tyre deri në dështim të paqës për ta nxjerrur nga kriza më pas atë për mes faktorit ushtarak.

Kur fillojn e shpeshtohën dështimet në politkat nderkombëtare, arsyeshëm NATO- sot, ka fituar të drejtën e plotë dhe ka primatin moral që të intervenoj edhe para se të i vie radha si rregull. Pra jam ndier mirë dhe shpirtërisht i relaksuar kur lexova sesi NATO- ka paralajmëruar rrezikun politik i cili mund të perseritët dhe kështu duke mos dashurë të ketë luftë, zyrtarët e aleancës Veri Atlantike të NATO-s e paskan kundërshtuar rrezikun i cili po kërrcnon paqen, rrezik ky që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë të ketë kompetenca ekzekutive ne shtetin e Kosovës.

Është një kthesë e madhe kjo kur faktori ushtarak paralajmëron rrezikun politik parase të i vie radha për intervenim ushtarak. Kjo më së miri tregon karakterin paqsor që ka NATO.

Kjo nuk është e gjitha, ky ishte vetëm një alarmë i mirë por ne duhet pas kujdesin më të madh ngase politikat nderkombëtare mund ti japin sinjale të tilla NATO-s për arsye se vendi ynë populli Shqiptar, NATO-n e ka si dritë syeri dhe i beson, e siq dihet politika vetëm në besim të pret e mashtron.

Ne duam të besojm dhe të bëjm më shumë për NATO-n siq po bën ajo për ne dhe njerëzimin gjithëandej, gjithëashtu nuk mund ta besojm se NATO mund të bie në lajthitje të politikave të mbrapshta të cillat qojn drejtë luftërave të reja në rejonin tonë.

Për ne, pa NATO-n as në politik nuk shkohet tutje.

Luzern 17.04.2018

Xun Çetta